Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Për arsye të mungesës se diversifikimit të burimeve prodhimit të energjisë në këto 30 vitet e fundit, Shqipëria renditet e treta në Europë për varësinë më të lartë nga burimet e rinovueshme.
Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se, në vitin 2020 burimet e rinovueshme të energjisë përbënin 37% të konsumit bruto të energjisë elektrike në BE , nga 34% në 2019, ndërsa Shqipëria e ka 100 % këtë varësi duke u renditur e treta të pas Norvegjisë dhe Islandës, të cilat mbulojnë nevojat e konsumit vendas me energji të rinovueshme dhe janë suficitare përkatësisht 113 dhe 102.7%.
Energjia e erës dhe hidrocentralet përbënin mbi dy të tretat e totalit të energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme (përkatësisht 36% dhe 33%) ne BE. Një e treta e mbetur e energjisë elektrike erdhi nga energjia diellore (14%), biokarburantet e ngurta (8%) dhe burime të tjera të rinovueshme (8%).
Energjia diellore është burimi me rritje më të shpejtë: në vitin 2008, ajo përbënte vetëm 1% të energjisë elektrike të konsumuar në BE.
Ndryshe nga këto vende, Shqipëria e ka të përqendruar prodhimin e energjisë së rinovueshme në hidrocentrale, teksa nismat për prodhimin e energjisë nga dielli dhe nga era kanë mbetur në vend.
Ndër vendet anëtare të BE-së, më shumë se 70% e energjisë elektrike të konsumuar në vitin 2020 është prodhuar nga burime të rinovueshme në Austri (78%) dhe Suedi (75%).
Prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme ishte gjithashtu i lartë dhe përbënte më shumë se gjysmën e energjisë elektrike të konsumuar në Danimarkë (65%), Portugali (58%), Kroaci dhe Letoni (të dyja 53%).
Në anën tjetër të shkallës, pjesa e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme ishte 15% ose më pak në Maltë (10%), Hungari dhe Qipro (të dyja 12%), Luksemburg (14%) dhe Çeki (15%), Kosova me vetëm 5.3 % dhe Moldavia me vetëm 3.1%.
Përdorimi i energjisë së rinovueshme ka shumë përfitime të mëdha në mjedis, që përfshin zvogëlim të emetimeve të gazrave serë, diversifikimin e furnizimeve të energjisë dhe një varësi të ulët nga tregjet e karburanteve fosile (në veçanti, nafta dhe gazi).
Rritja e burimeve të ripërtëritshme të energjisë mund të stimulojë gjithashtu punësimin në BE, përmes krijimit të vendeve të punës në teknologjitë e reja ‘të gjelbra’.
Vendet e BE-së kishin synim që energjia nga burimet e rinovueshme të zinte 20% të konsumit të saj bruto të energjisë përfundimtare deri në vitin 2020. Në fund të vitit 2019 ky synim u realizua 19.7%, krahasuar me 9.6% në 2004.
Ky zhvillim pozitiv është nxitur nga objektivat që u bënë të detyrueshme ligjërisht për rritjen e pjesës së energjisë nga burimet e rinovueshme të miratuara nga Direktiva 2009/28 e BE mbi promovimin e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme.
Ndërsa BE-ja, si një e tërë është në rrugën e duhur për të përmbushur objektivat e saj të vitit 2020, disa Shtete Anëtare do të duhet të bëjnë përpjekje shtesë për të përmbushur detyrimet e tyre në lidhje me dy synimet kryesore: pjesën e përgjithshme të energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumin e përgjithshëm bruto të energjisë./MONITOR
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Transporti u gjallërua në vitin 2021, pas rënies së fortë që shënoi në 2020-n, duke qenë ndër më të prekurat nga kufizimet e brendshme dhe globale që u morën pë...
Qeveria shqiptare ka krijuar një fond garancie sovrane dedikuar fermerëve dhe te gjithë atyre që duan të zhvillojnë një aktivitet bujqësor. Nga kjo garanci janë...
Në parashikimet e reja të Kuadrit Makroekonomik 2023-2025, Ministria e Financave raportoi se borxhi publik i vendit vlerësohet të ketë arritur në 80.1% të PBB-s...
Qeveria shqiptare prezantoi të mërkurën një skemë të garantimit të kredive për sektorin bujqësor nëpërmjet garancive sovrane. Kjo nismë ka qëllim të rrisë akses...
Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ka miratuar metodologjinë e re e cila do të zbatohet në vazhdim sa herë të aplikohet nga ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve pë...
Plani Kombëtar për Energjinë dhe Klimën 2020-2030 i miratuar së fundmi nga qeveria parashikon si element të rëndësishëm sigurinë energjetike dhe në këto kushte ...
Platforma për Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX) do të ofrohet nga një konsorcium grek. Tashmë procedura, e cila hasi një sërë “ngërçesh” gjatë rrugës...
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) zhvilloi një auditim performance me objekt “Efektiviteti i masave të marra për mbrojtjen e konsumatorit nga abuzimet me peshë...
Një studim mbi varfërinë energjetike nxori në pah se në Shqipëri pensionistët dhe prindërit e vetëm e kanë më të vështirë të sigurojnë ngrohje në shtëpitë e tyr...
Banka e Shqipërisë njoftoi të hënën nisjen e funksionimit të sistemit të pagesave AIPS Euro, që do të procesojë pagesat e klientëve të bankave në euro, brenda v...