Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
RROGOZHINË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në cilësinë e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për qarkun, tha se njerëzit duhet të gjykohen nga sa punë bëjnë, jo sa bukur flasin. Veliaj ironizoi Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku edhe u thirr në cilësinë e dëshmitarit, duke pretenduar sipas tij se Partia Demokratike është kundër çdo vepre të mirë që bëhet në vend.
“E patë këtë komisionin? U mbars mali dhe polli një mi! Thonë: Ju keni vjedhur në 2047-ën! Si fillim, 2047-a nuk ka ardhur ende. Si mund të jemi fajtorë për të ardhmen që s’ka ndodhur? E dyta, si mund të vazhdonim të rrinin në plehra? Në shumicën e qyteteve të Italisë çmimi për trajtimin e mbetjeve është 3-fish më i lartë se këtu. Edhe çmimi i Lulit ishte 30% më i lartë. Nëse Tirana është sot më e pastër, madje bëhet edhe më lirë, atëherë kjo është një punë e mirë, që ne i qëndrojmë gjithë ditën dhe gjithë natën, se ne s’kemi lidhje me zhulin, as me plehrat, as me ndotjen. Të thuash se e dua të pastrën, por vetëm pse e bëre ti që je kundërshtari im, unë do ta prish, kjo nuk shkon! Ta kesh inat komshiun, por nëse shikon që po pastron shkallën, ti thua ‘puna e mbarë. Faleminderit që na e bëre xixë’. Ti mund ta kesh inat elektriçistin, por kur ai të sjell dritën, ti thua ‘inat të kam, por hakun s’ta ha dot. Faleminderit që na ndriçove’. Ti mund ta kesh inat fadromistin, por nëse të shtron rrugën për tek shtëpia jote, ti i thua ‘inatin mënjanë, por faleminderit që ma bëre rrugën’. Ti mund ta kesh inat bujkun, por nëse bujku të sjell një ushqim cilësor, bio, falë edhe këtyre ndihmave, edhe tavolina jote ka më shumë ushqim për më pak para, do t’i thuash bujkut ‘Faleminderit!’. Ti mund ta kesh inat policin, por nëse polici kap hajdutin, nëse polici të siguron jetën, nëse polici të përgjigjet në fatkeqësi, atëherë do ta falenderosh. Ti mund ta kesh inat infermieren, por nëse infermierja erdhi të mati tensionin, erdhi të bëri vaksinën, ti do t’i thuash ‘inatet tona personale mënjanë, por më shpëtove jetën’. Ti mund ta kesh inat Edi Ramën dhe qeverinë tonë, por për sa kohë të ka shërbyer, jepi hakën. Dhe për sa kohë që ka qenë në gatishmëri, në 6 mars jepe votën për Edisonin, për Edin dhe për Partinë Socialiste,”- tha Veliaj.
Ndërkohë që gjatë dëshmisë së tij, Veliaj shkeli ligjin duke gënjyer pasi pretendoi se në vitin 2017 shkresa për inceneratorët është miratuar nga Këshilli Bashkiak, por në fakt nuk ka ndodhur ashtu. (Shiko këtu)
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta gjatë takimit me të rinjtë në Dibër. Teksa një djalë e telefonuan, Rama i kërkoi që të dilte dhe të fliste...
SHKODËR– Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar pasardhësin e tij në detyrë, Edi Rama lidhur me investimet e bëra në qytetin e Shkodrës gjatë qën...
DURRËS- Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar me të rinjtë në Durrës ditën e sotme. Nga takimi me të rinjtë Basha ka deklaruar se largimi i tyre jashtë v...
DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se legalizimi i kanabisit sjell të ardhura në buxhetin e shtetit si dhe krijon vende pune. Nga Dibra, duke folur ...
DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka pyetur qytëtarët nëse duhet tu japin mundësi emigrantëve që të legalizojnë paratë e tyre nga puna. Nga Dibra, Rama ka thënë...
SHKODËR- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se shpenzimet e fushatës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit mbulohen pa ndihmën e Lëvizjes ...
SHKODËR-Ish-kryeministri Sali Berisha, ka thënë se nuk do të kundërshtojë rezultatin e zgjedhjeve të lira, por do të ketë kundërshti nëse sipas tij dhunohe...
LUSHNJE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një video nga takimi i djeshëm në Lushjne. Në një postim në Facebook, Basha u ka bërë thirrje qytetarëve të Lus...
SHBA- Djali i multimilardierit George Soros, Aleksandër, ka publikuar një foto me kryeministrin Edi Rama, gjatë një takimi të javës së kaluar. Në Facebook, Soro...
TIRANË– Ish-ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka folur rreth luftës që Rusia ka nisur në Ukrainë nga Rusia. I ftuar përmes Skype në edision...