Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
PRISHTINË– Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesit e partive politike për të negociuar lidhur me datën e zgjedhjeve të parakohshme. Fillimisht, Osmani ka pritur në Presidencë kreun e Lëvizjes së Vetëvendosjes, Albin Kurti, për t’u konsultuar lidhur me datën e zgjedhjeve të parakohshme. Pas përfundimit të takimit, Kurti ka thënë se nuk kanë rënë dakord për një datë të caktuar por megjithatë të dy kanë shprehur interesimin që zgjedhjet të zhvillohen sa më shpejt.
Më pas, në Presidencë ka shkuar edhe sekretari i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, i cili pas takimit për mediat u shpreh se favorizon datën 7 janar, ndërkohë shtoi se ende nuk e kanë caktuar kandidatin për kryeministër. Po ashtu edhe kryeministri Avudullah Hoti u shpreh për mediat gjatë një konferencë për shtyp, se ende nuk është caktuar se kush do të jetë kandidati për kryetar qeverie në zgjedhje.
Ndërsa, Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka konfirmuar se partia e Fatmir Limajt është në bisedime për bashkim të mundshëm me PDK-në në zgjedhjet. Po ashtu është konfirmuar se nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të kandidojë për President, sakaq pritet të mblidhen që të diskutojnë në lidhje me përzgjedhjen e Kryeministrit nga kjo parti. Takimet me partitë parlamentarë në Kosovë pritet që të vazhdojnë edhe ditën e nesërme me koalicionin “NISMA-AKR” dhe me “Grupin 6+”.
Ndërkohë që data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen në Kosovë duhet të caktohet brenda 40 ditëve. Takimet në Presidencë kanë nisur vetëm një ditë, pasi Gjykata Kushtetuese mori vendimin se qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jo legjitime.
Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e qeverisë Hoti më 3 qershor.
Deputeti Arifi është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim nga Gjykata e Apelit për mashtrim me subvencione. Ndonëse i dënuar, Arifi kishte votuar pro formimit të qeverisë Hoti në seancën e 3 qershorit. Sakaq, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topallit e shumë të tjerëve që kanë qenë të dënuar për vepra penale dhe me kusht, nuk kanë të drejtë të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme.
(I.A/k.m/a.k/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SUEDI-Qeveria suedeze ka marrë vendim, për mbylljen e kufirit të saj me Danimarkën, në mënyrë që të shmangë përhapjen e mutacionit të ri të Covid-19. Lajmi ësht...
Një gjykatë gjermane e dënoi të hënën me burgim të përjetshëm atentatorin e një sulmi vdekjeprurës të vitit 2019 ndaj një sinagoge në Halle.Ekstremisti i djatht...
Dhjetëra llogari emaili të punonjësve në Departamentin e Thesarit janë kompromentuar nga hakerë të sofistikuar, përgjegjës për një fushatë të gjerë spiunazhi ku...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese vendosi ditën e sotme që Kosova do të ketë zgjedhje brenda 40 ditësh.Ai dha një deklaratë të fortë për Vjosa Osmanin duke...
KOSOVË- Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani do të thërras në takim ditën e nesërme të gjitha partitë për të zgjedhur datën e zgjedhjeve të reja....
KOSOVË– Pas vendimit që ka marrë ditën e sotme Gjykata Kushtetuese në Kosovë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka të drejtë të kandidojë për deputet në...
KOSOVË- Anëtaret e Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale për ri-kthimin e Albin Kurit si Kryeministër. Ish-Ministri i Punëve të B...
KOSOVË- Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës si dhe deputete në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje , Arbërie Nagavci ka reaguar mbi vendimin e Gjykatës Kushteteu...
KOSOVË- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka reaguar mbi drogën që është vjedhur në rajonin e Vallandovës. Në një deklaratë për mediat ai ka ...
KOSOVË- Arsyeja pse Gjykata Kushtetuese e ka cuar vendin në zgjedhje është pasi qeveria nuk i ka patur votat e plota të deputetëve në Kuvend. Në nenin 95 t...