Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
VIDEO/ Vuri në panik gjithë Tiranën, Ekspertët inspektojnë pallatin e dyshuar si të deformuar në Rrugën e Kavajës: Nuk
28 Nëntor 2019, 13:20Nga DOSJA
TIRANË– Një grup profesorësh të inxhinierisë së ndërtimit inspektuan këtë të enjte pallatin në rrugën e Kavajës ku u raportua se pas tërmetit të djeshëm 5.6 i shkallës rihter pësoi deformime.
Gazetari i “Panorama.al”, Mariglen Kume ishte në vendngjarje dhe bën të ditur se nga këqyrja e grupit të profesorëve është arritur në konkluzionin se pallati nuk ka pësuar dëmtime. Ekspertët e inxhinierisë panë edhe pikat kyçe të ndërtimit dhe nga konstatimi paraprak dolën në përfundimin se nuk ka pësuar dëme.
Ndërkohë shqetësimit të një qytetareje e cila banonte pikërisht në këtë ndërtesë, nëse mund të futen brenda në pallat për të jetuar dhe a ka rrezik të shembet nëse ka ndonjë tërmet tjetër të fortë, profesorët nuk dhanë një përgjigje përfundimtarë, por u sugjeruan që të kontaktojnë me konstruktorin i cili e ka ndërtuar dhe t’u kërkojnë aktin e kolaudimit.
Gazetari i Panorama raporton gjithashtu se një detaj tjetër që vlen për t’u theksuar nga grupi i profesorëve të inxhinierisë së ndërtimit ishte apeli i tyre që të inspektohen me imtësi pallatet e vjetër të ndërtuar para ‘90-ës, në të cilat së fundmi në katet e para është ndërtuar për t’i kthyer në lokale, pasi sipas tyre në disa raste është prekur struktura e pallateve.
40 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë. Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur
(F.M/DOSJA.AL)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ITALI– Konsulli shqiptar në Itali, Adrian Haskaj nuk i ka mbajtur lotët për situatën e krijuar në Shqipëri me tërmetin. Në një reagim për “Napolimetropoli.it”, ...
Durrës- Tërmeti që ra në Durrës ka sjellë dëmtime edhe në shumë banesa në qytet. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme pallatet në Durrës janë copëtuar os...
TIRANË- Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë më 26 nëntor ka shkaktuar panik tek banorët e kryeqytetit, shumë prej të cilëve kanë braktisur shtëpitë e t...
Durrës- Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me operacionet e kërkim shpëtimit që po kryhen për viktimat e tërmetit që nisi mëngjesin e së martës.Policia nj...
TIRANË– Tre fëmijë kanë trokitur në dyert e Bashkisë së Tiranës për të dhuruar gjithçka kishin kursyer.Në një foto të publikuar në rrjetet sociale n...
TIRANE– Autoriteti i Mediave Audiovizive kërkon më shumë përgjegjshmëri nga redaksitë e lajmeve që raportojnë për situatën e tërmetit. AMA vë në dukje se ...
TIRANË– Një faqe muri është treguar kokëfortë dhe u ka rezistuar edhe lëkundjeve të fuqishme të tërmetit. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale shihe...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu bën thirrje dhuruesve që janë solidarizuar me të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit, që të mos dërgojnë më ndihma ushqimor...
TIRANË– Rolejt Vata, i vogli 7-vjeçar që kishte humbur pasi e ëma e nxorri nga pallti që u shemb është nxjerrë i pajetë. Pavarësisht se nëna e tij e...