LIVE UPDATES
Bota

Ushtarët e Gjermanisë largohen nga Afganistani, kthehen në vendin e tyre

28 Gusht 2021, 07:21 Nga DOSJA
Ushtarët e Gjermanisë largohen nga Afganistani, kthehen në vendin

GJERMANI – Pas fundit të misionit të evakuimit në Afganistan ushtarët gjermanë zbritën në aeroportin ushtarak, Fliegerhorst Wunstorf në Hanover. Por aksioni i shpëtimit duhet të vazhdojë.

Ushtarët, që kanë siguruar evakuimin e mijëra njerëzve nga Kabuli, tani janë kthyer në Gjermani. Ata zbritën në aeroportin ushtarak Wunstorf në Hanover. Në bordin e njerit prej tre avionëve, që erdhën nga aeroporti i Tashkentit, kryeqyteti i Uzbekistanit, ndodhej edhe ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer.

Gjatë kthimit nga Afganistani pjestarët e Bundeswehr-it bënë një ndalesë në Tashkent, ku u përshëndetën nga ministrja e Mbrojtjes Kramp-Karrenbauer. Nën drejtimin e gjeneral-brigadës Jens Arlt në Kabul 454 forca, ndër to edhe 19 ushtare, morën pjesë në aksionin deri më sot më të madh për Gjermaninë të evakuimit.

Presidenti Frank-Walter Steinmeier i falenderoi ushtaret dhe ushtarët për angazhimin e tyre në urën ajrore: „Faleminderit për angazhimin tuaj të guximshëm në një mision mjaft të vështirë – se sa i rrezikshëm ishte ky mision, e tregoi së fundi sulmi brutal në aeroportin e Kabulit”, shkruan Steinmeier në instagram. “Bashkë me aleatët tanë ne kemi sjellë në siguri mijëra njerëz nga Afganistani. …Vendi ynë është krenar për ju.”

Pavioni intensiv fluturues i Bundeswehr-it – avioni i ashtuquajtur Medevac – me udhëzimin e ministres Kramp-Karrenbauer qendron tani për tani në Tashkent. Në rast nevoje ai duhet të mbështesë trupat e SHBA-së, që po vazhdojnë fluturimet e evakuimit pavarësisht situatës ekstremisht të rrezikshme. Nga sulmi në aeroportin e Kabulit (26.08) të enjten gjetën vdekjen rreth 180 vetëndër ta edhe 13 ushtarë të SHBA-së si dhe 18 të tjerë u plagosën.

Bundeswehr-i ka evakuuar gjithsej 5347 vetë nga Afganistani, ndër ta 500 gjermanë dhe 4000 afganë. Ministria e Jashtme në Berlin llogarit që ndërkohë ndodhen edhe rreth 300 shtetas gjermanë në Afganistan. Po ashtu ka edhe rreth 10.000 shtetas afganë, që janë regjistruar për evakuimin, bëhet e ditur më tej. Eshtë e paqartë, se sa prej tyre kanë mundur të largohen nga vendi.

SHBA: “deri në momentin e fundit”

Një ditë pas sulmit të rëndë në aeroportin e Kabulit, sipas të dhënave të SHBA-së, atje ende janë në pritje për një mundësi fluturimi edhe rreth 5400 vetë. Gjenerali i SHBA-së Hank Taylor tha, se SHBA „mund të evakuojë njerëz nga Afganistani deri në minutën e fundit të misionit ushtarak”. Deri të martën (31.08) SHBA dhe pak shtete aleate duan të vazhdojnë të evakuojnë njerëz nga Kabuli. Krahas Gjermanisë edhe Australia, Belgjika, Danimarka, Polonia, Holanda, Suedia, Spanja, Italia dhe Kanadaja i kanë dhënë fund urës së tyre ajrore.

Misioni vazhdon të „përballet me kërcënime konkrete dhe serioze”, tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby. Ministria i korrigjoi ndërkohë të dhënat e saj për sulmin. Sipas saj ai ka qenë një atentat i një kamikazi të vetëm. Disa luftëtarë islamikë kanë pasur shkëmbime zjarri me ushtarët.

Të shfrytëzohen kanalet diplomatike

Qeveria gjermane është e mendimit, se tani duhet shfrytëzuar rruga diplomatike, për të mundësuar evakuimin e njerëzve që kanë nevojë për mbrojtje dhe nuk ia kanë dalë ende të largohen nga vendi. Për këtë me të deleguarin Markus Potzel po zhvillohen bisedime me krahun politik të talibanëve në Katar. Talibanët, sipas Potzel, kanë premtuar, se edhe pas 31 gushtit – pra ditës së tërheqjes së trupave të SHBA-së – do të lejojnë njerëzit të largohen nga vendi. Talibanët për bashkëpunimin me Gjermaninë dhe SHBA-në shpresojnë për ndihma ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm Heiko Maas të dielën (29.08) do të udhëtojë për në Uzbekistan, Taxhikistan e Pakistan, si dhe në Turqi e Katar. Ai do të arrijë atje, që afganët e pajisur me leje udhëtimi për në Gjermani të lejohen të kalojnë përmes rrugëve tokësore për në vendet fqinj, në mënyrë që prej andej të fluturojnë për më tej. Maas do gjithashtu të peshojë rrethanat, se si mund të rifillojë fluturimi civil në aeroportin e Kabulit për njerëzit që duan të udhëtojnë./DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota afganistan ushtaret gjermane afganistan ushtaret gjermane


Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend