LIVE UPDATES
Politike

Basha mbledh të rinjtë mbi urën e lumit Buna në Shkodër: Më rezervuat këtë diell të ngrohtë, e paskemi bllokuar rrugë

5 Prill 2021, 14:25 Nga DOSJA
Basha mbledh të rinjtë mbi urën e lumit Buna në

Në vizitën e tij në Shkodër, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është takuar me disa të rinj shkodran të cilët e kanë pritur tek Ura e Bunës. Pasi i falënderoi për mikpritjen, Basha tha se Ura e Bunës është vepër infrastrukturore që e bën të ndihet krenar për pjesën që pati në projektimin e saj. Ai tha se ura është projektuar jo vetëm t’u përgjigjej nevojave të shkodranëve, por edhe vizionit të Partisë Demokratike që kishte për Shkodrën turistike.

Lulzim Basha: Dua në radhë të parë t’ju falënderoj nga zemra për mikpritjen, zonjat, gratë e Shkodrës, edhe zotërinjtë e Shkodrës sigurisht, dhe të rinjtë, djemtë e Shkodrës. Jam në një vepër infrastrukturore në të cilën e them me krenari, kam patur mundësinë të jem pjesë e këtij projektimi të kësaj vepre. Ishte konceptuar si një zëvendësim i urës së vjetër, por në ato vite për ne ishte shumë e rëndësishme që çdo vepër që do të ndërtonim mos të ndërtohej sot për nesër, por të ndërtohej për perspektivën dhe për të ardhmen. Pra, e mbaj mend i kërkuam projektuesve të siguronin që ura që do të ndërtonin jo vetëm t’i përgjigjej nevojave dhe projeksionit të nevojave të trafikut rrugor, por po kështu vizionit tonë për Shkodrën. Vizion i cili parashikon që ky liqen që shtrihet përtej nesh dhe që lidhet me lumin e Bunës me detin përbëjnë një pasuri të vërtet jo thjeshtë natyrore por edhe turistike siç është unike për Shkodrën dhe shkodranët prandaj dhe kjo pjesë e urës ku ndodhemi është projektuar si një mekanizëm që hapet. Domethënë ajo platformë për këdo që nuk e di është pjesë e mekanizmit të hapjes së urës në mënyrë që të lundronin anijet turistike, jahtet turistike madje edhe veljerët që janë me vela kishin mundësi të futeshin për në liqen e të dilnin nga liqeni i Shkodrës për tu futur në det. Kjo është pjesa e historisë të bukur të dikurshme. Qëkur ka mbaruar, në fund të qeverisjes sonë, e deri më sot në dijeninë time zonja kryetare mekanizmi nuk është hap asnjëherë madje është ndryshkur siç është ndryshkur dhe siç ka ngecur në vend e gjithçka në Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama në këto tetë vite. Ekonomia, arsimi, shëndetësia, turizmi, mjedisi, kujdesi për prindërit tanë, rrogat, pensionet, të gjitha kanë ngecur në vend. Të vetmet gjëra që kanë shkuar lart janë çmimet, janë kostoja e jetesës dhe numri i te rinjve që largohen nga Shqipëria. Me dy fjalë ajo që do të bëjmë së bashku me 25 prill është që do ta ç ‘bllokojmë këtë mekanizëm. Me votën tuaj do ta ç’bllokojmë këtë mekanizëm të ndryshkur, do sjellim ndryshimin dhe se kam fjalën vetëm për mekanizmin e kësaj ure se edhe këtë mekanizëm do të ç’bllokojmë por për të ç’bllokuar dhe për të hequr pengmarrjen e ekonomisë shqiptare, duhet që me 25 prill, rinia e Shkodrës, rinia e gjithë Shqipërisë t’i prijë ndryshimit, me pjesëmarrje, me votë masive për ndryshim. Dhe ne do t’ju përgjigjemi, do t’ju përgjigjemi me arsimin e pritshmërive tuaja, me kualifikimin profesional, me reformat e vërteta në universitete si Universiteti i Shkodrës, që t’ju përgatisin për profesione të denja në jetë dhe do t’ju përgjigjemi duke ngjallur, duke ndezur motorët e ekonomisë e në veçanti turizmit që do të jetë një nga degët kryesore të ekonomisë shkodrane dhe ekonomisë kombëtare. Dhe do të jemi prapë këtu pastaj, por jo për të bërë deklarata por për të mundësuar që mekanizmi i ndryshkur i kësaj ure, te riparohet, kjo urë të hapet dhe anijet turistike të vërshojnë duke sjellë me vete edhe turistë edhe konsum edhe mirëqenie për bizneset e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë dhe një stad dhe një cilësi të re jete të standardit europian, për Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë sepse Shkodra ka qenë edhe në ditët më të errëta fortesa jonë për identitetin tonë europian. Ne kemi shërbyer me devotshmëri për ta afruar me Europën, ju keni qenë të gjithë të vegjël kur hoqëm vizat dhe së bashku tani është brezi juaj motivi dhe energjia që do na japi energjinë neve si qeveri të arrijmë objektivin tonë më madhor që është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ju falënderoj nga zemra për praninë tuaj, për mbështetjen tuaj dhe ju ofroj që deri më 25 prill të bëjmë gjithçka që çdo i ri dhe çdo e re të jetë pjesë e fitores. Nuk do të ngecemi më në vend, por do të ecim përparme besim tek njeri-tjetri me besim tek Shkodra dhe Shqipëria drejt destinacionit tonë që është Shqipëria si gjithë Europa. Faleminderit shumë.

vijon…

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha ne shkoder zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha ne shkoder zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 5 Prill 2021, 13:20

SHKODËR– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Shkodrës ku zhvilloi një bashkëbisedim me përfaqësues të bizneseve dhe punonjë...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion