Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Súlmi ndaj ambasadës malazeze, Vasili-Ramës: Mémec, kishe detyrë të flisje. Kúsh ta lídhi gojën?
5 Janar 2020, 20:12Nga DOSJA
TIRANË– Petrit Vasili, ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI, ka reaguar pas heshtjes së kryeministrit Edi Rama në lidhje me sulmin që iu bë ambasadës së Malit të Zi në Beograd. Në një status në rrjetet ociale, Vasili shkruan se Rama e kishte për detyrë të reaginte porn ë këtë rast është treguar memec. Ndër rreshat, Vasili shtron disa pyetje, ku e pyet kryeministrin Rama se ‘kush ia ka lidhur gojën’.
Reagimi i plotë:Edi Rama memec per sulmin ndaj ndaj ambasades se Malit te zi!! Rama kryeminister dhe minister i jashtem i Shqiperise nuk ka shqiptuar e shkruar asnje fjale per sulmin ndaj ambasades se Malit te Zi ne Beograd. E kishte detyrim shteteror qe te fliste. E kishte detyrim diplomatik te shprehej. E kishte obligim politik te mbante qendrim. Si nje propagandist i palodhur i minishengenit gjer ne histeri, e kishte te detyruar te prononcohej per gjest te rende qe hedh ne ere mirekuptimin, klimen e paqes dhe besimit mes vendeve, qe jane edhe premisa kryesore te cdo marreveshjeje. I palodhur ne komente boshe, i paepur ne beteja qesharake me ndjekesit ne FB fjalamani patologjik hesht per nje problem kaq serioz dhe tregon nje mungese integriteti kritike dhe vë bedelin Caka te belbezoje fjali te shkoqura qe s’thone asgje dhe pa asnje qendrim Naryrshem lindin disa pyetje: Pse u be memec llafazani i semure Edi Rama?? Kush ja lidhi gjuhen gjuheleshuarit Edi Rama?? Ç’detyrim i madh ja mbylli gojen zhurmemadhit Edi Rama?? Pse u tremb kaq shume gojehumburi Edi Rama sa qe detyrohet e flet me gojen e Cakës?? Tek pergjigja e ketyre pyetjeve qendron edhe e verteta e hidhur e minishengenit tradhetar antishqiptar dhe anti Kosove te Edi Rama.
3 ditë më parë u sùlmua ambasada e Malit të Zi në Beograd.Mbështetësit e Kishës Ortodokse Serbe dhe tifozët e “Yllit të Kuq” u përpoqën të shkatèrronin flamurin malazez para ambasadës me të mjete piróteknike, duke hedhur kapsólla dhe fishèkzjarre mbi të.
Ligji i miratuar kohët e fundit në Kuvendin për Komunitetet Fetare shkaktoi një valë prótestash në të gjithë Malin e Zi, të organizuar nga serbët vendas dhe Kisha Ortodokse Serbe (SPC). Këta të fundit e përshkruajnë ligjin si të dëmshëm për interesat e tyre.Në seancën e fundit të Kuvendit, të vitit 2019 pati edhe debàte në tensíone për këtë çështje. Deputeti serb i Frontit Demokratik, Andrija Mandiç bëri thirrje për lúftë.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përkujtuar sot 29-vjetorin e themelimit të gazetaës “Rilindja Demokratike”. Me anë të një statusi në...
TIRANË– Kryebashkiaku Erjon Veliaj iu ka bërë thírrje qytetarëve të marrin masa për shkak të erës së fortë që fryn në Tiranë. Përmes një njoftimi në Faceb...
TIRANE- Ish-drejtori i Insitutit të Studimeve të Krimit dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas deklaratës që ky i...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeminsitrin Edi Rama se po mashtron qytetarët me bilancin për vitin 2019. Përmes një postimi në Facebook...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka deklaruar se vendimi i dhënë për dënimin e tij, është politik. Ai është shprehur ky vendim nuk...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar, lidhur me sùlmin që ndodhi në ambasadën malazeze në Serbi 3 ditë më parë. Përmes një s...
TIRANË– Ish-deputeti i njohur Eduart Ndocaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, ku ka rrëfyer detaje nga jeta ...
TIRANË- Kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi ka komentuar protestat që po zhvillohen në Beograd para Ambasadës së Malit të Zi. Në një reagim në F...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar të gjitha ata që janë marrë me veshjen e tij. I ftuar sot në emisionin “Java” në RTSH, është pyetur për stilin e...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë në lidhje me largimin e Agron Tufës drejt Zvicrës për azil pas kërcènimeve të shumta. I ftuar n...