All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Vdekja e 53-vjeçarit në kantierin e rindërtimit, merren nën hetim tre kompani

9 Maj 2022, 22:26 Nga DOSJA
Vdekja e 53-vjeçarit në kantierin e rindërtimit, merren
All - Paragraf - 1

Policia e Durrësit njoftoi të dielën arrestimin e 3 personave të dyshuar si përgjegjës për sigurinë dhe kushtet e punës në një kantier ndërtimi ku humbi jetën një 53 vjeçar. Njoftimi telegrafik i policisë nuk saktësoi datën, orën e ngjarjes, dhe rolin e të arrestuarve, por vetëm njoftoi se dyshohej se burri kishte humbur jetën teksa punonte, si pasojë e moszbatimit të rregullave të sigurisë në punë.

Në një sqarim për BIRN zyrtarisht zëdhënësja për mediat e Drejtorisë së Policisë Durrës sqaroi vetëm se ngjarja kishte ndodhur më datë 7 maj, ditën e shtunë. BIRN mësoi se ngjarja që ndodhi në lagjen numër 15 ishte në një nga kantieret e ndërtimit për lagjet ku do strehohen të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, të cilët mbetën pa banesa.

“Momentalisht nuk kemi informacione të tjera përveç asaj që na kanë thënë inxhinierët, ku ndodhi, se ra tek kafazi teksa ishte duke afruar për të shkarkuar tullat”, sqaroi për BIRN një përfaqësues i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, në degën e Durrësit.

Përfaqësuesi që kërkoi të mos i përmendej emri tha se ata kishin filluar hetimet për rastin.

“Kemi qenë, kemi hapur 3 çështje sepse janë me nënkontraktorë dhe kjo ngjarje që ka ndodhur është një punonjës i një nënkontraktori aty. I kemi hapur një çështje edhe firmës kryesore, investitorit dhe jemi duke mbledhur informacionet”, sqaroi zyrtari.

Sipas tij ngjarja ndodhi tek kompania që ishte nënkontraktuar për realizimin e muraturës së godinave që po ngrihen në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019. Kompanitë e përfshira nuk ishin të arritshme për një koment. Ndërkohë familjarët e viktimës ngritën dyshime përpara medias paraditen e së hënës, se ngjarja mund të deformohej për të ja lënë fajin viktimës.

“Mbetet për tu parë deri sa të sillet dokumentacioni i plotë nga subjekti. Patjetër që ka qenë i regjistruar sepse vetë subjekti që e ka pasur të punësuar ka bërë njoftimin e aksidentit sipas procedurave ligjore, brenda afatit 24 orë”, u shpreh përfaqësuesi i Inspektoratit të Punës në Durrës.

Ky është aksidenti i dytë i rëndë brenda pak kohësh në Durrës. Në muajin prill policia arrestoi 3 persona pas aksidentimit për vdekje të një 19 vjeçari në Portin e Durrësit, teksa punonte si punëtor ngarkim-shkarkimi në Terminalin e Kontejnerëve. Ndërtimi bashkë me elektricitetin e minierat janë sektorët me më shumë raste aksidentesh fatale në punë. Në ndërtim në tre vitet e fundit është shënuar numër më i lartë viktimash. Vitin që kaloi 8 punonjës ndërtimi humbën jetën në detyrë sipas Inspektoratit të Punës, shumica pas rënies nga lartësitë.

Marrë nga Reporter.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne durres durres aksidenti ne durres durres

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë