LIVE UPDATES
Bota

Videot e vënë policinë gjermane nën presion

20 Gusht 2020, 10:44 Nga DOSJA

Që nga fundjava qarkullojnë në internet sekuenca videosh të operacioneve policore në qytetet gjermane. Regjistrimet të kujtojnë pjesërisht veprimet e policëve në SHBA. Kjo ka ndezur një debat për dhunën e policisë.

Vetëm 15 sekonda zgjat videoja e shpërndarë në Twitter. Ajo tregon një punonjës policie që mban poshtë një të ndaluar me gju. Në sfond dikush bërtet: “Hiqe gjurin”. Dhe menjëherë pas kësaj: “Vëlla, kjo nuk është për të qeshur.” Videoja është bërë të shtunën e kaluar gjatë një operacioni policie në Düsseldorf, në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë. Në shikim të parë, pamjet të zgjojnë kujtimet e operacionit të policisë në Minneapolis, SHBA, ku afrikano-amerikani George Floyd vdiq pasi u arrestua me forcë në fund të majit. Në Düsseldorf, i arrestuari 15-vjeçar nuk u dëmtua. Kundër tij ka disa kallëzime, raporton agjensia gjermane e shtypit dpa.

Hetime prokuroria ka nisur edhe kundër policit, që ka përdorur gjurin. Avokati i policit i mbrojti veprimet e klientit të tij.

Ai e kishte fiksuar 15-vjeçarin në kokë me kërcirin e këmbës “Kjo kështu mësohet në trajnim,” i tha avokati Christoph Arnold dpa. Sipas kësaj, 15-vjeçari ende kishte një krah të lirë nën trupin e tij në dysheme. Kjo kishte qenë një situatë e rrezikshme për policin, sepse i ndaluari mund të ngrihej ose, për shembull, të nxirrte një armë. Tani edhe në Gjermani po debatohet për dhunën e policisë. Sa larg mund të shkojë policia? Sa dhunë është e përshtatshme?

Përdorimi i palejueshëm i forcës

Videoja e Düsseldorfit nuk është e vetmja që qarkulloi kudo në Twitter dhe Instagram gjatë fundjavës dhe që tregon operacione potencialisht jo proporcionale policore. Në Instagram po qarkullon edhe një regjistrim i një operacioni  nga Frankfurti në landin e Hessenit. Videoja është regjistruar dhe shpërndarë nga Blaise Francis, një avokat, ​​i cili merret për bamirësi me raste të racizmit. Videoja e tij tregon se si disa nëpunës policie mbajnë një person të arrestuar në tokë. Pak pas kësaj, një polic qëllon me shqelm në nivelin e kokës në drejtim të personit të shtrirë në tokë. Një oficer tjetër, sipas një njoftimi për shtyp nga policia e Frankfurtit, shefi i operacioneve, ndërhyn dhe e tërheq policin. Ai thuhet se e ka raportuar incidentin brenda institucionit më vonë. Prokuroria publike e Frankfurtit thuhet se është në dijeni të incidentit.

Policia gjermane në mision në Dortmund (picture-alliance/dpa/F. Strauch)Policia gjermane në mision në Dortmund

Njoftimi për shtyp i policisë së Frankfurtit flet për një “përdorim të papranueshëm të forcës nga policët kundër dorasit të dyshuar të shtrirë në tokë”. Nga Hanoveri dhe Hamburgu ka video të tjera të operacioneve policore në të cilat të arrestuarit janë fiksuar ose kur persona pranë vendit të ngjarjes largohen nga policët, nganjëherë me sa duket më me forcë se sa është e nevojshme.

Zëra nga politika

Videot që dolën brenda pak ditësh kanë thirrur edhe politikën në skenë. Në Frankfurt partia “E Majta” e komentoi incidentin. “Nuk ka asnjë justifikim për shkelmimin e një personi që është shtrirë në tokë dhe është i fiksuar,” tha Hermann Schaus, zëdhënësi i politikës së brendshme të partisë E Majta në parlamentin e landit të Hessenit.

Lidhur me misionin në Dyseldorf, ministri i Brendshëm i landit, Herbert Reul, tha se pamjet e incidentit gjithashtu e tronditën në fillim. Sidoqoftë, ai paralajmëroi që të mos kalohet në përfundime. “Unë nuk dua ta justifikoj operacionin të shtunën në mbrëmje në asnjë mënyrë, por gjithashtu nuk dua ta dënoj atë para kohe,” tha Reul. Dhuna fizike nga punonjësit e policisë nuk është aspak e paligjshme në vetvete, siç besojnë disa, por shpesh është me vend, e lejueshme dhe e detyrueshme.

Zëdhënësja e politikës së Brendshme për Grupin Parlamentar Aleanca 90/Të Gjelbrit në Bundestag, Irene Mihalic, pajtohet pjesërisht, por ajo i thotë DW: “Ndërhyrja e ashpër dhe përdorimi i forcës mund të jetë e nevojshme kur e kërkon situata, por vetëm atëherë ” Regjistrimet në video të operacionit policor në Düsseldorf tregonin përdorimin e një metode “e cila rrezikon shëndetin dhe jetën e të arrestuarit për arsye që nuk janë të dukshme për mua”. Ky incident tani duhet të sqarohet me detaje.

Marrë nga DW

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota policet ne shba shba policet ne shba shba

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen