LIVE UPDATES
Politike

Tërmeti/ Kryemadhi flet për ftesën e Ramës dhe menaxhimin e situatës: Paralajmërimet u morën me shaka

7 Dhjetor 2019, 17:56 Nga DOSJA
Tërmeti/ Kryemadhi flet për ftesën e Ramës dhe menaxhimin e

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur sot për tragjedinë e 26 nëntorit, ku Shqipëria u trondit nga tërmeti 6.4 rihter. Në një interviste në “Kjo Javë” në News 24, kryetarja e LSI, tha se tani është pjesa më e vështirë e menaxhimit të situatës pasi shumë familje janë ende në çadra.

Mes tjerash, Monika Kryemadhi akuzoi Edi Ramën, se ka përdorur viktimat për propagandë dhe tha se deklaratat e Kryeministrit për bashkëpunim nuk kanë qenë ftesa, por deklarata për shmangie të vëmendjes. Kryemadhi më tej u ndal edhe tek paralajmërimet e Presidentit Ilir Meta, i cili muaj më parë ftoi institucionet të marrin masat me qëllim përballimin e fatkeqësive të mundshme natyrore.

PJESA NGA INTERVISTA

Si e përjetuat tërmetin e 26 nëntorit?

Në fakt isha zgjuar sepse më zgjoi tërmeti i orës 2.30 pastaj nuk më zuri më gjumi, ishte shumë i gjatë. Psikologjikisht nuk është se kam në mendje frikë, por kam përshtypjen se pastaj vazhdon trupi i tensionuar, axhitimi dhe rëndimi nga viktimat kishim dhe disa miq dhe shokë që ishin të prekur nga tërmetet. Për këtë arsye ishte pak e rëndë. Por në raste të tilla secili nga ne duhet të bëjë një mbledhjeje mendjeje dhe një kthjellim për të qenë të qartë në të gjitha hapat. Duhet të jemi goxha të fortë, të menaxhojmë këtë situatë qoftë emocionale, qoftë dhe sociale. Tashmë do të vijnë problemet më të mëdha, problemet që do të vijnë pas tërmetit. Paniku që përhapet tek njerëzit, pasiguria që kanë njerëzit, mungesa e ekonomisë që kanë njerëzit për të jetuar dhe vazhduar në mënyrë normale. Dakord themi që ne do të marrim përsipër për t’i rregulluar, për t’i sistemuar. Por të harrojmë që një pjesë e madhe e shkollave, kopshteve dhe çerdheve nuk  janë. Fëmijë që qëndrojnë nëpër shtëpi që nuk e dinë nëse e kanë garancinë e shtëpisë apo jo. Një pjesë e madhe e atyre që iu janë shembur shtëpitë jetojnë nëpër çadra ose jetojnë nëpër familjarët e tyre. Ne merreni me pallatet që janë në qytetet në Tirana në Durrës apo në Vorë, por në shtëpitë nëpër fshatra është që nuk largohen nga shtëpitë për shkak të gjësë së gjallë. Është një situatë që kërkon një angazhim shumë të madh dhe nga ana sanitare. Nuk kemi merremi më anën sanitare por është një problem shumë i madh për shëndetin dhe mbarëvajtjen e shëndetit të njerëzve të prekur nga tërmeti.

Është vënë re dhe shumë herë të tjera, që ju jeni shumë besimtare, mbani kryqin në qafë dhe sigurisht edhe lutjet kanë qenë të shumta nga ana juaj.

Kam qenë në disa mesha që janë bërë qoftë në Katedralen e Tiranës ku jemi lutur për shpirtin e viktimave por dhe për ata që janë prekur nga tërmeti. Po kështu në kishën e “Shën Mhillit” në Laç ku kjo është një kishë 100 vjeçare por mos harrojmë që edhe kjo kishë ishte plasaritur. Në fakt ata kërkojnë një inxhinier ose një njeri që merret me monumentet e kulturës sepse larg qoftë, në një moment që mund të jetë një meshë ku mund të jenë 200-300 persona, të ndodhë një tërmet dhe mund të jetë një fatkeqësi shumë e madhe. Kisha ka strehuar 31 familje nga qyteti i Laçit apo dhe nga rrethinat përreth i mbajnë me ushqime, me të gatuar. Kanë një mensë në të cilën hanë 60 fëmijë. Po kështu në Katedralen e Tiranës ka familje që janë strehuar nga rrethinat e Tiranës. Ka shumë gjëra që janë jashtë televizioneve, jashtë mediave që bëhen në heshtje, sepse në raste të tilla përkrahja në heshtje është shumë më e madhe, sesa tam tamet televizive. Shumë të rinj nga Lëvizja Rinore për Integrim ishin të organizuar apo edhe nga shumë xhami të tjera kanë qenë në terren duke shpërndarë ushqime për banorët e Thumanës dhe të Fushë-Krujës në ato momente aq të vështira. Por megjithatë unë mendoj që kjo është një fazë e cila ka për të vazhduar, pasi njerëzit do të vazhdojnë të jetojnë do jetojnë jetën e tyre do të ecin përpara. Problemi  qëndron që si do të fillojnë tani të gjithë ne të tjerët që të mos na gjejë më të papërgatitur dhe të paorganizuar siç ishim në datën 26 nëntor. Edhe pse kemi pasur disa paralajmërime, qoftë paralajmërimi i 29 korrikut ku e morën me shaka, qoftë paralajmërimi pas tërmetit të 21 shtatorit që përsëri e morën me shaka. Dhe mos harrojmë, në qoftë se e mbani mend kur është bërë nga presidenti letra, e cila në fakt ishte letër secrete ishte një dokument sekret, mazhoranca, Olta Xhaçka tha që firmosni ligjin e emergjencave kur ligji emergjencave ishte i bërë gati. Dhe që nga korriku  dhe sot e kësaj dite, emergjencat shqiptare nuk funksiononin dhe vendimi i qeverisë është bërë më datën 27 nëntor, pra pas tërmetit. Ka disa veprime dhe mosveprime, disa me dashje disa me padije, disa nga budallallëku themi ne të cilat kanë kushtuar jetën e 51 viktimave shqiptare.

Gjatë këtyre ditëve, kemi qenë në kontakte me njerëzit, unë e kam princip që në raste fatkeqësish mendoj që fytyra jonë e politikanit duhet të jetë sa më larg propagandës dhe politikës. Për mua jemi në rrugën e mëkatit nëse përdorim fatkeqësinë e të tjerëve për të bërë propagandë dhe për të bërë fushatë. Sot më shumë se kurrë, shqiptarët më shumë se kurrë kanë nevojë më pak për propaganda, ka nevojë më pak për ato batuta që ndonjëherë janë bajate dhe nervangritëse për njerëzit. Sepse është thjesht një fragment sekondi, një shkrepje aparati për ne politikanët në fatkeqësinë e tjerëve, por janë 24 orë të ditë në shi në të ftohtë, që rrinë ata qytetarë. Çdo gjë e jona në terren ka qenë jo publike. Ne nuk bëjmë asgjë për të përfituar. Ky është një solidaritet njerëzor dhe të paktën për herë të parë unë mendoj që politika duhet të rrijë larg përdorimit dhe shpërdorimit të fatkeqësisë së njerëzve.

Gjithsesi zonja Kryemadhi pati një ftesë nga ana e kryeministrit një ftesë e përsëritur që qoftë mazhoranca, qoftë opozita e bashkuar të jenë bashkë të ulen në tryezë dhe të diskutojnë këtë emergjencë të vendit dhe sigurisht opozita të kontribuojë me pikëpamjet e veta. Reagoi kreu i Partisë Demokratike zoti Basha, unë ju pyes pse ky refuzim.

Nuk ishte refuzim. Ajo që Rama bëri ishte një gjë shumë e shëmtuar në ato ditë fatkeqësie që kërkonte të largonte problematikën e mosveprimit me dashje. Sepse mosveprimi në pallatet e Thumanës për të nxjerrë familjet jashtë ka qenë një mosveprim me dashje dhe për këtë prokuroria duhet të kishte filluar hetim të menjëhershëm. Çfarë ka ndodhur, pse familjet kanë ndejtur aty pse nuk janë nxjerrë.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet ende dhe nurmi i paslekundjeve ka shkaur në mbi 1000. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde. Nga ana tjetër Prokuroria ka nisur hetimet për të vërtetuar nëse ka pasur abuzime me ndërtimet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi rama ftese opozites tragjedia e 26 nentorit 2019 monika kryemadhi rama ftese opozites tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty