Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Sport
VIDEO / Çekiçi shënon dhe i jep shpresë mbijetese ekipit të tij
14 Mars 2021, 13:49Nga DOSJA
TURQI – Endri Çekiçi në vetëm pak kohë është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Ankaragucu në Superligën turke. Mesfushori shqiptar, i cili aktiviziohet rregullisht nga trajneri Karaman, ishte protagonist edhe në sfidën e kësaj të diele mes Ankaragucu dhe Goztepe, duke spikatur me një paraqitje të shkëlqyer.
Çekiçi realizoi golin e dytë sezonal, duke udhëhequr skuadrën kryeqytetase drejt një fitoreje shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë me Ankaragucu, që fitoi 3-0, ndaj një rivali të fortë, duke regjistruar suksesin e 3-të rresht që i ngjiti në kuotën e 29 pikëve në vendin e 17-të, pozicioni i fundit që të siguron qëndrimin në elitën e futbollit turk.
Çekiçi, i cili e nisi sfidën si titullar dhe u zëvendësua në minutën e 83-të nga trajneri Karaman, shënoi golin e 3-të të ndeshjes në minutën 63-të me një goditje të bukur tokazi nga limitet zonës, gol që vulosi edhe fitoren e Ankaragucu.
Idriz Voca, mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, që luan me Ankaragucu, e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli. Përsa i përket Endri Çekiçit, mesfushori pogradecar vazhdon t’i japë sinjale të mira trajnerit Edy Reja, i cili me shumë gjasa do ta grumbullojë për sfidat kualifikuese të Katar 2022 që kuqezinjtë do të zhvillojnë në fund të këtij muaji.
GJERMANI – Viti 2020 ishte vërtet special për Levën që fitoi edhe çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga FIFA, pas suksesit të trefishtë që arriti...
SHQIPËRI-Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar për rizgjedhjen, z.Muamed Sejdini në krye të Federatës së Futbollit së Maqedo...
ITALI– Në javën e 27-të të Serie A Inter fiton ndaj Torinos në transfertë me shifrat 1-2. Aktulisht zikaltrit janë 9 pikë larg nga vendi i dytë që mbahet ...
MILANO-E ardhmja e Mauro Icardit është ende një rebus, shumë skuadra duke përfshirë edhe Milanin kanë në planet e tyre një ofensivë për të transferuar argjentin...
MAQEDONIA E VERIUT – Muamed Sejdini do të jetë president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut edhe për katër vitet e ardhshme. Në asamblenë zg...
ANGLI – Legjenda e boksit Marvin Hagler, kampion i padiskutueshëm i peshave të mesme nga viti 1980 deri më 1987, vdiq papritur në moshën 66 vjeç. Në një ...
ANGLI – Jordan Pickford është një dyshim për kualifikueset e Anglisë për kupën e botës “Katar 2022”, ndeshje që do të nisin në fund të marsit, raportojnë mediat...
ANGLI – Humbja ndaj Manchester United në derbi ishte vetëm një aksident për Manchester City-n, që vazhdon serinë e fitoreve në Premier League. Pas triumfi...
SPANJE – Kryesuesit e renditjen në futbollin spanjoll, Atletico Madrid është ndalur nga Getafe, skuadra periferike e Madridit, duke rihapur garën për titu...