LIVE UPDATES
Sport

VIDEO/ Bushi para Sllovenisë dhe Kosovës: “Synojmë maksimumin ndaj çdo kundërshtari”

5 Nëntor 2021, 14:26 Nga DOSJA
VIDEO/ Bushi para Sllovenisë dhe Kosovës: “Synojmë

TIRANE – Trajneri i përfaqësueses shqiptare U-21, Alban Bushi ka dalë sot në një konferencë për shtyp, në prag të dy ndeshjeve eliminatore të “EURO 2023” ndaj Sllovenisë dhe Kosovës, më 12 dhe 16 nëntor. Pasi ka publikuar listën e 23 futbollistëve të grumbulluar, tekniku i ekipit Shpresa ka folur për pritshmëritë që ka për këto dy sfida, teksa vendosi theksin te ndeshja e parë ndaj Sllovenisë, duke e konsideruar si shumë të rëndësishme. Bushi komentoi çështjen “Ernest Muçi”, si dhe afrimin e Adrian Bajramit nga FSHF-ja te Shqipëria. Ekipi i drejtuar nga tekniku shqiptar do të fillojë grumbullimin më 7 nëntor në Durrës.

Muçi? “Muçi është në listën tonë dhe do jetë me ne. Nëse ka dëmtime apo mungesa të rëndësishme tek ekipi A, atëherë Reja merr lojtarë te ne. Nuk kemi sulmues alternativë, pasi sulmuesit kanë qenë problemi kryesor te ne këtë edicion. 4 sulmuesit që ne kemi pasur në plan, siç janë Tuci, Bullari, Çuni dhe Gjata, nuk janë prej fillimit të sezonit dhe kemi improvizuar. Karricën e futëm si sulmues që është mesfushor. Sulmues të vetëm kemi Muçin dhe do të jetë problem nëse nuk do të jetë, por ai do të jetë me ne”.

Afrimi i Bajramit? “Adrian Bajrami është një lojtar i rëndësishëm, si për U-21 ashtu edhe për Kombëtaren në të ardhmen, është vetëm i datëlindjes 2002. Ka qenë një punë mjaft e mirë e bërë nga Federata e Futbollit për ta afruar këtë lojtar me Shqipërinë, pasi ka pasur tentative edhe nga Zvicra. I uroj mirëseardhjen dhe i uroj suksese me ekipin shqiptar”.

Lëvizjet në listë? “Normalisht lëvizjet në listë ndikojnë negativisht, por ne kemi bërë mirë edhe me lojtarët që kemi pasur. Prandaj është edhe Kombëtarja dhe ne mundohemi të afrojmë sa më shumë lojtarë. Kemi shumë lojtarë datëlindje 2002 dhe janë edhe për sezonin e ardhshëm me Shpresat. Alternativat janë të shumta. Nuk është se kemi pasur probleme, pasi jemi paraqitur mirë kohët e fundit me Kombëtaren dhe jam i gëzuar. Lojtarët na kanë ndjekur, kanë sakrifikuar dhe kanë bërë maksimumin pavarësisht se kundërshtari ka qenë i një niveli më të lartë se ne. Por gjithmonë them që jemi Shqipëria, një ekip modest, i vogël duhet të japim 200% për të mundur ekipe si Sllovenia dhe Çekia”.

Objektivat? “Objektivi ynë është vendi i dytë, por ekipet e tjera në letër janë më të forta. Në letër ne jemi ekipi i katërt, së bashku me Kosovën. Kemi lojtarë shumë cilësorë. Por në momentin që kemi mungesa, kemi probleme për të arritur atë që kemi thënë. Kur kemi gjithë grupin, mendoj që do të bëjmë shumë mirë. Nuk mund të kemi objektiva, si Franca e Anglia. Objektivi ynë i parë është dërgimi i lojtarëve tek ekipi i parë. Ne po marrim edhe rezultate. Me Slloveninë është ndeshja më e rëndësishme. Po fituam atje do të flasim ndryshe. Po sakrifikuam mund t’ia dalim të fitojmë. Unë kam besim se mund t’ia dalim.

Fillimi i mirë është gjysma e punës. Edhe Andorra është e fortë, nuk ka qenë e lehtë, pavarësisht se kemi fituar dy herë. Kanë barazuar me Anglinë, kanë mundur Turqinë. Ne gjithashtu kemi hallet tona. Këto fitore i bëjnë mirë këto fitore, e rrisin grupin dhe optimizmin. Duhet ta mendojmë që duhet të japim 200% për të fituar kundër Sllovenisë. Po ecëm me këtë mendim do të jemi shumë të suksesshëm. Suksesi më i madh do jetë që të kalojnë 4-5 lojtarë në ekipin A, që e kanë kualitetin të bëhen pjesë e kombëtares së madhe”.

Lojtarët e kampionatit shqiptar? “Ua kemi dhënë mundësinë të gjithë lojtarëve të kampionatit. Ata që luajnë janë marrë, si lojtarët e Kukësit, Tafas e Peposhi. Kishim edhe Prengën e Laçit, që ka marrë pak minuta kohët e fundit. Jemi munduar t’i alternojmë, të marrim nga kampionati ynë dhe nga jashtë”.

Ndryshime në formacion? “Do të fusim lojtarët që janë më mirë në formë dhe mendoj që grupi më i madh do të jetë ai që ka luajtur me Slloveninë. Mund të kemi disa ndryshime të vogla, por edhe mund të mos kemi”.

Dy ndeshjet më të rëndësishme të grupit? “Çdo ndeshje është e rëndësishme për ne, për lojtarët. Kur vesh fanellën e Shqipërisë është e rëndësishme, edhe të stërvitesh e jo më të luash. Ka ndeshje prapë, nuk janë vetëm këto të dyja. Janë edhe 4 ndeshje të tjera më pas. Do jemi në lojë, pasi të gjitha ekipet janë të forta dhe do marrin pikë njëra-tjetrës. Objektivi është ndeshja e parë me Slloveninë. Nëse fitojmë kemi shumë shanse për vendin e dytë. Në mars, Shqipëria është pushim dhe mund të marrim edhe lojtarë si Kumbulla e Broja”.

E ardhmja? “Jam mirë te Shqipëria U21 dhe ndihem krenar dhe kam përgjegjësi që drejtoj Shqipërinë. Për momentin jam i fokusuar këtu, ëndrra ime është që të kualifikohem në Europian me këtë ekip”.

Përplasje me Kosovën për lojtarët? “Kemi kontaktuar lojtarë të Kosovës, para se ata të bënin zgjedhjen e tyre. Disa kanë shkuar te Kosova dhe është normale mendoj. Nëse do të kishim një Kombëtare, mendoj se do të kishim një ekip shumë të fortë. Edhe ndeshja me Kosovën është shumë e rëndësishme. Do mundohemi të fitojmë, por më e rëndësishme është ndeshja e pare”.

Konkurencë me Kosovën? “Me Kosovën kemi konkurrencë sikur me ekipet e tjera. Nuk është diçka më ndryshe si të tjerat, si një derbi”.

Aftësi për të nuhatur sulmuesit? “Normalisht një sulmues e dalloj më lehtë. Shqiptarët duan t’i bëjnë fëmijët sulmues, sepse shohin Messin e Ronaldon. Kemi pas mbrojtës, vetëm Pëllumbin dhe Selmanin. Alternativat e tyre janë moshë e vogël. Brojën e kam parë që do bëhet lojtar i madhe, vetëm me një lëvizje te Shqipëria U-19 kur ishte Nevil Dede trajner”.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport adrian bajramit nga fshf-ja alban bushi çështjen “ernest muçi” grumbullimin më 7 nëntor në durrës ndaj sllovenisë dhe kosovës nga tekniku shqiptar trajneri i përfaqësueses shqiptare u-21 adrian bajramit nga fshf-ja alban bushi çështjen “ernest muçi” grumbullimin më 7 nëntor në durrës ndaj sllovenisë dhe kosovës nga tekniku shqiptar trajneri i përfaqësueses shqiptare u-21

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen