LIVE UPDATES
Bota

VAKSINA/ Rrëfimi i Ozlem Tureci: Si u mor vendimi për “Shpejtësinë e Dritës”

18 Dhjetor 2020, 10:15 Nga DOSJA
VAKSINA/ Rrëfimi i Ozlem Tureci: Si u mor vendimi për

GJERMANI- Mjekja që ka udhëhequr punimet për vaksinën e parë të miratuar kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, Britani dhe vendet tjera, ka thënë se vendimi i kompanisë së saj për të zhvendosur fokusin e punimeve, nga kërkimet për kancer, në luftim të koronavirusit, është marrë përgjatë një mëngjesi, kur janë vërejtur shenjat e para se ky virus mund të kthehet në pandemi, transmeton agjencia e lajmeve, AP.

Kompania gjermane BioNTech ka qenë pak e njohur jashtë industrisë farmaceutike para se të bashkohej me gjigantin amerikan Pfzier për “Projektin Shpejtësia e Dritës”, që ka mundur rivalë tjerë, në garën për të vendosur në treg vaksinën për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

“Më kujtohet saktë dita, 24 janar, kur e kemi marrë vendimin në një tavolinë mëngjesi”, ka thënë Ozlem Tureci, shefe mjekësore në BioNTech.

Në një video-thirrje me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe zyrtarë tjerë, Tureci ka rikujtuar sesi burri i saj dhe partneri biznesor, Ugur Sahin, kanë parashikuar se shpërthimi i sëmundjes së mistershme të rrugëve të frymëmarrjes në qytetin kinez, Wuhan, ka elemente të pandemisë globale.

“Ai na ka alarmuar të gjithëve, gjithë këtë kompani, bordin udhëheqës dhe pronarët e kompanisë, që të zhvendosin burimet nga terapia për kancer në këtë program”, ka thënë ajo.

Tureci dhe Sahin po ashtu është thënë se qëndrojnë mbrapa qasjes së përdorur për zhvillim të vaksinës që bazohet në teknologji mRNA – që nënkupton përpunimin e kodit gjenetik të virusit – pa harruar edhe bashkëpunimin me kompaninë Pfizer.

“Ne e kemi ditur se nuk kemi kapacitet për të kryer shumë shpejt studimet klinike me më shumë se 40,000 vullnetarë”, ka thënë Sahin.

“Për këtë arsye ne kemi filluar bashkëpunimin me një kompani që ka bërë këtë gjë me dekada dhe është lidere në këtë fushë, Pfizer”.

Rregullatorët britanikë kanë dhënë autorizim emergjent për vaksinën e kompanisë BioNTech më 2 dhjetor, bazuar në të dhënat që kanë treguar efikasitet 95 për qind të vaksinës.

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve FDA, ka bërë të njëjtën gjë më 11 dhjetor, derisa rregullatori evropian EMA, planifikon të organizojë takim javën e ardhshme për të vendosur për kërkesën e miratimit të vaksinës, që sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gjermani i hap rrugën vaksinimit më 27 dhjetor.

Tureci ka thënë se të dhënat nga rreth 140,000 persona, që deri më tani kanë pranuar dozat e para të vaksinës në Britani, kanë treguar se organizimi e ka toleruar atë, sikurse edhe në testime. Një pjesë e stafit në BioNTech do të vazhdojë të punojë edhe gjatë festave për të siguruar se dozat do të transportohen, ka thënë ajo.

“Ne jemi të bindur se nëse punojmë bashkë, ne do të jemi në gjendje të jetojmë një jetë normale dimrin e ardhshëm dhe nuk do të kemi më nevojë për izolim”, ka thënë Sahin, shef ekzekutiv i kompanisë BioNTech.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet në gjithë botën kanë raportuar për mbi 73 milionë persona të infektuar me koronavirus.

Prej tyre mbi 1.6 milion kanë vdekur.

Një ekip prej 10 shkencëtarëve ndërkombëtarë do të udhëtojë në qytetin kinez, Vuhan muajin e ardhshëm, për të hetuar origjinën e koronavirusit, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Pekini ka hezituar që të pajtohet për një hetim të pavarur andaj kanë kaluar shumë muaj negociata me OBSH-në për të fituar qasje në qytet.

Virusi besohet se ka dalë nga një treg i kafshëve.

Biologu Fabian Leendertz, nga ekipi që do të udhëtojë në Vuhan, ka thënë për agjencinë e lajmeve, Associated Press se OBSH-ja nuk po kërkon fajtorin, mirëpo po synon të parandalojë shpërthimet tjera në të ardhmen. Ai ka thënë se synojnë të kuptojnë kur virusi ka nisur të qarkullojë dhe nëse ka pasur origjinën në Vuhan.

“Misioni pritet të zgjasë për katër deri në pesë javë”, ka thënë ai.

MARRË NGA REL

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota özlem türeci vaksina anti-covid özlem türeci vaksina anti-covid

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen