Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
VIDEO/ Kur mbronte ‘ministrin e tij’!Rama-gazetarëve: Kërkojini falje Saimir Tahirit
5 Shkurt 2022, 13:08Nga DOSJA
TIRANË– Video e vitit 2019. Kohë kur kryeministri Edi Rama doli në konferencë për mediat dhe kërkoi nga të gjithë gazetarët që ti kërkonin ndjesë Saimir Tahirit për akuzat e ngritura ndaj tij. Sipas Ramës, mediat dhe gazetarët mbushën median me ‘të vërteta finale’. Madje ai iu tha gazetarëve se do ishte e mira që ta mbyllnin vitin me një kërkesë ndjese për Tahirin që është akuzuar bazuar në thashetheme.
‘Çështjes tjetër, të një njeriu të dyshimtë, ministër të brendshëm të PS. Kam vetëm një përgjigje për ju, kërkojini falje si fillim për cfarë i bëtë bazuar te thashethemet të dy përfaqësuesve të llumit që ua dhatë juve si fakte dhe ju mbushët dynjanë sikur ishit të vërteta finale, madje më akuzuat dhe mua pse nuk e çuat në burg, kërkojini falje. Mbylleni këtë vit me një kërkesë ndjese për Saimir Tahirin.’– tha Rama.
Në atë kohë, Tahiri ishte në ‘fokus’ për shkak të përgjimeve të publikuara në mediat italiane që hidhnin dyshime të forta për lidhje me grupin e trafikantëve të njohur si “Banda e Habilajve”.
Sot Tahiri është në burg! Ish-ministri i Brendshëm u dënua nga Gjykata e Apelit, me 3 vite dhe 4 muaj burgim për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Në 19 tetor 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi në Parlament arrestimin e Saimir Tahirit. Nisur nga përgjimet e publikuara në mediat i...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka cilësuar si fillim arrestimin e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahirit. Me anë të një d...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama tregoi ditën e sotme nga konferenca për shtyp, se javës tjetër do të jetë prezenet në SHBA. Ai tha se në atë vizitë do ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se letra nga ambasada ruse u është dërguar të gjitha qeverive e se vetëm në Shqipëri u krijua ajo zhu...
TIRANË- Ish-deputeti Lefter Maliqi ka komentuar vendimin e gjykatës për burgosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Me anë të një postimi në Face...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që ta kalojë mëngjesin nga Liqeni i Tiranës. Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka kujtuar 5-vjetorin e ndarj...