LIVE UPDATES
Politike

Tenderi 3.5 mln dollarë, PD denoncon, Vokshi: Qeveria blen 8 mijë lekë një maskë, unë e mora 4 mijë vetë në farmaci me

18 Prill 2020, 09:59 Nga DOSJA

TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar sot tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e maskave mbrojtëse. Enkelejd Alibeaj dhe Albana Vokshi, jashtë derës hyrëse të MSH, kanë akuzuar MSh se ka bërë një tender ku blihen dyfish çmimit të tregut maskat. Një maskë, e blerë nga Vokshi me çmim 4 mijë lekë të vjetra në farmaci, për të cilën kishte edhe kuponin tatimor, nga MSH është blerë me vlerën 8 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë që akuza nga Alibeaj, është se vjedhja sipas demokratëve është bërë me dijeni. Alibeaj tha se qeveria i ka zhdoganuar maskat me 3 euro dhe pastaj i ka blerë me 8 mijë lekë copën, ose me rreth 6.5 euro. Kompanitë e favorizuara sipas PD janë FARMA NET dhe EUROMED.

DEKLARATA E PLOTË E PD:

ALBANA VOKSHI:
 Të dashur bashkëqytetarë,  Jam sot, bashkë me kolegun Enkelejd Alibeaj për të denoncuar një nga aferat më të mëdha të qeverisë në kohën e pandemisë. Bëhet fjalë për mbi 200 mijë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse, të blera nga qeveria me çmime stratosferike. Do të sjellim prova për një abuzim skandaloz me paratë e shqiptarëve. Ne besojmë se ky abuzim i madh ka detyruar qeverinë të klasifikojë si sekret këta tendera hajdutësh, që e zhdoganojnë një maskë me 3 euro dhe e blejnë me 8 mijë lekë me çkim shumice.

Ky është vendimi i qeverisë që e klasifikon sekret tenderin urgjent të 21 marsit për blerjen e pajisjeve mbrojtëse spitalore. Me këtë vendim, Edi Rama mban të fshehur çmimet e ketyre blerjeve skandaloze. Por ne i kemi zbuluar ato dhe sot do t’ia bëjmë të njohur qytetarëve shqiptarëve atë që qeveria fsheh me tënderin 3.5 milionë dollarë. Pse themi që ka një abuzim skandaloz që fare mirë mund të quhet edhe vjedhje në kohë pandemie?! Sepse janë blerë maska dhe pajisje të tjera spitalire me dyfishimin e çmimit në disa raste edhe me trefishin e çmimit të zhdoganuar. Po ju sjellim provat. Bleva dje pasdite në farmaci një maskë mbrojtëse nga ato që ka bkerë edhe qeveria. Çmimi ishte 4 mijë lekë.

 

Sa lekë e ka blerë Qeveria shqiptare këtë maskë 4 mijëlekëshe? Plot, dyfishin e cmimit, me 8 mijë lekë të vjetra. Pra me pakicë blihet 4 mijë lekë, ndërsa më shumicë Qeveria e blen nga kompanitë “FARMA NET dhe EUROMED” me 8 mijë lekë të vjetra. Ky është krim! Dhe kur krimin përpiqesh ta fshehësh me kontrata sekrete, me mungesë transparence, krimi bëhet edhe më i rëndë, sepse provon që është bërë me vetëdije për të vjedhur. Të pranosh të blesh 8 mije lekë një maskë që me pakicë në Farmaci shitet 4 mijë lekë do të thotë vjedhje në mes të ditës. Kush mendon se për shkak të krizës, nuk është vëmendja tek ajo që bën Qeveria, sesi vjedh Qeveria, sesi keqpërdor paratë e shqiptarëve Qeveria, gabohet shumë rëndë. Sa më shumë që kryeministri, ministria e Shëndetësisë fshehin vjedhjet me kontrata sekrete, sa më shumë kohë kalon pa bërë transprencë për çdo qindarkë të shpenzuar, aq më shumë është e vendosur opozita për të dalë në mbrojtje të interesot publik. Të dashur bashkëqytetarë! Ky skandal është edhe më i rëndë sesa kaq. Kolegu Alibeaj do të tregojë sesi kjo vjedhje ka ndodhur edhe me materialet e tjera të blera me këtë tender.

ENKELEJD ALIBEAJ : Në përmbushje të misionit tonë dhe mbrojtjes së interesit të qytetarëve, për të kontrolluar mënyrën sesi Qeveria po i përdor paratë tuaja në këtë kohë krize, Partia Demokratike ka siguruar dokumentacionin nga Dogana Shqiptare. Dokumenti provon abuzimin me kontratat e shpallura sekrete nga qeveria.

[TREGON TABELËN ME VLERAT E BLERJES DHE ZHDOGANIMIT]

PRODUKTI CMIMI NË ZHDOGANIM ÇMIMI NË TENDER Maskë mbrojtëse FFP2 3 euro 6.5 euro
(800 lekë)

Veshje spitalore me një përdorim për dhoma izolimi 9.60 euro 28 euro (3400 lekë)
Mbrojtëse për sytë një përdorimshme 2.90 euro 6 euro (740 lekë)
Maskë spitalore koke një përdorimshe për dhoma izolimi 3.80 euro 8 euro
(980 lekë)

Qeveria i ka zhdoganuar maskat me 3 euro dhe pastaj i ka blerë me 8 mijë lekë copën, ose me rreth 6.5 euro, Pra, Qeveria i ka blerë maskat me rreth 2 fishin e çmimit real.
 
I njëjti skandal, rezulton edhe për materialet e tjera në këtë tender: Qeveria ka zhdoganuar me çmim 9.6 euro veshje spitalore me 1 përdorim dhe pas pak ditësh ka blerë me 28 euro 1 veshje. Pra Qeveria i ka blerë me rreth 3 fishin e çmimit real. Po kështu, mbrojtëset me 1 përdorim për sytë Qeveria i ka zhdoganuar me çmimin e tregut 2.9 euro, por i ka blerë me rreth 6 euro copën, 2fishin e çmimit real. Qeveria ka vjedhur edhe me maskat spitalore një përdorimshe për dhoma izolimi. I ka zhdoganuar me 8 euro dhe ia ka blerë kompanisë së preferuar me dyfishin e çmimit real, me reth 8 euro. Kjo është vjedhje dhe për ne kjo është e papranueshme! Qytetarët janë të lodhur nga kjo qeveri që nuk ndalet duke futur duart në xhepat e qytetarëve edhe në ditët e tyre më të vështira. Abuzimet kaq të mëdha me taksat e shqiptarëve provojnë edhe një herë se Edi Rama ka para në buxhet, por këto para i ka për të vjedhur, i ka për t’i ndarë me klientët dhe me oligarkët e koncesioneve. Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj sot nga Qeveria, nga Edi Rama personalisht, që të anullojë menjëherë çmimin skandaloz të blerjes së këtyre materialeve, të kthejë në Buxhet paratë e paguara tepër dhe të vjedhura. Ato para, në vend që të shkojnë në xhepat e qeveritarëve të korruptuar dhe klientëve të tyre, t’u shkojnë menjëherë familjeve në nevojë dhe biznesit në krizë. Ju faleminderit!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi blerja e maskave enkelejd alibeaj tenderi i maskave albana vokshi blerja e maskave enkelejd alibeaj tenderi i maskave


Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë