Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Sport
VIDEO / Dhuna gjakos parketin e volejbollit
8 Prill 2021, 11:20Nga DOSJA
KOSOVE – Është rikthyer dhuna në sportin kosovar. Ndeshja e Superligës B të volejbollit kosovar, për fazën e tretë, mes Ulpianës dhe Skënderbeut, është shndërruar në arenë boksi në mes të të dyja palëve.
“Gazeta Express” ka arritur të sigurojë pamje ekskluzive nga përleshja që kishte ndodhur në këtë takim. Situata doli jashtë kontrollit, kur Ulpiana e barazoi rezultatin në 2-2 me sete. Më pas, gjithçka që ndodhi s’ka lidhje me sport.
Skena të turpshme u panë në palestrën “Better Life” në Lipjan, ku pati përleshje, gjakosje dhe ndërhyrje kirurgjike, si rezultat i lëndimeve trupore. Në bazë të këtyre videove shihet kapiteni i skuadrës së Skënderbeut, Astrit Shala, i cili afrohet te pankina e Ulpianës dhe me këtë rast filloi kaosi në parket.
Nga kjo përleshje, më i lënduari mbeti lojtari i Ulpianës, Leutrim Buzuku, i cili u detyrua të shkonte edhe në urgjencë, kurse më vonë iu desh t’i nënshtrohej edhe ndërhyrjes kirurgjike për shkak të frakturës së pësuar në trup.
B.T (Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KOSOVE – Në kushte tejet të vështira atmosferike nga reshjet e borës dhe në një terren të rënduar në stadiumin “Demush Mavraj” të Istogut, u luajtën ndeshjet e ...
TIRANE – Kombëtarja shqiptare e futsallës nuk do ta zhvillojë ndeshjen e eliminatoreve të Europianit 2022 me Ukrainën, e programuar për t’u luajtur më 11 ...
TIRANE – Armelindo Mema është një prej shumë të rinjve të rritur në Europë dhe që ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë. Sulmuesi i ri është pjesë e Shqipër...
SPANJË– Messi e Sergio Ramos prej vitesh kanë rivalizuar fort në fushën e lojës kur është zhvilluar “El Classico” ndërmjet Barcelonës dhe Real Madrid...
MILANO-Inter nuk shkëlqeu ndaj Sassuolos, por vijon të fitojë dhe të thellojë diferencën me ndjekëset, pasi tani e sheh veten plot 11 pikë larg Milanit të vendi...
ITALI – Ka kohë që drejtuesit e kuqezinjve e Milanit kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës së portierit Gigio Donnarumma, i cili është në vitin e fundi...
GJERMANI – Numri 1 i skuadrës bavareze, Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka dalë hapur kundër Superligës së Europës. Kreu i klubit gjerman ka folur n...