LIVE UPDATES
Politike

“Të kapim ç’të kapim”, PD akuza qeverisë: Koncesioni i Tiranë-Durrës, korruptiv, fituesi i paracaktuar

16 Maj 2019, 13:55 Nga DOSJA
“Të kapim ç’të kapim”, PD akuza

TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputetit Endri Hasa, ka akuzuar sot qeverinë se po përgatit planin për të dhënë me koncesion dhe për të bërë me pagesë autostradën Tiranë Durrës. Hasa në një deklaratë nga selia blu tha se bërja me pagesë e autostradës është një projekt korruptiv dhe me fitues të paracaktuar.

“Një nga këto grabitje është dhënia me koncesion e autostradës Tiranë – Durrës, për kalimin në të cilën shqiptarët nga veriu në jug do të paguajnë nga 2.5 – 5 euro. Në krye të grabitjes së madhe të qytetarëve, Edi Rama ka vendosur kampionen e abuzimeve, Belinda Balluku”, tha Hasa ne deklaratën për mediat.

Më tej ai shtoi se nëse Partia Demokratike do të vijë në pushtet, kjo rrugë do të mbetët e lirë dhe nuk do të jepet me koncesion dhe të ketë tarifë për këdo që kalon.

DEKLARATA E PLOTË

Pak ditë më parë Partia Demokratike paralajmëroi shqiptarët se qeveria në ikje e Edi Ramës ka nisur të zbatojë projektin urgjent të grabitjeve të reja të shqiptarëve me moton “të kapim ç’të kapim”.

Një nga këto grabitje është dhënia me koncesion e autostradës Tiranë – Durrës, për kalimin në të cilën shqiptarët nga veriu në jug do të paguajnë nga 2.5 – 5 euro. Në krye të grabitjes së madhe të qytetarëve, Edi Rama ka vendosur kampionen e abuzimeve, Belinda Balluku. Ministrja e Transporteve i mashtroi sot shqiptarët, kur tha se nuk kishte ardhur koha e detajeve për pagesën.

Fituesi për dhënien me koncesionin të autostradës Tiranë – Durrës dhe bërjen e saj me pagëse është i paracaktuar nga qeveria e Edi Ramës, njësoj si vendimi korruptiv për autostradën Durrës – Kukës. 6 muaj më parë Ministria e Transporteve pranoi publikisht se bërja e rrugës me pagesë është popozim i një kompanie indiane, prapa së cilës qëndron ndërtuesi i stadiumit kombëtar, i përzgjedhur pa garë nga Edi Rama.

Për Austostradën Tiranë – Durrës qeveria ka shpenzuar 3 vitet e fundit të paktën 4 milionë euro për veshjen me palma, për ndërrimin e tyre me pisha, për arnimin e gropave dhe për projektimin e zgjerimit. Këto para po hidhen në kosh, sepse Edi Rama dhe Belinda Balluku kërkojnë të grabisin me qindra milione euro nga paratë e shqiptarëve.

Partia Demokratike u bën thirrje kompanive të mos marrin pjesë në këtë aferë që vjedh shqiptarët, sepse me ardhjen tonë në drejtimin e vendit ky koncesion korruptiv do të anullohet. Askush nuk mund të zhvasë më qytetarët, me qëllimin që të pasurohet për vete. Në qeverisjen e Partisë Demokratike autostrada Tiranë – Durrës  do të mbetet një rrugë kalimi pa pagesë. Modernizimi i saj është plotësisht i mundur me paratë e buxhetit të shtetit.

Sipas vetë projektit të qeverisë, zgjerimi i autostradës kushton rreth 250 milionë euro, ndërkohë që, aktualisht, qeveria e Edi Ramës ka zgjedhur që të paguajë 3 inceneratorë me 178 milionë euro, ndërsa shqiptarëve kërkon t’ua bëjë rrugën me pagesë. Kjo është një arsye më shumë pse shqiptarët duhet t’i bashkohen kauzës për largimin e Edi Ramës dhe hapjen e mundësisë për zgjedhje të lira e të ndershme. Vetëm një qeveri e dalë nga vota e lirë, nuk do të mendojë për pasurimin e kryeministrit dhe klientëve të tij, por për mirëqenien e qytetarëve të vet.

Ndërkohë sot ministrja e Transporteve, Belinda Balluku, në një deklaratë për mediat, ka bërë me dije se rruga Tiranë Durrës nuk do të jepet me koncesion nëse nuk do të ketë një rrugë alternative Ajo u shpreh se qeveria ende nuk ka një vendim përfundimtar për këtë çështje, por shtoi se rruga do të jetë me pagesë vetëm kur të ketë një rrugë të dytë që qytetarët të kalojnë. Kujtojmë se rruga e parë me pagesë në Shqipëri është autostrada në Kukës, e cila tashmë ka një tarifë që fillon nga 5 euro për këdo që kalon me makinë.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike autostrada tirane-durres belinda balluku endi hasa koncesioni tirane durres partia demokratike autostrada tirane-durres belinda balluku endi hasa koncesioni tirane durres partia demokratike

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen