Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
VIDEO / Furtunë dhe dallgë deri në 2.5 metra, pezullohet lundrimi në Vlorë
27 Dhjetor 2021, 08:24Nga DOSJA
VLORË – Moti i keq dhe reshjet e shiut gjatë natës kanë krijuar problemet e para në qytetin e Vlorës, ku Autoriteti Portual atje njofton se për shkak të dallgëzimit në det, do të jetë i ndaluar lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit. Ndërkohë, për tragetin e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë nuk ka pezullime për kryerjen e lundrimit.
Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas datës 28 dhjetor.
Njoftimi i Autoritetit Portual të Vlorës:
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 26-27.12.2021 në drejtimin Jug-JugLindje në forcën 4-5bft, 7-10m/s, lartesi dallge 0.50-1.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7 deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.
ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
ME KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE TE PARASHIKUARA, TRAGETI I LINJES VLORE-BRINDISI-VLORE NUK KA PEZULLIME PER KRYERJEN E AKTIVITETIT.
Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 28.12.2021 / 06:00.
GJIROKASTËR – Shirat e rrëmbyer përgjatë 24 orëve të fundit, kanë krijuar probleme seriozore në furnizimin e energjisë elektrike në disa zona në Gjir...
DURRËS – Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm kanë bërë që disa lagje dhe rrugë të qytetit të Durrësit të jenë nën p...
GJIROKASTËR – Probleme si pasojë e motit të keq ka pasur edhe në Gjirokastër dhe në fshatrat përreth saj, ku raportohet se është krijuar situatë e vë...
TEPELENË – Një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përmbysur dhe ka rënë nga 50 metra lartësi. Ngjarja e rëndë është shënuar në në rrugën e...
LONDËR- Një shqiptar 45-vjeçar është arrestuar në Britaninë e Madhe për shkak se është kapur me “shtëpi bari”. I arrestuari është Flamur Shera, i ci...
TIRANË – Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al e hap me një artikull të Deutsche Welle, që citon një raport të Bashkim...