Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
27 Janar 2021, 09:24Nga DOSJA
VLORË– Dosja.al ka zbardhur dëshminë e Marjon Mitros, 39-vjeçarit që mori dy plumba gjatë një atentati të mirëorganizuar ndaj tij, një ditë më parë në Vlorë. Nga shtrati i spitali, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, anëtari i grupit të vrasësve me pagesë të Julian Sinanajt, ka deklarua se i shpëtoi vdekjes pasi qëndroi shtrirë deri në momentin që atentatorët u larguan.
Përsa u përket shkaqeve të atentatit, Mitro është shprehur se kohët e fundit nuk ka pasur asnjë lloj konflikti dhe se nuk e ka idenë se kush mund ta ketë organizuar. Ai ka shtuar gjithashtu se nuk ka arritur t’i identifikojë autorët pasi ka qenë me kurriz
“Kam qenë duke ecur me kurriz dhe nuk i kam parë autorët. Kohët e fundit s’kam patur konflikt dhe nuk e di për cilat motive është qëlluar drejt meje,”– tregon Mitro.
Atentatorët që i prenë rrugën Marjon Mitros një ditë më parë në Vlorë, ishin dy, me syze dhe kapele, brenda mjetit “Land Rover”. Në dritaren e fuoristradës, autorët kanë nxjerrë armën e pajisur më silenciator dhe kanë qëlluar drejt Mitros. Këtë të fundit e kapën vetëm dy plumba, një në krahë e një në kokë, duke e lënë të plagosur.
I plagosuri ndodhet nëspital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që deri më tani mendohet se arsyeja e atentatit kanë qenë larjet e hesapeve mes bandave. Sot janë shoqëruar 15 persona, të cilët merren në pyetje nga ana e bluve të Vlorës.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Ngjarja e cila nisi pas një konflikti të çastit shka...
SHKODËR– Pas reshjeve të shumta të shiut që mbërthyen vendin tonë gjatë ditëve të fundit, situata në vend duke disi më e qetë, por vazhdojnë problemet me s...
VLORË– Atentatorët që i prenë rrugën Marjon Mitros një ditë më parë në Vlorë, ishin me syze dhe kapele. Dosja.al ka mësuar se brenda mjetit “Land Rover”, n...
TIRANË– Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku ka deklaruar se në vend po qarkullon një Covid ndryshe ndaj duhet marrë shumë seriozi...
DURRËS– Një qytetar nga Durrësi ka menduar që ta izolojë derën e shtëpisë së tij me ngjitës, ose ndryshe siç quhet shkumë poliuretani, në mënyrë që ...
TIRANË–Gjykata Administrative e Tiranës ka shtyrë sot seancën për Sinan Tafaj, presidentin e Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë. Seanca gjyqësore u sht...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur emrat e katër personave të arrestuar të cilët akuzohen se falsifikonin teste të Covid-19 për udhëtarët dhe garancitë e vendit ...