Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Ministrat raportuan këtë të mërkurë, vendimet që u miratuan gjatë mbledhjes së qeverisë. Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaruan vendimet që u miratuan.
Zv.kryeministri, Arben Ahmetaj deklaroi se me 25 nëntor do të nisë shpërndarja e apartamenteve për familjet në nevojë të prekura nga tërmeti. Fillimisht do të bëhet shpërndarja e banesave për familjet në nevojë, të moshuarit e vetmuar dhe familjet e policëve të rënë në krye të detyrës, e më pas të tjerët do të marrin banesat me short publik.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj pohoi gjatë fjalimit të saj se qeveria ka miratuar 3 projektvendime. Një prej tyre ka të bëjë me projektvendimin e Eurobondit, ku qeveria shqiptare do të marrë një borxh për të përballuar shpenzime shesë për buxhetin e shtetit, ndërsa dy vendimet e tjera kanë të bëjnë me eksportet në kuadër të nismës ‘Open Balkan’ dhe një për dhënien me qira të një sipërfaqe në Vlorë që do të përdoret për biznes.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zbuloi se punonjësit e policisë Rrugore do të pajisen me smartphone të cilët do të kenë edhe printin përkatës që sapo të evidentohet shkelja e kryer nga një drejtues mjeti, gjoba do t’u jepet në prezencë. Kjo do të bëjë sipas Çuçit shmangien e një “negociate” për gjobën mes policit dhe shoferit që ka kryer shkeljen. Shqipëria do të blejë edhe gjashtë radarë të cilët evidentojnë kryesisht shpejtësinë me të cilën qarkullojnë mjetet si ditën edhe natën.
‘Me këtë projekt do marrim rreth 110 smartphone që do jenë në duart e policëve në qarkullim që janë cift me printin përkatës dhe menjëherë kur evidentohet shkelja do të emetohet edhe gjoba duke ia dhënë në prezencë shkelësit. Blerjen e 6 radarëve që punojnë dhe evidentojnë cdo shkelje që lidhet kryesisht me shpejtësinë në qarkullim, ditën apo natën dhe automatikisht për cdo shkelje e çon informacionin dhe gjobën në qendrën operative pa pasur nevojë të “negociojë” shkelësi me punonjësin e policisë.’- tha Çuçi.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE
13:28
VD- Akuzat e PD për raportin e FMN-së, Ibrahimaj: Ekonomia ka ardhur në përmirësim
13:05
Ibrahimaj: Shqipëria gati për të dalë në Eurobond
13:04
VIDEO- Çuçi: Drejtori i ri e nisi punën me analizën e 100 ditëshit
13:01
VIDEO-Rritje pagash për policinë? Çuçi: Jemi duke e menduar, nuk do cënojmë buxhetin
12:38
VIDEO- Ahmetaj: Më 25 nëntor nis shpërndarja e banesave për të prekurit nga tërmeti
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– “Keni 100 ditë kohë. 100 ditë për ta rivënë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. 100 ditë, asnjë ditë më shumë,”– ky is...
TIRANË– Iris Elezi është shkarkuar nga posti i drejtoreshës së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Shkak për shkarkimin e saj është punësimi i bashk...
TiranëVihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. D,...
BRUKSEL– Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell ka reaguar lidhur me tensionet që ka pasur ...
HOLANDË – Të vizitosh Shqipërinë ka plot surpriza. Personat që vijnë këtu qoftë për turizëm apo edhe si pjesë e trupave diplomatike të caktuara shpre...
TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor, me kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ka vendosur masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Vlorës, Hektor Si...
Nga Ferdinand DervishiDitën e gënjeshtrave, 1 prill 2021, pyetja e fundit për zhurmnajën e një procesi të dyshuar si korruptiv iu drejtua presidentit Ilir Meta ...
TIRANË– Redi Balla tha se nuk e kishte parë personin ose personat që qëlluan ndaj tij me armë zjarri por dyshohet se ka gënjyer në dëshminë që u ka d...
LUSHNJË– Policia e Lushnjës ka arrestuar një 49-vjeçar, i cili akuzohet për plagosje me thikë. Pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Lushn...
VLORË– E moshuara e cila u gjet e pajetë mëngjesin e sotmë në Vlorë është identifikuar. Mësohet se ajo është Nafire Nelaj, 71-vjeçe. E moshuar...