LIVE UPDATES
Aktualitet

Tenderi 920 mln lekë! Akuza për shpërdorim detyre, PD në Vlorë kallëzon në SPAK drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimi

30 Mars 2021, 19:10 Nga DOSJA
Tenderi 920 mln lekë! Akuza për shpërdorim detyre, PD në

VLORË– Partia Demokratike, dega Vlorë ka kallëzuar në Prokurorisë së Posaçme ose ndryshe SPAK, drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli. PD akuzon Agollin për shpërdorim të detyrës si dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera. Bëhet fjalë për projektin e “rikualifikimin urban pranë qendrës së qytetit Vlorë, Zona A drejtimi i kullës së Sahatit dhe Sheshi i Flamurit”, i cili ka pasur vlerën e 919 milionë lekëve pa TVSh.

Sipas PD së Vlorës, shkeljet janë bërë në:

– në skualifikimin në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore për “Prokurimin publik” të disa ofertuesve që kanë marrë pjesë në këtë prokurim;

– Pranimin dhe kualifikimin si të suksesshme të ofertës së bërë nga opertatori, në kundërshtim me kriterin e percaktuar në dokumentat standarte të tenderit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Të nderuar qytetarë!

Jam sot këtu, në emër të PD Vlorë, për të bërë publik, Kallzimin e Veprës Penale të parashikuar në Nenet 248 “Shpërdorimi i detyrës” dhe 258 “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” të Kodit Penal.

Kallzimi, i është drejtuar Strukturës së Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, kundër Dritan Agollit, Drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.Kallzimi në fjalë është kryer në lidhje me procedurat e prokurimit për “Rikualifikimin urban pranë qendrës së qytetit Vlorë, Zona A drejtimi i kullës së Sahatit dhe Sheshi i Flamurit”, me vlerë të fondit limit rreth 920 milion lekë pa TVSH.

Nga faktet e shumta, të cilat i kemi referuar dhe në kallëzimin penal, rezulton se jemi përpara veprimeve apo mosveprimeve të kundërligjshme, që passjellin përgjegjësi penale, në të paktën dy drejtime. Konkretisht:

(i) në skualifikimin në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore për “Prokurimin publik” të disa ofertuesve që kanë marrë pjesë në këtë prokurim;

(ii) Pranimin dhe kualifikimin si të suksesshme të ofertës së bërë nga opertatori, në kundërshtim me kriterin e percaktuar në dokumentat standarte të tenderit.

Oferta në vlerën e 700 milion leke pa TVSH e shoqërisë “Gener 2” Sh.p.k. e identifikuar si oferta fituese, krahasuar me ofertën në vlerën prej 540 milion lekë të shoqërisë “Curri” Sh.p.k. & “Alba Konstruksion” Sh.p.k. ka një diferencë prej 160 milion lekë pa TVSH, ose e thënë ndryshe rreth 2 miliard lekë të vjetra më tepër.

Kjo diferencë është një shumë tepër e konsiderueshme duke shkaktuar një dëm të madh ekonomik fondeve publike të buxhetit të shtetit.

Partia Demokratike Vlorë shpreh gadishmërinë e plotë, për të mbështetur SPAK gjatë këtij hetimi, të bindur, ashtu si i gjithë opinioni publik që ka besim në SPAK, se ky institucion do të angazhohet seriozisht, për të ndalur shpërdorimin e hapur të fondeve publike për interesa klienteliste, në dëm të interesit publik.

Ne nuk jemi kundër investimeve në qytet, dhe i mirëpresim ato, por jemi kundër praktikave të përdorura në prokurimet publike, të cilat i rëndojnë buxhetit të shtetit dhe xhepave të taksapaguesve shqiptarë.

Gjithashtu, Partia Demokratike Vlorë, është duke përgatitur një kallëzim penal drejtuar SPAK edhe për projektin që po zbatohet në zonën e Skelës, i cili rezulton se ka të njëjtat praktika ashtu si edhe për projektin e Sheshit të Flamurit.

Nuk jemi këtu për të bërë politikë, por për të bërë atë detyrë qytetare dhe institucionale, të cilën duhet ta bënte çdo shtetas, shoqëri civile apo institucion i pavarur, në mbrojtje të pasurisë të të gjithëve, e cila nuk mund të trajtohet e të jepet si një mall pa zot, në shërbim vetëm e vetëm të pasurimit të një grupi të vogël njerëzish. Ne i bëjmë thirrje opinionit publik dhe ndjeshmërisë qytetare vlonjate, që të jenë të vëmendshëm ndaj praktikave të tilla, për të parë përtej propagandës me imazhin që krijojnë investime të tilla, të cilat në të vërtet kryhen me një kosto shumë herë më të lartë nga sa nevojiteten me të vërtet!

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet dritan agolli partia demokratike pd kallezon ne spak dritan agollit dritan agolli partia demokratike pd kallezon ne spak dritan agollit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj