LIVE UPDATES
Politike

5 Prill 2021, 13:20 Nga DOSJA

SHKODËR– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Shkodrës ku zhvilloi një bashkëbisedim me përfaqësues të bizneseve dhe punonjës të përpunimit të drurit. Basha dëgjoi nga afër problemet e sipërmarrësve, të cilët u shprehën se dëmi që u është shkaktuar pandemia është dyfishuar me taksat e larta të qeverisë dhe janë në prag të falimentimit. Ata gjithashtu thanë se nëse shteti do u vijë në ndihmë, kanë kapacitete për të punësuar shqiptarët pa qenë nevoja të marrin njerëz nga Bangladeshi.


“Zoti Basha, po të them dhe një herë ky popull është i vuajtur, akoma po vuan. Duhet se s’bën që e t’ja hyjmë nga e para me meritokracinë e saktë, që të jenë njerëz të përzgjedhur që i shërbejnë këtij vendi dhe i shërbejnë këtij kombi. Se me ç’po shohim në televizione , të gjithë mediat po japin ikjet masive të këtij populli. Nuk është problemi që do iki Rama apo do vij dikush tjetër, që të importojmë njerëz. Jo! Ne duhet ta ndërtojmë vet vendin, nuk kemi nevojë të marrim as nga Bangladeshi dhe as nga ndonjë vend tjetër aziatik. Në qoftë se ne do të marrim, do ta shpërbëjmë këtë komb! Prandaj, të lutem shumë në emrin tim dhe në emër të gjithë këtyre njerëzve se ka sipërmarrës këtu që ne duhet të ulim taksat. Taksa është më diskriminuesja. Të lutem Basha, ne kemi probleme me të gjitha taksat. Ne nuk kemi kohë t’i themi sot të gjitha, por kemi sa të duash që t’i shërbejmë këtij vendi,”– u shpreh një nga përfaqësuesit.

“Edhe unë jam një tregtar, biznes i madh i thonë, por ka 8 vite që ne po mbijetojmë. As kemi marrë mbështetje nga COVID-i, të gjithë punëtorët i kam paguar vet nga xhepat tonë. Unë di me thënë për dy muaj kam humbur 20 milion lekë. Unë kokrrën e lekut s’kam marrë. Dikush që ka marrë 400 mijë lekëshin, unë nuk kam marrë asgjë. Unë dy gjëra du me të sugjeru, se dua me i rinovu makineritë, edhe e shoh që është një taksë TVSH-je që është shumë e rëndë. Jo për mua, por për të gjithë biznesin shqiptarë. Të lutem në qoftë se ke mundësi ose me e përgjysmu, ose me heq fare TVSH e makinerive. Tani dua të blej një makineri 100 mijë euro dhe duhet ti jap shtetit 20 mijë euro TVSH. Pak jemi dëmtuar nga kovid, pak nga të tërat që na kanë rënë, biznesi, ka shkuar drejt falimentimit,”- tha një nga sipërmarrësit.

Kreu i opozitës përsëriti angazhimin se qeveria e dal nga vota e 25 prillit, do të vërë në funksion taksën e sheshtë 9%, e cila do të çlirojë sipërmarrjen shqiptare nga vjedhja që i është bërë për 8 vite. Ai gjithashtu tha se me uljen e kontributeve shoqërore në 18%, uljen e çmimit të karburantit duke hequr 240 lekë taksën Rama mbi karburantin, fashat e energjisë për biznesin prodhues, heqjen terrorin  inspektorateve të kontrollit, janë vetëm disa nga lehtësirat që do t’i vijnë në ndihmë biznesit në Shqipëri.

“Së pari ju falënderoj për mikpritjen. Në qytetin e Shkodrës kam qenë rregullisht dhe një nga pjesë më të rëndësishme të vizitave të mia këtu e kam konsideruar të nevojshme gjithmonë kontaktin me biznesin, me biznesin e vogël ku kam shëtitur derë më derë, në rrugët kryesore por dhe në lagjet e qytetit dhe kam parë me sytë e mi gjendjen e mjerueshme ku ndodhet por dhe me biznesin prodhues ku Shkodra ka qenë udhëheqëse e prodhimit, e në veçanti të prodhimit për eksport, që nga fillimi demokracisë e këtej. Si gjithë Shqipëria edhe Shkodra është në një krizë të thellë ekonomike.

Arsyeja pse vijmë tek ju sot nuk është thjesht dhe vetëm për të përsëritur hallet dhe problemet që i kemi dëgjuar dhe i kemi diskutuar prej kohësh por për t’ju thënë që në bazë të këtyre halleve dhe problemeve, në bazë të këtyre sfidave dhe vështirësive të 8 viteve që ka hequr sipërmarrja shqiptare në tërësi, biznesi i vogël, biznesi i madh, biznesi prodhues dhe që është përcjellë pastaj dhe tek punëtorët tuaj, tek punonjësit dhe tek familjet e tyre, ne kemi hartuar një program me zgjidhje konkrete. Natyrisht nuk është një program mrekullish siç e thatë dhe vetë, nuk është një seri premtimesh se ju jeni ngopur me premtime të pa mbajtura. Tetë vite premtime të pa mbajtura. Premtime të cilat jo vetëm nuk u realizuan por shkojnë në drejtimin e kundërt, rriti çmimin e karburantit, rriti çmimin e energjisë, rriti taksat. Çfarë ndodhi? E paguan qytetarët, e paguan familjet, e pagoi biznesi. Programi ynë synon në radhë të parë ta bëjë Shqipërinë përsëri konkurruese si brenda për brenda ashtu edhe në rajon prandaj taksa e sheshtë 9%, ulja e kontributit shoqëroro në 18%, ulja e çmimit të karburantit me 240 lekë duke hequr 240 lekë taksën Rama mbi karburantin, fashat e energjisë për biznesin prodhues sikundër një klimë miqësore edhe ndaj biznesit i cili harxhon sot jo orë e ditë po javë nën terrorin e kontroll pas kontrolli, inspektoriat pas inspektorati, burokracira pa fund, aplikacione dhe aplikime pa fund dhe që nuk marrin kurrë përgjigje, stres dhe e gjitha kjo, natyrisht, përkthehet edhe në kosto financiare. Koha është flori dhe për askënd më shumë sesa për sipërmarrjen, për biznesin. Ju e paguani këtë fature, natyrisht këtë faturë e paguajnë edhe punonjësit tuaj.

Tani, me lekët që do të mbeten në xhepat tuaj, në kontot tuaja,  me programin tonë, ju do të jeni në gjendje në radhë të parë, të investoni, të hapni vende të reja pune, të rrisni prodhimin, cilësinë e prodhimit dhe të jeni në gjendje po kështu t’i përgjigjeni edhe kërkesës për paga më të mira që kanë njerëzit për të përballuar koston e tyre të jetës dhe kjo na bashkon të treve, qeverinë e ardhshme, ju si sipërmarrje dhe punëmarrësit, punonjësit tuaj të cilët janë ata që e vuajnë në palcë varfërinë, rritjen e kostos së jetës dhe pamundësinë për të rrit pagat. Se siç e kemi thënë vetë gjatë këtyre 8 viteve qeveria s’ka menduar për asgjë. Pa diskutim pjesë e planit tonë është dhe investimi, investimi juaj dhe investimet e huaja. Dhe ajo që përmendët për TVSH-në e makinerive mbi një vlerë të caktuar që ishte një masë që e morëm për ti ardhur në ndihmë biznesit, provoi që ishte një masë e duhur. Më fal, po ca të duhet ty një rregull TVSH-je 20% kur biznesi nuk është në gjendje ta blejë atë linjë prodhimi. Në qoftë se ajo linjë prodhimi blihet, vihet në funksion, prodhon, punëson, punëson kryefamiljarë, rrit konsumin e atyre familjeve, atëherë të gjithë kanë përfituar. Kjo është logjika e një qeverie që është pro sipërmarrjes, pro biznesit dhe natyrisht duke qenë pro biznesit është dhe pro punësimit dhe rritjes së rrogave. Ndaj në planin tonë ne kemi parashikuar këto masa të cilat cekët dhe që të funksionojnë jo thjeshtë të jenë të shkruajtura në letër siç janë sot një pjesë e mirë prej tyre por nuk zbatohen po nuk dhe kaparin, po nuk dhe ryshfetin, madhe ju e dini fare mirë, tani duke e parë që biznesi s’ka as lekë për t’iu dhënë tani shkojnë e futen si aksionarë e marrin pjesë të biznesit, kjo është shkalla më e lartë e korrupsionit siç e cituan edhe raportet e shteteve të bashkuara të Amerikës, departamentit të shtetit, raporti I Transparency International, shkalla më e lartë e korrupsionit, kur qeveritarët e konsiderojnë veten e tyre padronë të vendit, e konsiderojnë veten e tyre pronarë në biznesin tuaj, që e keni ngritur me djersë, e me sakrifica në 30 vite, jo vetëm  nuk bëjnë detyrën ndaj jush , por ju kanë hypur mbi shpinë. Nuk ndodh kështu në asnjë vend tjetër të rajonit. Kanë problem të gjithë, para disa ditësh kisha për vizitë zëvendës kryeministrin e Maqedonisë, 1. 5 miliardë euro ka dhënë Maqedonia për të luftuar efektet e pandemisë, ndërsa ju më thoni, 200 punëtorë për dy muaj i keni paguar nga xhepi juaj dhe ky natyrisht është një gjest fisnik për t’u përshëndetur se kishin ngelur për bukën e gojës përndryshe, po s’ishte detyra juaj dhe s’është detyra juaj. Është detyra e shtetit prandaj i ka marrë taksat nga ju 30 vite me radhë që në ditë të tilla, t’i gjendet pranë biznesit. Ne besojmë fort se këto dy faktorë do të ndihmojnë për të kthyer pozitivitet, konkurrencë, trajtim të barabartë dhe stimulim te biznesi shqiptar. Nga njëra anë, plani ynë fiskal, i cili do të ulë taksat, nuk do të jenë më të larta as taksat, as çmimet e energjisë dhe të naftës se Mali i Zi, apo Maqedonia, apo Kosova dhe së dyti; qasja jonë, qasja jonë ndaj sipërmarrjes. Ju jeni shpresa për ta nxjerrë ekonominë nga kriza, jo lopë për t’u mjelur për xhepat e korruptuar të zyrtarëve. Është e turpshme që në vend që të marrë përgjegjësitë për 8 vjet dështime, ai të cilit i ka ardhur tani momenti për ta larguar me votë, bredh nëpër Shqipëri për të treguar broçkulla nga momenti deri në darkë dhe duke thënë që ajo që na pret po e votuam për mandatin e tretë është që do të na sjellë punonjës nga Bangladeshi. Po ju them ashtu siç e ka thënë vetë që me të vërtetë edhe 4 vjet të tjera me këtë njeri të papërgjegjshëm nuk kemi parë asgjë akoma. Jo punëtorë nga Bangladeshi, por do ta bëjë Shqipërinë më keq se Bangladeshi. Dhe këtë ju e dini fare mirë. Në çdo aspekt Shqipëria do të fundoset, do të shkojë keq e më keq, në ekonomi, në arsim, në shëndetësi. Jo punëtorë nga Bangladeshi, por Shqipërinë më keq se Bangladeshi, po ti hapim edhe një herë derën të keqes, se po troket, thotë dua dhe 4 vjet. Mbylljani derën në fytyrë, ti themi boll më. Të votojmë për ndryshimin, të votojmë për Shqipërinë në Europë, një rrugë që e kemi nisur të gjithë së bashku, e cila deri më sot ka mundësuar lëvizjen e lirë, pa viza të shqiptarëve dhe nesër do të mundësojë edhe standarde të tjera të Europës, që është trajtimi i barabartë para ligjit, që është qeveria në ndihmë të sipërmarrjes, në ndihmë të biznesit, që është qeveria në ndihmë të familjeve me pamundësi ekonomike. Prandaj kemi vendosur dyfishimin e ndihmës ekonomike si prioritet tek pjesa  sociale e programit tonë, duke përfshirë këtu dhe ndihmën e personave me aftësi të kufizuara, që folëm pak më përpara zotëri, për djalin tuaj. Të gjitha këto janë të mundura në qoftë se plotësohen dy kushte kryesore. Kushti i parë që Shqipëria ta taksojë biznesin sipas planit tonë, në mënyrë të ndershme, të drejtë, me taksën e sheshtë 9%. Jo biznesin e vogël, sigurisht, siç gënjen ai. Biznesi i vogël do të ketë një tavan jo më shumë se 0.5 % e xhiros vjetore. Jo më shumë se 0.5% e xhiros vjetore do të jetë tavani i taksave e tarifave vendore për biznesin e vogël, të cilin ne e konsiderojmë çdo biznes me xhiro nën 140 milionë lekë të vjetra në vit. Me këto masa të marra së bashku me një frymë të re pozitiviteti, partneriteti jo ortakllëku, partneriteti me sipërmarrjen me të vërtet që ne do ti arrijmë qëllimet që kemi vendosur qoftë në kuadrin e punësimit ku me programin tonë presim që në katër vitet e para të hapim 110 mijë vende të reja  pune, qoftë në kuadrin e rritjeve të rrogave, të  rritjes së mirëqenies për përballimin e kostos së jetës që është problemi kryesorë sot për Shqipërinë dhe për shqiptarët e në veçanti për zonat e diskriminuara si Shkodra. Dhe së fundmi duke bërë të mundur këtë do të ndalim edhe plagën më të madhe që është hapur në trupin e Shqipërisë këto 8 vite që është emigracioni masivë. Shumë gjera kanë shkuar keq e më keq por diçka që e vë re në çdo qytet të Shqipërisë është gjithmonë e më pak të rinj. Kjo do të ndal! Punësimi i rinis, kualifikimi i rinis, punësimi i rinis me paga të mira do të bëjnë të mundur që djemtë dhe vajzat tuaja të jenë afër jush, të jenë me ju, ta themelojnë jetën e tyre këtu dhe të jenë në gjendje të përballojnë me dinjitet koston e jetës e të jetojnë me një cilësi të re jete në vendin e tyre. Ndaj nuk na duhet ai që do të sjellë Bangladeshin këtu por në fakt do të na çoj ne në nivele t e Bangladeshit por na duhet të jemi bashkë, të votoni për Partinë Demokratike, për numrin 9, për ndryshimin, në datë 25 prill dhe të jeni të sigurt që ne kemi planin, ne kemi vizionin, kemi vendosmërinë dhe përvojën që rrugën drejt bashkimit Europian ta çojmë deri në fund. E kemi çuar deri te heqja e vizave do ta çojmë deri në fund dhe do sjellim fonde europiane, standarde europiane dhe cilësi europiane që është ajo që duan të gjithë. Se të gjithë shqiptarët, gjithë Shqipëria, gjithë shkodranët e dinë që anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është garanci për mirëqenien, për demokracinë dhe për stabilitetin. Ndaj ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e jashtëzakonshme që Shkodra dhe sipërmarrja shkodrane na ka dhënë dhe në hartimin e këtij programi. Dua t’ju them, dua të ndaj me ju që në të njëjtën formë, në të njëjtat gjatësi vale me ju është sipërmarrja shqiptare kudo, e çdo lloj, e çdo fushe. Ndryshimin e shoh që shumë prej jush ka arritur, po ju kërkoj që të bëni gjithçka si sipërmarrje, punonjësit tuaj dhe të gjithë të bëni diçka. Ta dini ne kemi përgjegjësinë për të treguar rrugën drejtë ndryshimit dhe për t’ju drejtuar në atë rrugë, ju keni përgjegjësinë për ta bërë ndryshimin të mundur, sepse ndryshimi bëhet vetëm me votë masive më 25 prill. Dalje masive dhe votë masive me 25 prill për të larguar të keqen, për ti mbyllur derën të keqes dhe për të mundësuar ndryshimin që dëshironi,”– tha Basha.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne shkoder lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne shkoder lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021


Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit