LIVE UPDATES
Aktualitet

Vdekja e të riut nga Kavaja, faktet se pse gënjen Urgjenca Kombëtare

24 Korrik 2020, 15:50 Nga DOSJA
Vdekja e të riut nga Kavaja, faktet se pse gënjen Urgjenca

Pas denoncimit të skandalit nga SYRI TV në lidhje mos ofrimin e ndihmës në kohë të 27 vjeçarit nga Kavaja, ka reaguar edhe Urgjenca Kombëtare. Në këtë reagim pretendohet se të riut të prekur nga COVID 19 i është ofruar ndihmë në kohë pas dy telefonatave që ai ka bërë pasditen e datës 21 korrik. Dhe për të përforcuar këtë qëndrim Urgjenca Kombëtare ka publikuar edhe foto nga sistemi për lëvizjen e ambulancave, duke pranuar që ai nuk është marrë për tu transportuar menjëherë për në spital, por i është dhënë ndihmë në kushte shtëpie.

Por pas alarmimit të familjarëve dhe vijimit të gjendjes së përkeqësuar, mjekët janë rikthyer sërish dhe këtë herë me mendje të ndryshuar duke vlerësuar që nuk mund të kurohej në shtëpi siç kishin argumentuar vetëm 2 orë më parë, por e kanë marrë për ta transportuar për në Spital. Por përtej veprimeve të mjekëve pasi kishin shkuar në banesë, ajo që denoncohet si skandal është fakti që ky reagim është gati 48 orë pas telefonatës së parë refuzuese ndaj të riut që humbi jetën.

SYRI TV disponon prova të plota se familjarët dhe vetë viktima kishin më shumë se dy ditë që telefononin numrin 127, por prej aty merrnin përgjigje refuzuese. Nga dokumentet ekskluzive që SYRI TV ka, rezulton se tampon 27-vjeçari i është bërë në datën 18 korrik dhe emri i tij rezulton edhe në listën që i është dërguar Komitetit të Ekspertëve si pozitiv me COVID 19. Një ditë më pas kanë filluar peripecitë e kësaj familje dhe telefonatat në drejtim të urgjencës. Kjo konfirmohet edhe më tej nga mesazhi lutës që familjarët i kanë dërguar kryeministrit Edi Rama.

Mesazhi është i datës 21 Korrik dhe mbi 4 orë përpara se Urgjenca Kombëtare të denjonte të jepte përgjigje pozitive. Në këtë mesazh familjarët ankohen se marrin vazhdimisht 127-ën por nuk i japin zgjidhje. Pra provat që dalin në dritë rrëzojnë pretendimin e Urgjencës se nga ana e viktimës dhe familjarëve janë bërë dy telefonata dhe ndaj tyre ka pasur një gatishmëri të menjëhershme. SYRI TV ka tentuar që në momentin e parë që të marrë një reagim nga ana e Urgjencës Kombëtare duke telefonuar edhe kreun e Urgjencës Skënder Brataj, por përgjigja e tij ishte negative për një prononcim me argumentin se nuk është fare në dijeni të rastit.

Le të shpresojmë që në vijim Urgjenca Kombëtare do të publikojë edhe informacionin e saktë se sa herë ka telefonuar viktima dhe familjarët e tij deri në momentin që I është ofruar ndihma pasditen e 21 Korrikut, por që rezultoi se ishte tepër vonë.

Marrë nga Syri.net

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdekja e 27 vjecarit nga covid-19 vdekja e 27 vjecarit nga covid-19

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet