LIVE UPDATES
Bota

Sulmi i hakerave në SHBA, provat implikojnë përfshirjen e Rusisë në sulmin masiv kibernetik

24 Shkurt 2021, 08:16 Nga DOSJA
Sulmi i hakerave në SHBA, provat implikojnë përfshirjen e

SHBA- Drejtuesit e ndërmarrjeve teknologjike në Shtetet e Bashkuara u thanë ligjvënësve amerikanë se sulmi i fundit i hakerëve ndaj korporatave dhe Qeverisë amerikane, ishte aq i sofistikuar, saqë një shtet duhej të ishte prapa tij.

Sipas tyre, të gjitha provat tregojnë se bëhet fjalë për Rusinë.

Seanca dëgjimore përpara Komitetit të Inteligjencës së Senatit ishte e para për të ekzaminuar sulmin, i cili është zbuluar nga kompania private e sigurisë FireEye, në muajin dhjetor.

Më vonë është gjetur se hakerët kanë futur kodin malinj në azhurnimet e softuerit të menaxhimit të rrjetit, të bërë nga kompania amerikane SolarWinds. Softueri më pas është shkarkuar nga disa degë të Qeverisë amerikane dhe disa korporata amerikane dhe evropiane.

Drejtuesit e teknologjisë thanë se provat tregojnë për ndërhyrjen ruse dhe përshkruan saktësinë, ambicien dhe qëllimin e sulmit.

“Kemi pyetur veten se sa inxhinierë besojmë se kanë punuar në këtë përpjekje kolektive? Dhe, përgjigjja në të cilën kemi ardhur ishte… së paku 1,000 inxhinierë shumë të aftë”,- tha presidenti i Microsoft-it, Brad Smith.

“Kemi parë prova thelbësore që tregojnë për agjencinë e inteligjencës së huaj ruse dhe nuk kemi gjetur prova që na çojnë diku tjetër”,- shtoi Smith.

Ai tha se fushëveprimi real i ndërhyrjes është ende i panjohur, sepse shumicës së viktimave nuk u kërkohet ligjërisht t’i zbulojnë sulmet, nëse ato nuk përfshijnë informacione të ndjeshme rreth individëve.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, është duke shqyrtuar masat ndëshkuese kundër Rusisë, tha sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, për të shtuar se “do të kalojnë javë, jo muaj”, përpara se SHBA-ja të përgjigjet.

“Jemi ende në proces të përpunimit”,- tha Psaki.

Së paku nëntë agjenci qeveritare dhe 100 kompani private janë sulmuar, por ajo që është marrë, nuk është zbuluar.

Agjencitë e prekura të Qeverisë amerikane përfshijnë departamentet e Thesarit, Drejtësisë dhe Tregtisë, por lista e plotë nuk është bërë publike.

Smith tha se ka viktima në të gjithë botën, përfshirë në Kanada, Meksikë, Spanjë dhe Emirate të Bashkuara Arabe.

Shefi i kompanisë private të sigurisë FireEye, Kevin Mandia, tha përpara komitetit të Senatit se firma e tij ka afro 100 njerëz që punojnë për të studiuar sulmin.

Ai tha se hakerët kanë instaluar për herë të parë kodin malinj në tetor të vitit 2019, por, sipas tij, ata nuk e kanë aktivizuar menjëherë, për të parë nëse mund të mbesin pa u zbuluar.

Ata më pas janë kthyer në mars dhe kanë filluar të vjedhin letra kredenciale të njerëzve që ishin të autorizuar për të qenë në rrjete, në mënyrë që të kishin një “çelës sekret” për të lëvizur sipas dëshirës, tha Mandia.

Komiteti i Senatit dëgjoi edhe nga Sudhakar Ramakrishna, shef i SolarWinds, i cili ka marrë përsipër kompaninë pasi ka ndodhur sulmi.

Ramakrishna tha se kompania e tij ende nuk e ka gjetur se si hakerët kanë arritur të fusin kodin malinj në softuer.

Zyrtarë të inteligjencës amerikane, edhe më herët, kanë fajësuar Rusinë për sulmin kibernetik, por Moska e ka mohuar çdo përfshirje.

Presidenti Biden, i cili është inauguruar më 20 janar, është zotuar se do ta bëjë sigurinë kibernetike përparësi kryesore të administratës së tij.

Marrë nga REL.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hakerat hyjne ne shba hakerat hyjne ne shba

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen