Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Vrasja e familjes shqiptare/ ‘Kasapi’ pranon krimin, RRËFIMI: Nuk paguanin në kohë qiranë
5 Mars 2022, 09:35Nga DOSJA
GREQI-60-vjeçari grek me inicialet Dh. B., prind i dy fëmijëve, pronar i banesës ku jetonte çifti shqiptar, Armando dhe Maria Kloci dhe tre fëmijët e tyre është marrë në pyetje nga policia. Greku, i cili në zonë njihet si ‘Kasapi’ ka pohuar krimin makabër. Ai tha për oficeret e policisë, se kishte vrarë me armë dy prindërit si fillim, dhe më pas kishte mbytur dy fëmijët e tyre, 2 dhe 3 vjeç.
Mediatgreke raportojnë se çifti me pronarin grek kishin pasur konflikte, pasi ai iu kërkonte atyre qiranë e shtëpisë. Ilia.news raporton se nga ekspertiza mjekoligjore u konstatua se vrasësi kishte vrarë çiftin me silenciator, pasi asnjë nga fqinjët e tyre nuk kishte dëgjuar të shtëna me armë.
Mjekja Angeliki Tsiola tregoi detaje tronditëse nga ngjarja makabre. “Fëmijët humbën jetën për shkak të pengimit të rrugëve të frymëmarrjes”, tha ajo. Mësohet se fëmijët e mitur janë mbytur nga vrasësi i pamëshirshëm, pasi ai i mbylli me duart hundën dhe gojën. Nga këqyrja e viktimave rezultoi se babai i fëmijëve, kishte marrë dy plumba në kokë, ndërsa plagë armë kishte dhe bashkëshortja e tij.
Raportohet se ai ka përdorur silenciator edhe për të vrarë qentë e shtëpisë, përpara se sa të hynte në banesë dhe të ekzekutojë familjen shqiptare.
LVIV-Lviv mbetet një pikë strategjike për ushtrinë e Ukrainës, nga ku merret edhe pjesa më e madhe furnizimeve. Gazetari i A2 CNN, Jul Kasapi, i cili ka hyrë në...
TIRANË– Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Brendshëm ka miratuar Aktin Normativ që shtyn afatin e vlefshmërisë për kartat e identitet...
TIRANË– Dita e shtunë do të karakterizohet nga mot me shi dhe me vranësira. Sipas MeteoAlb: Moti i paqëndrueshëm do të sjellë vranësira të shumta. Pr...
MOSKË/TIRANË -Shqipëria dhe Rusia u përplasën sërish në kanale diplomatike për pretendimin e presidentit rus Vladimir Putin se në Ukraiën ka mercenarë...
TIRANË – Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi publikoi sot fletët e votimit që do të përdoren ditën e diel në zgjedhjet e pj...
TIRANË – Gjykata e Lartë zhvilloi mbledhjen për të shqyrtuar raportin vjetor të punës për 2021. Sipas rezultateve të publikuara, anëtarët e Gjykatës ...