LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Të përulem Musine!

14 Gusht 2019, 17:35 Nga DOSJA
Të përulem Musine!

Për Musine Kokalarin kam lexuar dhe dëgjuar shumë… kam dëgjuar atëherë kur ajo qe e vrarë humbëtirave të heshtjes dhe askush s’guxonte ta përmendte emrin e saj; kam dëgjuar mbrëmjeve rrëfime për të, si për një Hirushe që humbi këpucën në pyllin e Djajve të Kuq… kam dëgjuar për një grua që rrinte edhe midis burrave më të mençur dhe ndriste… kam dëgjuar dhe menduar për Atë, pse im atë e kish pasur shoqe botimesh dhe universiteti, kurse nëna ime kish kaluar një pjesë të burgut dhe të rinisë me të… Kështu, Musineja ka qenë dhe mbetur njeri i shtëpisë tek ne edhe pa e parë, edhe pse e “keqja e përbashkët”, e kish hedhur si Atë, ashtu edhe Prindët e mi humbëtirave të poshtërimit…

Si për një mike të shtëpisë, kam qenë vazhdimisht i interesuar për të… për çdo grimcë të jetës dhe veprës së saj, për çdo shkrim e foto të saj, dhe sa më thellë futesha në botën e kësaj gruaje të rrallë, aq më e madhe bëhet bindja ime në madhështinë vetmitare dhe të pashoqe të saj… Prandaj sot, me guxim, mund të them se: s’besoj të ketë grua të kësaj bote të madhe, të nivelit intelektual dhe shpirtëror të Musine Kokalarit të jetë rrethuar me aq shumë urrejtje dhe poshtërim, me aq shumë policë dhe burgje, me aq shumë spiunë dhe internime, me aq shumë flliqësi dhe bisha, me aq shumë injorancë dhe shpërfillje… bile Rrethimet e Musinesë me ferr e tmerr komunist… simbolikisht mund t’i krahasoja me Rrethimet e lavdishme të Krujës nga pushtuesit më të egër…

Në një betejë, kundërshtarët edhe vriten, po nuk u cënohet dinjiteti… as robërve as viktimave, kurse fundërrinat sunduese dhunuan jo njerëz dhe heronj po dhe kufoma, i çuan ato deri te gremina e vdekjes, po nuk i vranë, jo pse u dhimbseshin, por sepse deshën ta gëzojnë egërsisht atë vdekjen e ngadalshme nën dhunën e tyre, t’i gëzohen tjetërsimit dhe rrënimit të vlerave të njeriut stoik… aq më e dhimbshme kur ky personazh qe një grua fisnike e një dere të Madhe e të nderuar, dhe më e beterrshme bëhet kjo, kur mendon se ajo ishte ndër intelektualet e rralla, të cilat koha i sjell rrallë, veç ndonjëherë dhe s’merr guxim t’i përsërisë më… E Musineja mbetet e Papërsëritshmja!

Musineja, jashtë gjithë vlerave të saj intelektuale, shfaqet sot si monumenti më i lartë moral i gjitha kohërave, një monument sa i dukshëm aq dhe i padukshëm, një monument që ende është i detyruar të jetojë ndër shpirtra, e t’i rrisë në heshtje dhe pa zhurmë përmasat e veta, për sa kohë që kjo shoqëri së cilës i përkasim, ndodhet në çaste rrënimesh e rrëzimesh të skajshme morale, siç po na i dëshmon me shumicë koha e sotme… I kam lexuar disa herë këto pak faqe nga dorëshkrimet e Musinesë, dhe i ndjeva si një pajë nusërie e qëndisur ferr, e qëndisur me fill të artë dashurie ashtu gërmë pas gërme, fjalë pas fjale, dhimbje pas dhimbje, tmerr pas tmerri… dhe jam përpjekur të futem thellë në vetminë e saj solemne, e të ndalem aty, për të kuptuar thelbin e këtyre shënimeve, që përcillen me figurat dritdhënëse të Rilindjes, pa u ndalur shumë të vuajtjet e saj. Sepse Musineja nuk i përket njerëzve që qahen, po njerëzve që besojnë dhe trimërojnë… I rilexoj këto shënime të shkruara ndër netë të egra dimri, netëve të janarit të 1977, dhe ndjej nëpër rreshta të disiplinuar e të shkruar qetësisht thellë e qartësisht bukur një klithmë të madhe! Një klithmë, që nuk duhet veç lexuar, por edhe duhet përcjellë te çdokush që beson te humanizmi, e në mënyrë të veçantë te brezi i ri, që është i shterrur modelesh, sepse ai është një mesazh­klithëm ndaj vlerave morale të një shoqërie historikisht qëndrestare, por që kahera e bjerr dukshëm e pa asnjë dhimbje veten; që kaherë po i shthur frikshëm strukturat shpirtërore që u kanë mbijetur stuhive edhe më të zeza se komunizmi i kuq…

Musine KokalariMesazhi i këtyre pak rreshtave të saj është ai i mbrojtjes së vlerave morale të njeriut shqiptar, është mesazhi i mosnënshtrimit të njeriut shqiptar ndaj së keqes, është mesazhi i ballafaqimit haptas me të vërtetën!

Nënteksti i Musinesë e thekson: Shqipëria e Kulturës është ajo që i ka dalë gjithherë për zot Shqipërisë Politike, e cila ende asgjë të mirë e të shpresuar s’i ka sjellë dhe as mund t’i sjellë këtij vendi… Është Shqipëria e Musinesë që i del përballë Shqipërisë së Hoxhës dhe i dëshmon me kurajo se cili është fitimtari… sepse gjithmonë ka pasur Dy Shqipëri kundërshtuese, Shqipëria e Kulturës dhe Politikës, Shqipëria e Dritës dhe Errësirës, Shqipëria e Idealistëve dhe Maskarenjve, Shqipëria e Maleve dhe Kënetës, Shqipëria e Frashërllinjve dhe e Haxhiqamilëve… dhe ka fituar gjithmonë Shqipëria e Kulturës, Shqipëria e Dritës, Shqipëria e Idealistëve, Shqipëria e Maleve, Shqipëria e Frashërllinjve… pra ka fituar Shqipëria e Musinesë!

Musine Kokalari, e fitoi betejën e madhe me Bajlozët e Kohës së vet, dhe jo si Motra e Gjergj Elez Alisë, po si Gjergj Elez Ali me Motër bashkë, me dlirësinë morale, me idealet e larta rilindase, me vlerat fisnike të familjes dhe fisit të saj, edhe pse lubitë e diktaturës, s’lanë poshtërsi pa derdhur mbi trupin dhe shpirtin e saj. Musineja, është sot monumenti më i madh i kësaj toke, që ne duhet t’i përgjunjemi çdo ditë; Musineja është monumenti më i lartë moral i çdonjerit prej nesh që e duam vendin tonë; Musineja është monument i dinjitetit dhe mosnënshtrimi ndaj së keqes; Musineja është monument dashurie, që edhe kur ia vranë mundësitë e të qenit Grua, Nënë, Mësuese, Intelektuale, s’mundën kurrsesi t’ia vrasin nderin e të qenit Zonjë Madhe e Shpirtit Shqiptar…

Të përulem Musine!

Marrë nga Kujto.al

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur diktatura komuniste musine kokalari diktatura komuniste musine kokalari

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit