Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Tragjedia në Gramsh, turisti tregon tmerrin e mbytjes së 25-vjeçares: E pashë kur e mori uji…(Foto)
14 Korrik 2019, 19:21Nga DOSJA
GRAMSH– Një turist ka rrëfyer momentet e frikshme që kaloi në Kanionet e Holtës në Gramsh ku një 25-vjeçare humbi jetën.
Në një prononcim për “Report TV”, mësohet se ai është shprehur se e ka parë trupin e të resë ta merrte rrjedha e ujit por që nuk bënte dot gjë.
Ai tregon se më pas shpëtoi një fëmijë, që vetë dallga ja solli në duar.
“Ne kemi shpëtuar njëri tjetrin. Na i sillte rryma njëri tjetrin nëpër duar, aq e fortë ishte. Vajzën e pamë që e mori uji, por ishim shumë larg dhe nuk bënim dot asgjë.
Fëmijën që shpëtova ma solli dallga e ujit në duar. Ai ishte me të atin, të cilit i shpëtoi nga duart si pasojë e ujit të rrëmbyeshëm dhe ma solli mua në duar,”- tha ai.
Një grup turistësh prej 33 personash kanëmbetur të bllokuar në Kanionet e Holtës në Gramsh. 6 turistë janë shpëtuar, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa Tila Sallaku u gjet e vdekur në dalje të kanioneve.
Forcat RENEA, zjarrëfikësja dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.
Ndërkohë kreu i Emergjencave Civile është shpehur se operacioni për shpëtimin e turistëve është vështirësuar për shkak të të rritjes së prurjes së ujërave dhe terrenit të thyer.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Tensionit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” dhe goditjeve mes vëllezërve nuk u ka shpëtuar as moderatori Ardit Gjebrea.Fatmiri tregoi se si ishte masht...
SARANDË– Anija “Saranda Express” e linjës detare Sarandë-Korfuz, ka mbetur e bllokuar në ujërat greke. Kjo gjë bëhet e ditur pas një njoftimi zyrtar nga Dr...
GRAMSH– Policia ka dhënë detaje në lidhje me gjetjen e dy personave që kishin humbur në Kanionet e Holtës në Gramsh. Në një njoftim zyrtar, policia bën me...
GRAMSH– Vëllai i turistes Tila Sallaku që u gjet e mbytur në Kanionet e Holtes në Gramsh është gjetur shëndoshë e mirë nga forcat policore. I riu rezulton...
TIRANË- Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako ka dhënë detaje në lidhje me operacinin e shpëtimit të turistëve në Kanionet e Holtës në Gramsh.Në ...
“Unë krijova një organizatë për të mbledhur ndihma për viktimat luftës në Siri, nuk jam terrorist. Mos më dorëzoni në Rusi se më rrezikohet jeta!”. Kjo është de...
TIRANË– Arkivat kanë nxjerrë së fundmi patriotizmin që aq shumë e donte Fan Noli. Në disa dokumenta të publikuara në Facebook, eksperti i krimeve të rënda,...