LIVE UPDATES
Aktualitet

Vijon SAGA e konfliktit pas satirës me ezanin, rihapet lokali “Corner Comedy”, administratorja: Do vazhdojmë të bëjmë h

24 Gusht 2021, 13:40 Nga DOSJA
Vijon SAGA e konfliktit pas satirës me ezanin, rihapet lokali “Corner

TIRANË– Pak njerëz kishin dëgjuar për “Corner Comedy Club” në Tiranë deri më 14 gusht, kur njëri prej aktorëve të rinj bëri humor me ezanin, thirrjen për lutje të myslimanëve. “Këngë të papërshtatshme për të konkuruar në Top-Fest,” tha aktori Mario në skenën e improvizuar për komedi të lokalit, ndërsa ndez më pas një cigare. Pas një pauze të shkurtër, në sfond dëgjohet ezani.

Njerëzit e pranishëm në lokalin e komedisë qeshën. Por humori zemëroi imamin e Xhamisë së Rrugës së Kavajës, Ahmet Kalaja, i cili e ndau atë në faqen e tij popullore në Facebook bashkë me akuzat për tallje me simbolet e fesë, nxitje të urrejtjes dhe të islamofobisë. Një ortek reagimesh, përfshirë fyerje dhe kërcënime, mbërritën më pas në adresë të aktorit dhe administratores së lokalit. Arlinda Reçi, 24 vjeç, studente e Akademisë së Arteve dhe administratore e lokalit “Corner Comedy Club” i tha BIRN se ishte shokuar nga numri i lartë i mesazheve fyese dhe kërcënuese në adresën e lokalit në Instagram.

“Deri në mesditën e të dielës [15 gusht] ishin mes 50-70 mesazhesh nga njerëz të ndryshëm,” tha Reçi në një bisedë për BIRN. Njerëzit i kërcënonin se do u digjnin lokalin apo i fyenin me fjalë të ndryshme.

Reçi i tha BIRN se ishte detyruar ta mbyllte për tre ditë lokalin, pasi vuri re që ndjekës të imamit në Facebook, përfshi edhe vëllanë e tij, postuan në rrjetet sociale video kërcënuese nga dera e klubit. Në njërën prej videove të postuara në Youtube, një person që identifikohet si Bimi dëgjohet të thotë: “Kemi fuqi dhe kemi mjete për t’u bo atë që atyne s’ua pret mendja”.

Përplasja u pasua me kallëzime nga të dyja palët, por Drejtoria e Antiterrorit që mori në dorë çështjen, referoi në Prokurori të zotët e lokalit. Gledis Nano, drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit i tha BIRN se kishin nisur referim në Prokurori ndaj lokalit, për të verifikuar nëse kishte apo jo “nxitje të urrejtjes fetare”. Ndërkohë, një zëdhënëse e Policisë së Tiranës tha se kishin referuar në Prokurori Dashamir Kalanë pas videos kërcënuese në derën e “Corner Comedy Club”.

“Policia në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për më tej,” tha zëdhënësja Elona Qevani. Liria e shprehjes dhe liria e fesë janë dy të drejta themelore të mbrojtura nga Kushtetuta e Shqipërisë, ndërsa ironia me ezanin preku një nerv mes klerikëve dhe besimtarëve myslimanë, si në rrjetet sociale, ashtu edhe në komunitetet e tyre fetare.

Megjithatë, shumë prej tyre i dënojnë kërcënimet në adresë të aktorit dhe lokalit të komedisë. “Nuk ka nevojë për mbrojtje ezani me të shara e të fyera,” shkroi Gazmend Aga, ish nënkryetar i Komunitetit Mysliman, aktualisht imam i Komunitetit Mysliman Shqiptaro-Amerikan në Konektikat të Shteteve të Bashkuara.

Nuk mund të jesh mysliman i devotshëm dhe rrugaç në fjalor. O njëra, o tjetra,” shtoi Aga në një reagim në Facebook. Imami Ahmet Kalaja i tha BIRN se nuk kishte reagim tjetër, veç asaj që kishte shkruar në Facebook.

Kërcënimet pas humorit

Mes rregulloreve dhe rekomandimeve në Bashkimin Europian për “gjuhën e urrejtjes”, satira gëzon një mbrojtje të veçantë. Në nenin 13 të Rekomandimit të Komisionit Europian kundër Racizmit dhe Intolerancës përcaktohet specifikisht se satira dhe raportimi objektiv përjashtohen nga përkufizimi si gjuhë urrejtjeje- ndërsa gëzojnë mbrojtje nga Artikulli 10 i Konventës së të Drejtave të Njeriut. Arlinda Reçi i tha BIRN se humori nuk kishte për qëllim të fyente askënd dhe se ajo vetë rrjedh nga një familje myslimane.

Megjithatë, ajo tregon se mori mesazhe dhe telefonata jo vetëm nga besimtarë në Shqipëri, por  edhe nga emigrantë shqiptarë në Zvicër dhe Angli, të cilët veç fyerjeve “shqetësoheshin se sa të pafe ishim ne”. Pasi fshiu nga Instagrami pjesën që kishte shkaktuar debatin, Reçi së bashku me aktorin vendosën që t’i denonconin në polici kërcënimet. Por oficeri që u mori denoncimin, i këshilloi që të kërkonin ndjesë.

“Na tha të kërkonin falje dhe gjithçka do të mbyllej. Ishim në komisariat dhe një oficer gjyqësor na e kërkoi. E bëra, mendova se ishte gjëja e duhur që duhej bërë,” tregon Reçi. Reçi postoi në faqe një mesazh që ajo besonte se e sqaronte të gjithë situatën: “Nuk ishte qëllimi ynë të ofendonim fenë apo besimtarët. Na vjen shumë keq për këtë keqkuptim”.

Ajo theksoi se nuk kërkoi ndjesë për humorin, pasi ‘batuta ishte e drejtpërdrejtë’ nuk kishte për qëllim të fyente njeri. Ndjesa e postuar në faqen në Instagram të lokalit nuk duket se i ndryshoi gjërat. Në një postim të ngjashëm me të parin, Kalaja i akuzoi ata ‘për pacipësi’ dhe lajmëroi se do ta ndiqte vetë ligjërisht situatën.

Pacipësia e lokalit vazhdon. Lokali i talljes edhe i ofendimit nuk kërkon ndjesë për atë makabritet të zhvilluar. Me paturpësinë më të madhe na tregojnë se nuk e kishin si qëllim ofendimin, pra diçka e bërë me mirë mendim,” shkroi Kalaja.

Reçi i tha BIRN se e kishte sinjalizuar imamin për kërcënimet, por nuk kishte gjetur mirëkuptim. “Imami reagoi duke na thënë se u shkon për shtat që të bëni viktimën dhe se priste që të kërkonim falje,” thotë ajo. Më shumë se një javë pas ngjarjes, Reçi thotë se është në dilemë.

“Çfarë do të ndodhë nëse ne do të ironizojmë politikanë, apo gazetarë apo prekim e satirizojmë probleme të tjera të mëdha në shoqërinë shqiptare?” pyet ajo.

Liria e shprehjes vs. ndjeshmëria fetare 

Publicisti Mustafa Nano, i cili reagoi publikisht në mbrojtje të aktorit dhe të klubit të komedisë, i tha BIRN se e bëri këtë kur vuri re se askush tjetër nuk po fliste. “Është një panik, një frikë e madhe”, tha Nano për BIRN, duke shtuar se këtë e vinte re vetëm në tema që kishin të bënin me Islamin. Nano e cilësoi ngjarjen shumë të rëndë dhe në cenim të lirisë së shprehjes.

“Dikush pra, ka ushtruar lirinë e tij të shprehjes dhe ka bërë ironi me ezanin. Siç ka të tjerë që kanë bërë ironi me Papën, me krishtërimin, Jezu Krishtin, etj. Dhe këta të fundit nuk i ka gjetur gjë. Mirëpo ai që ka guxuar të bëjë ironi ne ezanin është gjendur më pas nën një agresion të paparë online. E kanë sharë mbarë e mbrapsht, e kanë kërcënuar, deri edhe me vdekje,” tha Nano.

Ai i tha BIRN se i shikonte myslimanët shqiptarë si të llastuar. “Ata janë të lirë të ushtrojnë besimin e tyre, të manifestojnë në rrugë, nëpër sheshe,” tha Nano, ndërsa shtoi se ata [myslimanët] duhet të bien dakord që edhe të tjerët që nuk janë si ata, “kanë të drejtën e tyre të bëjnë kritika, ndonjëherë edhe të forta, ndaj autoritetit në përgjithësi, në Tokë e në Qiell”.

Besnik Sinani, studiues pranë Qendrës për Orientin Modern në Berlin nuk bie dakord se ajo që ndodhi ishte një problem i myslimanëve në përgjithësi dhe fajëson një pakicë dhe imamin Kalaja për çfarë ndodhi. “Shumë besimtarë në rrjetet sociale e kanë gjykuar më së shumti komedinë si një shaka të tepruar, por jo më tepër. Tek e fundit, nuk ka asgjë kontraverse në fjalët e komedianit: ezani nuk është këngë,” thotë Sinani, studiues i Islamit.

Sinani mendon se reagimi i imamit ishte “shproporcional dhe i papërgjegjshëm” dhe se ai duhej të ishte kujdesur që komentet në rrjetet sociale të ishin të pastra nga kërcënimet.

“Thirrja e hoxhës është e papërgjegjshme, pasi edhe pse ai ka theksuar se reagimi duhet të jetë etik, vajtja e pasuesve të tij, përfshi familjarë të tij tek lokali, mundet lehtësisht të kuptohet si intimiduese”, tha Sinani.

Imami Gazmend Aga u përpoq të gjente një balancë mes dy kahëve, ndërsa i tha BIRN se dilema është e madhe kur liria e shprehjes dhe liria e fesë cenojnë njëra-tjetrën. Ndërsa i dënoi kërcënimet dhe fyerjet ndaj klubit, Aga shtoi se edhe Kalaja kishte të drejtë që të kritikonte atë që e shikonte si fyerje.

“Linçimi që iu bë djaloshit për anekdotën dhe Ahmet Kalasë për reagimin janë dy kahe të ndryshme që meritojnë vëmendje,” shkroi Aga.

Aga thotë se shoqëria ishte e ndjeshme, qoftë për lirinë e shprehjes, qoftë për atë të besimit, pasi të dyja janë të cënuara. Ai fajëson për këtë, eksperiencat e hidhura gjatë historisë së Shqipërisë, kur liderë politikë apo fetarë kanë përdorur ‘dorën e hekurt’ ndaj të ndryshmit. Ai shtoi gjithashtu se ndjeshmëria e komuniteteve fetare në Shqipëri ishte gjithashtu e lidhur me talljet dhe ofendimet gjatë komunizmit.

“Ruajtja e një balance është sa e vështirë, aq edhe jetike për paqen sociale në vendin tonë,” tha imami.

Ndryshe nga publicisti Nano, Aga tha se nuk beson që liria e fjalës në Shqipëri do të cenohej nga drejtuesit fetarë. “Fjala e lirë në Shqipëri nuk sfidohet nga fetarët, qofshin këta edhe konservatorë, por nga lidershipi politik, i cili pengon fjalën e lirë dhe çdo medium që reflekton korrupsionin dhe paaftësinë,” tha ai.

Pas peripecive me kërcënimet dhe policinë, Reçi i tha BIRN se e kishin rihapur klubin dhe se do të vazhdonin të bënin komedi. “Ne do të bëjmë sërish shaka me fenë, do i marrim të gjitha religjionet me radhë, që asnjëra të mos ndjehet e distancuar, por asnjë nga shakatë tona nuk do nxisë urrejte apo dhunë kundrejt asnjë feje,” përfundoi ajo.

Marrë nga Birn

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ahmed kalaja arlinda reci tallja e corner comedy vladimir karaj ahmed kalaja arlinda reci tallja e corner comedy vladimir karaj


Sondazh

Poll

Olta Xhaçka përqafon Gjylametin teksa ka fituar garën

Olta Xhaçka përqafon Gjylametin teksa ka fituar garën

"A keni komunikuar me LaCivita në 72 orët e fundit?", Berisha: Po mjaftohem me falenderimet...

Berisha: Alimehmeti është luftëtar i çmuar i PD-së, nuk është vetëm parlamenti për përfaqësim

Berisha: Mediat kanë dhënë kontribut të çmuar në denoncimin e farsës elektorale

Vota e diasporës/ Berisha: Vota e tyre është e manipuluar si në Korenë e Veriut

Deputeti më i vjetër në kuvend, a do e drejtojë seancën e parë? Berisha: S'do lejojmë të ndodhë

Berisha: Në krye të amnistisë elektorale qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtori i Ulsi Manjës

Berisha publikon dokumentin e prokurës: Kjo vërteton që Irena me 5 mbiemra është dënuar

Berisha në SPAK: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Dumanit përbën krim antikushtetues

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Jared Kushner nuk vjen në Shqipëri por dërgon video-mesazh

"Zoti e shpëtoi Trump sepse ka një plan edhe për Europën", Rama: Një epokë e re mund të vijë

Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat me përgjegjësi të jashtëzakonshme!

Ritja e buxhetit për NATO-n, Rama: I kemi përmbushur detyrimet ndaj aleancës!

Macron në Tiranë: Rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i rëndësishëm për të gjithë

Macron: Përballë cinizmit të Putin, jam i sigurt që Trump do të reagojë

Macron uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve: Ky mandat i rëndësishëm dhe për ne!

Rama: Kemi diskutuar me Macron përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama konferencë me Macron: Marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë kanë hyrë në një fazë të re

Frederiksen: Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë!

"Nuk jam socialiste", kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp

Protesta e PD, demokratët u bëjnë presion gazetarëve: Do fakte ti? I ke brenda

Përfundon protesta e PD/ Këlliçi: Ky është akti i parë

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin "Zogu i Parë"

PAMJE nga protesta/ Qytetarët: Edi Rama o hajdut votat tona ku i ke fut

Merz në Tiranë: Duhet të bëjmë çdo përpjekje që amerikanët t’i kemi në anën tonë

Merz: Lufta në Ukrainë është e drejtuar ndaj të gjithë rendit dhe të gjithë kontinentit

Çfarë ka aty vallë? Kryeministri i Belgjikës vjen me valixhe në Samit

"Kenaqësi që jam kryeministri i parë që vi në Shqipëri"/ Starmer: Kemi shumë sfida si emigracioni

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Starmer: Kemi intensifikuar partneritetin me BE-në

Keir Starmer i përgjigjet Ramës për motin: Kur erdha dje ishte diell

Macron në Tiranë: Të ngrihet sekretariati i Komunitetit Politik Evropian

Meloni: Ajo që ndodhi dje tregoi se kush bën propagandë për paqe dhe kush e do vërtetë paqen

"Moti i keq ka ardhur nga delegacioni britanik"/ Batutat e Ramës: Kur le Evropën fillon qan

Meloni: Europën e re në një botë të re nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor

Erdogan në Tiranë: Europa të shfaqë interesin e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gazë

Erdogan në Tiranë: Duhet të krijohet një arkitekturë e re dhe e drejtë e qeverisjes globale

Zelensky: Duhet të bashkëpunojmë me SHBA-në, mbështetja e saj thelbësore

Zelensky në Tiranë: Putin nuk ra dakord për asgjë, presioni duhet të rritet

Macron: Të ndërtojmë një koalicion shtetesh dhe organizatash për të luftuar krimin dhe trafikimin

Macron në Tiranë:Mbështesim armëpushimin në Ukrainë,duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme

Antonio Costa në Tiranë: Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe

Antonio Costa në Tiranë: Nëse nuk sjellim siguri, autoriteti i BE-së do të jetë në rrezik

Rama: Përse të mos imagjinojmë një Aleancë Ndërkombëtare, përtej armatimit?

Rama: Po përballemi me forca që kërcënojnë themelet tona

Rama në Samit: Jeni rrethuar nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Evropën

Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52%

Liderët e shteteve dhe organizatave europiane realizojnë foton familjare

Liderët perëndimore lënë "autografet" e tyre në "yllin europian" të Ramës

Negociatat për paqen Rusi-Ukrainë, Starmer në Tiranë: Putin nuk e do seriozisht paqen

Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër? Meloni në Tiranë: Nuk kam kohë, por atje puna vazhdon