LIVE UPDATES
Politike

Voltana Ademi kundër Ramës: Mos sulmo shkodranët, nis testimin masiv për të zbuluar të infektuarit

6 Prill 2020, 15:41 Nga DOSJA
Voltana Ademi kundër Ramës: Mos sulmo shkodranët, nis testimin

SHKODËR- Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka reaguar kundër Kryeministrit Edi Rama, i cili i ka quajtur shkodrënët fajtor për situatën e COVID-19, pasi sipasj tij ata nuk kanë respektuar masat. Në një deklaratë për mediat, Ademi është shprehur se deklaratat e Ramës janë kriminale dhe shton se po hidhet faji tek qytetarët pasi ka dështuar hetimi epidemiologjik dhe testimi.

Më tej ajo shton se ka bashkëpunuar dhe ka bërë aq sa ka mundur për të ndihmuar në lehtësimin e situatës, por i bën thirrje qeverisë që të shtojë numrin e testimeve për të zbuluar të infektuarit.Bëj thirrje që të respektohen të gjitha kufiizimet e vendosura, që të  dëgjohet zëri i mjekëve dhe i profesionistëve, të bëjmë të gjithë bashkë që këtë situatë, që ta kalojmë pa pasoja për Shkodrën dhe gjithe Shqipërinë. Për qeverinë e përsëris një lutje: T’i vijë në ndihmë qytetarëve të Shkodres. Të mundësojë testimin e  cilido që ka patur kontakte me personat e infektuar apo që raporton simptoma të ngjashme me Covid – 19”, u shpreh kryebashkiakja.   

DEKLARATA E PLOTË 

Sot Edi Rama dërgoi në Shkodër gjeneralin pa spaleta që ka vënë në krye të Ministrisë së Brendshme për të sulmuar shkodranët. Dështimin e tij edhe në menaxhimin e një situate të rrezikshme dhe që lidhet direkt me jetët e shqiptarëve, Rama po përpiqet t’ua hedhë qytetarëve të Shkodrës. Është një strategji e ulët e qeverisë, deri në kriminale, të cilën unë e kam denoncuar publikisht prej ditësh. Kryeministri, përmes ministrit të tij të brendshëm, po mundohet të fshehë dështimin në hetimin epidemiologjik dhe në testimin e qytetarëve, në përballimin e krizës shëndetësore dhe ekonomike. Është botërisht e ditur se në këtë situatë, as përsa i përket testimit e as hetimit epidemiologjik, e as sistemit shëndetësor, bashkitë nuk kanë asgjë në dorë. Bashkia e Shkodrës ka bashkëpunuar dhe ka bërë gjithçka që ka në dorë, në mundësitë e kapacitetet e veta, për lehtësimin e barrës së COVID-19 për qytetarët e saj dhe do të vazhdojë ta bëjë atë pa ndërprerje. Shkodra është një nga qytetet që  me qytetarinë e vet ka bërë dhe po bën përpjekjen e saj për respektimin e masave të distancimit social, pavarësoisht problemeve shumë të mëdha ekonomike. E pa sot në tregun e Rusit në Shkodër edhe Sandër Lleshaj, i cili e pranoi publikisht se ka më shumë shitës se blerës. Rama e sejmeni i tij që kishte ardhur me një mision të caktuar politik në Shkodër, e dijnë mirë se janë familje të e familjarë që kanë patur kontakte me të infektuar, e të tjerë që prej ditësh kanë telefonuar numrin 127,  dhe që u është refuzuar testimi.

Ai e di mirë se një person, të shtunën, ka humbur jetën në Spitalin e Shkodrës, pa mundur as të dërgohet në Tiranë për shkak të neglizhencës, duke ngjallur panik dhe pasiguri tek stafet mjekësore e pacientët e spitalit. Edi Rama e di mirë se shkodranët nuk kanë marrë asnjë pagesë nga fondi i deklaruar për situatën e Fatkeqësisë Natyrore, u është shkurtuar numri i familjeve me ndihmë ekonomike, iu dha vetëm një muaj ndërsa iu premtuan dy muaj pagesë, u janë sjellë deri tani 200 pako ndihmë ushqimore për 250 mijë banorë. Shkodranët e panë me sytë e tyre se, me urdhër politik, Këshilli Bashkiak monist, nuk miratoi paketën e lehtësive financiare të propozuara nga ana ime. Prandaj, iu bëj thirrje publike të mos përdorë ministrin e tij të brendshëm për të sulmuar qytetarët e Shkodrës.

Nëse qytetarët në Shkodër nuk do të respektonin masat kufizuese ashtu siç u përpoq sot ta faturonte Rama edhe Lleshaj, ath kryeministri dhe i gjithë shteti nuk do të merreshin tre ditë me Tregun e Kombinatit në Tiranë.  Nuk ka nevojë që Rama të shpikë ndonjë armik tjetër. Për Shkodrën, shkodranët e shqiptarët armiku i vetëm është i mjaftueshëm COVID-19.  Siç e kam kërkuar disa herë, edhe sot kërkoj që të rritet numri i testeve për qytetarët, për të identifikuar dhe shkëputur zinxhirin e infeksionit në Shkodër. Po kaq emergjente është edhe mbështetja financiare dhe ushqimore, pasi qytetarët janë në vështirësi të sigurimit të bukës së përditshme.Kam ofruar dhe ofroj edhe sot të gjithë bashkëpunimin për tejkalimin me sa më pak probleme të situatës së rëndë të pandemisë, edhe pse deri sot gjithçka ka rënë në veshin e shurdhër të qeverisë. Te dashur bashkëqytetar,  Bëj thirrje që të respektohen të gjitha kufiizimet e vendosura, që të  dëgjohet zëri i mjekëve dhe i profesionistëve, të bëjmë të gjithë bashkë që këtë situatë, që ta kalojmë pa pasoja për Shkodrën dhe gjithe Shqipërinë. Për qeverinë e përsëris një lutje: T’i vijë në ndihmë qytetarëve të Shkodres. Të mundësojë testimin e  cilido që ka patur kontakte me personat e infektuar apo që raporton simptoma të ngjashme me Covid – 19,  të bashkëpunojë me institucionet lokale për të përballuar pasojat e kësaj krize dhe të mbështesë qytetarët në nevojë dhe biznesin e  Shkodrës.

Më herët kreu i qeverisë, Edi Rama u ka kërkuar shkodranëve që të respektonin masat e marra për të parandalaur përhapjen e COVID-19. Rama tha se Shkodra tashmë është një minë me sahat, dhe po punohet për të këputur zinxhirin e transmetimit të infeksionit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 voltana ademi edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 voltana ademi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë