LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Xhubleta si dëshmi e identitetit kombëtar

12 Shkurt 2022, 21:40 Nga DOSJA
VIDEO/ Xhubleta si dëshmi e identitetit kombëtar

MALËSI E MADHE- Në oborrin e kishës së fshatit Bajzë, në Malësi të Madhe, një grup të rinjsh po ekspozojnë veshjet tradicionale të zonës, ku bie në sy xhubleta, kjo veshje tipike e grave të zonës së Veriut, nga Malësia e Madhe deri në Dukagjin dhe më gjërë, që vlerësohet si një prej kostumeve më të rralla të kulturës popullore shqiptare. Për shkak të vlerave të saj dhe rrezikut të zhdukjes, rreth dy vite më parë në Shqipëri nisi puna për përgatitjen e dosjes për në UNESCO, si një trashëgimi në rrezik. E reja Ema Shabaj thotë se ka mësuar nga gjyshja e saj të gjithë elementet që përbëjnë xhubletën dhe se ndjehet krenare me këtë veshje.

“Kjo xhubletë është e gjyshes time. Ka 50 vite që e ka punuar dhe jam shumë e nderuar që e mbaj veshur dhe trashëgoj traditën e saj. Është një xhubletë e lashtë, është punim dore dhe e kanë punuar në atë kohë me shumë sakrifica. Çdo punim është me fije sermi”, thotë ajo.

E ardhur nga thellësia e shekujve, xhubleta, deri në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, ishte një veshje e përditshme e grave të malësisë, por me krijimin e kooperativave bujqësore ajo u shndërrua në një veshje ceremoniale. Vajzat shprehin shqetësimin se xhubletat rrezikojnë të zhduken me kalimin e viteve. Shqetësimi për fatin e xhubletës e ka shtyre Rita Shkurtaj të formojë shoqatën “Xhubleta e Alpeve të Shqipërisë”, shoqatë që synon mbrojtjen dhe përcjelljen ndër breza të kësaj pasurie shpirtërore dhe materiale të kombit.

“Edhe në dasma sot, nëse nuk e veshin nusen me xhubletë, të paktën një grup vallesh, kryesisht “Jehona e Kelmendit” tashmë është bërë mjaft e njohur, shoqëron nusen. Por, nga ana tjetër, vërehet tendenca që një xhubletë nusja t’a marrë në pajë. Dhe kjo është një pasuri më vehte, sepse kudo ku vajza shkon, ndoshta deri në Amerikë, ajo ka tendencë të marrë një xhubletë origjinale”, thotë ajo.

Mësuesja Florina Laçaj thotë se, pavarësisht se prej gati 70 vitesh xhubleta ka dalë nga përdorimi i përditshëm, ajo vazhdon të jetë pjesë e trashëgimisë shpirtërore të grave dhe vajzave të malësisë.

Duke dashur të përshkruaj madhështinë e xhubletës, drejtuesja e shoqatës “Xhubleta e Alpeve Shqiptare”, Rita Shkurtaj, thotë se, për të ndërtuar një shtëpi në malësi duhen rreth 6 muaj, ndërsa të krijosh një xhubletë duhen pak më shumë se 9 muaj. Ajo shton se, vitet e fundit vërehet një interesim në rritje i vajzave dhe grave për t’u rikthyer tek xhubleta.

“Ne kemi mendu që xhubleta është në zhdukje, por në malësi të Madhe ka plot xhubleta, një fond mjaft të madh xhubletash të paekspozuara sepse i kanë si suvenire, ashtu si unë që kam xhubletën e nënës time, e cila mund të jetë afër 70 vjeçare si xhubletë”, thekson ajo.

Pavarësisht të përbashktës së tyre, çdo xhubletë është unike. Në muzeun e Shkodrës ruhen disa ekzemplarë të xhubletave. Specialisti i këtij muzeu, Ndriçim Mlika, thotë se xhubleta është tipar dallues i etnosit shqiptar.

“Dalja me shpejtësi prej përdorimit në vitet 60’-70’ ka bërë që praktikisht sot të kemi vetëm një njeri që di me i prodhu. Problemi i këtyre veshjeve është se janë punuar me material organik, lesh, dhe materiali organik ka prirje me u dekompozu. Sado që t’i ruajmë, mund t’i kemi vetëm për një periudhë të caktuar kohe dhe pastaj do të shpërbëhen. Problemi është që me ruajt teknikën si me i ndërtu edhe një herë, me konservu mënyrën se si ato janë krijuar. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, thotë ai.

Dalë nga përdorimi i përditshëm i grave të malësisë, xhubleta vazhdon të rrezikohet bashkë me teknikat e prodhimit. Ndaj, specialisti Mlika thotë se është e rëndësishme të konservohet dijebërja e xhubletës, gjë që mundësohet me përfshirjen e saj në UNESCO, si një pasuri në rrezik, nisëm kjo e Ministrisë së Kulturës, mbështetur nga Fondi shqiptaro-amerikan i zhvillimit.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ema shabaj florina laçaj ndriçim mlika rita shkurtaj ema shabaj florina laçaj ndriçim mlika rita shkurtaj

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen