Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Prej 26 nëntorit, në familjen Greku, në Thumanë, ka pllakosur dhimbja. Të mbledhur nga Amerika e Franca, familjarët kanë ardhur për t’iu dhënë lamtumirën e fundit tre anëtarëve të kësaj familjeje, Saimir Greku, 30 vjeç, Pëllumb Greku, 57 vjeç, dhe Çelike Greku, 57 vjeç, që humbën tragjikisht jetën nën rrënojat e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4.
Me lot në sy dhe e veshur në të zeza, bashkëshortja e 30-vjeçarit Sajmir Greku, i cili doli i gjallë nga rrënojat, por që ndërroi jetë pas disa orësh në spital, tregon për gazetarin e “News24” dhe “BalkanWeb”, Enver Doçi ëndrrat e tij dhe bisedën e fundit me të.
E reja rrëfen mes lotësh se vajza ishte gjithçka për Sajmirin dhe se thoshte gjithmonë që do bënte të pamundurën për t’i ofruar një të ardhme më të mirë. Ai tregon gjithashtu se Sajmiri kishte aplikuar për vizë amerikane, për të shkuar në SHBA, që të fitonte më shumë për vajzën, por që herën e parë kishte marrë përgjigje negative dhe po bënte sërish letrat, pasi i kishin dhënë shpresë.
Gjithashtu, ajo rrëfen dhe momentin kur mori vesh lajmin e hidhur se burri i saj me prindërit ndodheshin nën rrënoja, pasi vetë kishte shkuar me vajzën te prindërit e saj.
“Për fatin tim dhe të vajzës rastisëm të ishim te prindërit e mi. I ramë në telefon tim shoq, por nuk m’u përgjigj. Pastaj më merr kushërira dhe më thotë që pallati jonë ishte shembur i gjithi, dhe që kanë ngelur brenda Miri dhe prindërit. Iu thashë të shkojnë të ndihmojnë për të hequr gurët. U ngrita, u vesha dhe u nisa direkt me babanë e xhaxhanë tim, qëndroa aty deri kur Miri doli, e pashë me sytë e mi.
Ndenja dhe te spitali gjatë gjithë kohës, pasi doli nga operacioni e takova, por nuk ishte në gjendje as të më shikonte, as të më fliste. Pastaj qëndrova sërish aty, por për fatin e keq nuk arriti të mbijetonte dhe në 5 të mëngjesit ndërroi jetë”, tregon e reja për gazetarin Doçi.
Çfarë iu tha kur iu përcolli?
Më tha të rrija deri të dielën që të kënaqej me vajzën dhe që do na përcillte ai me makinë. E hipte gocën sipër makinës, duke e puthur, pasi e donte shumë dhe e kishte pikën e dobët. Thoshte që për vajzën do bëjë gjithçka, edhe pse lodhej e vritej. Thoshte që do bënte gjithçka për të, që të kishte të gjitha kushtet. Ai aplikoi dhe për vizë amerikane, që të shkonte te daja, për t’i ofruar një të ardhme më të mirë vajzës. Ata i dhanë një përgjigje negative dhe po bënte sërish letrat, sepse i dhanë shpresë, vetëm që vajza të kishte të ardhme më të mirë, por që nuk arriti dot. Thoshte që do ta bëj vajzën balerinë, më të mirë.
Ai thoshte se edhe sikur dhjetë fëmijë të kishte, vetëm këtë do të donte. Punonte në një fabrikë, merrej me xhama, kishte kolegë e pronarë të mirë. Para se të iknim biseduam për gjithçka, sikur na e ndjeu zemra që do ishte takimi i fundit. Nuk kishim folur më parë aq gjatë, sepse vinte i lodhur nga puna dhe flinte. Ndërsa atë natë ndjeni shumë, biseduam deri vonë, sikur na e ndjeu zemra që s’do bisedonim më kurrë. Të nesërmen folëm në kamer për tërmetin që ra në darkë dhe më tha “shyqyr që je atje, se ke frikë”. Bëj apel që vajza ime të ketë diçka, edhe pse do ketë gjithmonë mungesën e tij.
Marrë nga: Ballkan Web
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
BELSH- 9 familje në fshatin Lisaj të Njësisë Administrative Kajan në Belsh jetojnë në çadra apo në stallë bagëtish që prej tërmetit të rënë më 21 Shtator...
TIRANË– Maksim Zotaj, i njohur si masoni shqiptar, është ndarë nga jeta. Lajmi është bërë i ditur nga njoftimet e publikuara në rrjetet sociale nga njerëz ...
ELBASAN– Njqë aksident ka ndodhur mbërmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Një mjet tip ‘Skoda’ është përplasur me një fugon.Si pasojë e këtij aksidenti kanë mb...
DURRËS- Sot në ambientet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës u zhvillua mbledhja e Kryesisë se Dhomës, marrë shkas nga situata e jashtëzakonshme e s...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një apel nga Manza ku qëndroi me një familje të prekur nga tërmeti.Në videon e publikuar ...
TIRANË– Gjyshja që shikoni në foto është një e moshuar, Hava Gjona që ka mbetur e vetme në një kasolle. Në një mesazh të dërguar në redaksinë e “JOQ”, shkr...
KUKËS– Në qarkun e Kukësit kanë rënë reshjet e para të bores, të cilët janë me intensitet të ulët ndërkohë që lartësitë 800 m mbi nivelin e detit bora ësht...
TIRANË– Një efektiv policie ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka luajtur rolin e sekserit në blerjen e diplomave. Sipas njoftimit zyrtar nga SH&Cced...
TIRANË– Ish-kryesizmologu Shyqyri Aliaj është shprehur se në tërmet i tillë më magnitudë 6.4 nuk ta surprizojë më Shqipërinë për 100 vitet e ardhshme...