LIVE UPDATES
Bota

Tërmeti në Turqi/ Melek Taşol tregon frikën e përjetuar: Thashë se çdo gjë mori fund, tre shqiptarë kanë vdekur, një

2 Nëntor 2020, 17:39 Nga DOSJA
Tërmeti në Turqi/ Melek Taşol tregon frikën e përjetuar:

TURQI– Kërkimet për gjetjen e personave nën rrënoja, pas tërmetit 6.6 tw shkallws Rihter, që ka goditur Greqinë dhe Turqinë vazhdojnë. Ndërkohë orët po kalojnë dhe shpresat për të gjetur të mbijetur në Izmir po shuhen.

Melek Taşkin Taşol, kryetare e shoqatës “Shqiptarët e Bornovës” në Turqi në një intervistë për Abcnews ka treguar për momentin e parë kur dëgjoi lëkundjet e tërmetit të fuqishëm me epiqendër në detin Egje. Ajo e ka përshkruar atë moment si të tmerrshëm dhe mendimi i saj i parë ka qenë se ky ishte fundi.

“Unë po punoja në vendin tim të punës ditën e tërmetit, u trembëm shumë dhe kishim shumë frikë se ishin shembur disa pjesë të mureve të vendit tonë të punës. Unë qëndrova në pragun e derës dhe prisja të kalonte tërmeti, por zgjati aq shumë dhe ato sekonda nuk kaluan lehtë. Mendova se gjithçka kishte mbaruar, ne jemi ende të prekur dhe nuk mund të flemë në shtëpitë tona”, shprehet ajo.

Tasol ka treguar se përveç 3 shqiptarëve që humbën jetën nga tërmeti edhe një tjetër ka marrë dëmtime të rënda. Gjithashtu ajo ka shtuar se janë në kontakt të vazhdushëm me shqiptarët e tjerë në këtë zonë, pasi shoqata ndodhet 2 km larg epiqendrës së tërmetit.

Për fat të mirë për mua dhe të afërmit e mi, situata është e mirë, por ne humbëm 3 shqiptarë nga tërmeti, një prej të cilëve ishte anëtar të shoqatës sonë. Dhe 1 person u plagos, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me të në spital dhe me shqiptarët e tjerë që pësuan dëme nga tërmeti. Ne shpesh shkojmë në zonën e rrënojave, 2 km larg nga shoqata jonë, njerëzit atje janë ende në një gjendje shumë të keqe. Ka ende nga ata që po presin që të afërmit e tyre të dalin nga rrënojat, shpresat po mbarojnë ndërsa orët kalojnë, ata qëndrojnë në parqe në një mot të ftohtë, shteti ynë, komunat tona, organizatat tona joqeveritare dhe qytetarët të gjithë po ndihmojnë në këtë situatë. Shpresojmë që Allahu të mos lejojë askënd të jetojë përsëri, ka shumë ndërtesa të dëmtuara rreth ndërtesave të shembura dhe atyre njerëzve u ndalohet të hyjnë në këto ndërtesa po qëndrojnë jashtë në çadra,”- ka treguar ajo.

Tërmeti me magnitutë 6.6 në shkallë rihter ka rënë në detin Egje në 29 tetor në orën 12:51, 19 kilometra nga ishulli grek i Samos dhe shumë afër nga qyteti i Turqisë, Izmiri. Sipas të dhënave të publikuara, goditja fillestare është shoqëruar nga 370 pas goditje. Prej tyre, 33 ishin me magnitutë mbi 4 të shkallës Rihter. Deri më tani në Turqi numri i viktimave ka shkuar 92, ndërsa 994 persona janë plagosur. Në Greqi kanë ndërruar jetë 2 persona dhe 19 janë plagosur.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota melek taşkin taşol termeti ne turqi melek taşkin taşol termeti ne turqi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë