Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
U dërgua në spital me urgjencë, si është gjendja e Presidentit të Çekisë! Vendi në pasiguri pas zgjedhjeve parlamentare
11 Tetor 2021, 18:36Nga DOSJA
Presidenti çek, Millosh Zeman, është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, tha të hënën një zëdhënës i spitalit ushtarak në Pragë. Zeman, 77 vjeç, u shtrua të dielën në njësinë e kujdesit intensiv të këtij spitali. Detajet për sëmundjen e tij nuk janë zbuluar.
Për shkak të situatës së krijuar, Çekia përballet me një periudhë të pasigurisë. Më 8 dhe 9 tetor, në këtë vend janë mbajtur zgjedhjet parlamentare. Aleati i Zemanit, kryeministri Andrej Babis, i ka humbur zgjedhjet. Zeman luan rol vendimtar në përcaktimin e asaj që do të ndodhë tani, sepse si president është përgjegjës për emërimin e kandidatit që do ta formojë Qeverinë e re.
Nëse kreu i shtetit nuk është në gjendje, kjo detyrë i kalon kryetarit të Dhomës së Deputetëve. Një zëdhënës i Zemanit tha se shtrimi në spital i presidentit nuk i rrezikon bisedimet midis partive.
Kryetari i opozitës, Petr Fiala, i cili i fitoi zgjedhjet, tha të hënën se do të jetë i durueshëm.
“Do të pres derisa shëndeti i presidentit të përmirësohet – gjë që unë e dëshiroj për të”, tha Fiala.
Marrë nga REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ANGLI- Boris Johnson po përballet me presion në rritje sonte për vendimin e tij për të shkuar me pushime në mes të një krize për rritjen e çmimit të gazi...
KOSOVË- Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur ta anulojë vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për t’ua paguar rrymën katër komunave në veri t...
RUSI- Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexey Navalny ka bërë me dije se një komision burgu e ka caktuar atë si ekstremist dhe terrorist. Aljazeera shkruan se Na...
Policia e Kosovës të dielën arrestoi pesë persona që dyshohet se po planifikonin sulme terroriste në Kosovë. Një prej të arrestuarve është Ardian Gjuraj nga Pej...
SHBA– Gjigandi farmaceutik Merck ka kërkuar nga Administrata e Ushqimeve dhe Barnave, autorizimin për përdorim urgjent të pilulës eksperimentale për trajt...
Pas gjashtë vjetësh e gjysmë në krye të AfD, Jörg Meuthen nuk dëshiron të kandidojë për t’u rizgjedhur. Kjo thuhet në një letër që ai u dërgoi anëtarëve t...
Talebanët njoftuan të dielën se patën dy ditë bisedimesh të mira me Shtetet e Bashkuara në Katar. Ky është takimi i parë i drejtpërdrejtë në nivel të lartë, që ...
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë deklaroi në Berlin se autoritetet kroate duhet ta sqarojnë këtë shpejt dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse. &Cced...