Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Vëzhgimi në Tiranë, kompania Ardeco vazhdon ndërtimet pa sigurinë në punë (VD)
19 Shtator 2019, 06:51Nga DOSJA
TIRANË– Dy punonjës ndërtimi vdiqën kur një skelë ku ata po punonin u shkëput duke rënë në tokë. Ngjarja e rëndë e datës 16 gusht 2019 u shoqërua me një aksion kontrollesh prej Inspektoriatit Shtetëror të Punës. Vetëm në Tiranë u bllokuan të paktën 18 subjekte në dy muaj.
“Në kantier janë evidentuar mosinstalimi i skelerisë që duhet në objektet e ndërtimeve në lartësi mbi 2 metër, mospajisja me parmakë anësorë për daljet në hapësirë, mosmbyllja e kafazëve të ashensorit, mospërdorimi i mjeteve mbrojtësi individuale.”
Inspektoriati i Punës kërkon respektimin e plotë të parashikimeve për kompanitë ndërtuese. “Ligji përcakton qartë që duhet vendosur skeleri në të katër anët. Në vendin që punohet duhet skeleri sipas përcaktimeve ligjore.”
Por megjithë kontrollet në terren, vdekjet e shkaktuara në punë nuk u ndalën. Me 7 shtator u raportua për një person që ndërroi jetë pranë një kantieri ndërtimi në rrugën “5 Maji” në kryeqytet.
Sipas dëshmitarëve, punëtori 66-vjeçar i ndërtimit ishte brenda kantierit të firmës Ardeco kur u rrëzua nga një lartësi duke ndërruar jetë. Ndërkaq ende nuk dihen shkaqet zyrtare që çuan në vdekjen e 66-vjeçarit.
Por edhe në këtë rast Inspektoriati i Punës mori vendimin për të pezulluar punimet në kantierin e ndërtimit në pronësi të vëllezërve Arben dhe Adrian Myderizi. Por në terren situata është komplet ndryshe. Edhe pse në masën pezullim aktiviteti, puna në kantierin Myderizi vijon sikur asgjë nuk ka ndodhur.
Përveç se po shkelet vendimi i Inspektoriatit të Punës, duke vijuar punimet, situata është dhe më problematike pasi objekti në ndërtim e sipër nuk ka masat më minimale të sigurisë.
RTV Ora do të vijojë investigimin në ditët në vijim jo vetëm për subjektin Ardeco, por për çdo subjekt ndërtues të cilët duke mos zbatuar asnjë masë sigurie të përcaktuar në ligj janë burim vdekje për punonjësit e vet si dhe për kalimtarët e rastit. Kjo për të mos lejuar ngjarje të tjera tragjike.
Tiranë- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbërrin te Gjykata e Krimeve të Rënda i shoqëruar nga avokati Maks Haxhia. Tahiri nuk ka dhënë asnjë deklaratë për me...
Tiranë- Gazetari Blendi Fevziu ka treguar mbrëmjen e kaluar në emisionin që vetë drejton, eksperiencën e tij si pedagog rreth 15 vite më parë dhe se çfa...
TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur fajtor për shpërdorim detyre ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.Gjatë dhënies së vendimit, trupa gjyk...
Tiranë- Saimir Kodra shpërtheu në emisionin Opinion, teksa po diskutohej mbi rastin e pedagogut Denis Himçi i cili i kërkonte favore seksuale një student...
Kompani të njohura koncesionare, ose të fushës së ndërtimit figurojnë në listën e subjekteve që kanë marrë fatura fiktive blerjeje dhe janë përfshirë në hetimin...
TIRANË– Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, është pushtetari më i lartë i dënuar nga Gjykata për shkak të dekriminalizimit. Në korrik të vitit ...
LEZHË- Kështu, një situatë e tillë papërgjegjshmërie vjen nga bashkia Lezhë, aty ku kryetari i saj, dëshmon qartazi se nuk është i interesuar për komunitet...