Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
VKM/ Ndryshime në marrëveshjen për ardhjen e vaksinave nga Pfizer
24 Nëntor 2021, 18:33Nga DOSJA
TIRANË- Disa ndryshime janë bërë në marrëveshjen me kompaninë e vaksinave anti-Covid Pfizer. Ndryshimet në marrëveshje nuk janë bërë të ditura.
Njoftimi VKM-së:
AKT NORMATIV PËR
MIRATIMIN E DISA NDRYSHIMEVE TË NËNSHKRUARA (AMENDAMENTI I DYTË) NË MARRËVESHJEN PËR PRODHIMIN DHE FURNIZIMIN, NGA DHE NDËRMJET PFIZER EXPORT B.V. DHE MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE TË SHQIPËRISË, MINISTRIT TË SHTETIT PËR RINDËRTIMIN DHE INSTITUTIT TË SHËNDETIT PUBLIK, MIRATUAR ME AKTIN NORMATIV NR.3, DATË 18.1.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave e të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Neni 1 Miratimi i disa ndryshimeve
Miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara (amendamenti i dytë) në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr.3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij akti normativ.
Neni 2 Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI ARBEN AHMETAJ
TIRANË– Maksim Et’hemaj është emëruar drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësi për faktin që Bashkimi Evropian po zvarrit zgjerimin për Ballkanin Perëndimor. Online, në takimi...
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur ditën e sotme që anëtari i këshillit drejtues të Aviacionit Civil, Etjen Xhafaj të zvendësohet nga Genc Resuli. ...
TIRANË- Vendimi i Këshillit të Ministrave për marrëveshjen e nënshkruar me Kosovëm për njohjen e Sigurimeve Shoqërore ka dalë. Ky vendim është prezantuar n...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike., Gazment Bardhi është shprehur i zhgënjyer nga përgjigjia që dha kreu i Prokurorisë së Posa&c...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e ka konsideruar hajdute socialisten Ermonela Felaj. E pranishme në mbledhjen ...