Kërkon leje për t’u betuar, GJKKO shtyn seancën! Beleri para gjykatës: Diskriminim politik, padrejtësi që duhet të marrë fund
"Diskriminim politik"/ Beleri reagon pas shtyrjes së seancës: Humbësi komandon Himarrën nuk është parë në...
"Diskriminim politik"/ Beleri reagon pas shtyrjes së seancës: Humbësi komandon Himarrën nuk është parë në...
"Merrni një karrige të gjithë"/ Deputetët e opozitës bllokojnë punimet e Kuvendit të Shqipërisë 4...
RAPORTI i fundit: Thellohet bilanci i viktimave në Gaza, shkon në mbi 15 mijë, 193 persona u vranë pas përfundimit t&eu...
Vrasja e Liridona Ademajt, mbërrijnë në gjykatë familjarët e saj 3 Dhjetor, 10:33 'Nuk ka paqe pa s...
TIRANË– Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë” mbyllën sot fushatën elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashkitë e vendit: Shkodër, Durrës, Rrogozhinë, Lushnje, Dibër dhe Vorë. Lajmi më i rëndësishëm i kësaj dite ishte zbulimi nga “Syri TV” ku kandidati i PS për Rrogozhiën, Edison Memolla premton të paguajë tarifën 1-mujore të energjisë elektrike për OSHEE, dy ditë para zgjedhjeve.
Fillimisht PS ishte në Dibër. Të pranishëm kanë qenë Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku dhe kandidati Rrahim Spahiu. Fillimisht fjalën e mori Gjiknuri, i cili tha se PS-ja Rrugën e Arbrit do ta çojë deri në Peshkopi. Nuk munguan akuzat për kryedemokratin Lulzim Basha e ish-kryeministrin Sali Berisha, me të cilës sipas Gjiknurit nuk vjen asnjë zhvillim. Të njëjtën gjë premtoi edhe Balluku, zhvillim për zonën. Vetë Spahiu tha se bujqësia do të jetë prioritet për të dhe se do tu rikthejë shpresën. Në fund fare në skenë u ngjitën këngëtarët Flori Mumajesi e Klajdi Haruni që mbajtën koncert për të pranishmit.
Më pas, në “Syri TV” u denoncua rasti për shitblerje votash të kandidatit të Partisë Socialiste për Rrogozhinën dhe njëherazi kryebashkiak i saj, Edison Memolla. Në një audio të publikuar, Memolla dëgjohet që ndërhyn tek OSHEE-ja që të mos u ndërpritet energjia elektrike për një familje, pasi është kohë zgjedhjesh dhe i duhen votat. Madje në fund Memolla zotohet se do të paguajë një faturë energji elektrike për familjen në fjalë. Kjo familje rezultoi se kishte 5 muaj pa paguar energjinë elektrike.
Nga ana tjetër, qytetarët në Dibër nxituan të pajisen me karta identiteti. Kryesisht ata që i kanë mjetet e identifikimit drejt skandencës, janë paraqitur në zyrat e gjendjes civile dhe kanë aplikuar për tu pajisur me karta të reja. Por, radhët e gjatë janë një problem i madh. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi doli në një konferencë për mediat dhe paralajmëroi të gjithë shkelësit e Kodit Zgjedhor se do të shkojnë para organeve të drejtësisë. Sa i përket 2 zonave në Shkodër ku janë hasur probleme me shpërndarjen e bazës materiale për shkak të kushteve atmosferike, Celibashi përmendi Shkodrën. Ai u shpreh se ka pasur një kërkesë nga kryebashkiakja në detyrë Voltana Ademi për zhvendosje të qendrave, por që kjo gjë nuk mund të bëhet për shkak të ligjit që nuk e lejon këtë. Më 6 mars, sipas Celibashit, rezultati për bashkinë e Vorës ku numërimi është elektronik, do të dalë rreth orës 20:00, ndërsa në të gjitha bashkitë e tjera, brenda 48 orëve, siç është e parashikuar në ligj.
PS, PD dhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë” u zhvendosën në Shkodër. Dy të parat organizuar mbylljen e fushatës për zgjedhjet e pjesshme lokale në të njëjtën orë (16:00), ndërsa koalicioni “Shtëpia e Lirisë” planifikoi aktivitetin përmbyllës elektoral më pas. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se Shkodra dhe Shqipëria janë të rrethuara sërish nga korrupsioni dhe shteti i padrejtë. Ai shtoi se është koha që shqiptarët të kthejnë sytë nga ky qytet, i cili konsiderohet “fanari i demokracisë”.
Në Shkodër mori pjesë në fushatën përmbyllëse të PS dhe kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë tha se mazhoranca ka bërë gjithçka për këtë qytet, por ka ndeshur në rezistencën e kryebashkiakes Voltana Ademi.
Ish-kryeministri Sali Berisha nisi aktivitetin përmbyllës elektoral në këtë qytet. Lideri historik i PD iu drejtua qytetarëve shkodranë që të mos mashtrohet nga hijet e Ramës dhe Bashës, të cilët i akuzon si bashkëpunëtorë të shkatërrimit të pluralizmit në Shqipëri. Madje, Berisha tha se të dy kishin rënë dakord për të organizuar mbylljen e fushatës zgjedhore në Shkodër në të njëjtën orë.
Kryedemokrati Lulzim Basha u ndal më tej në Durrës për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve durrsakë për kandidatin e PD Luan Hotin. Ai bëri thirrje që heshtjen dhe urtësinë qytetare, votuesit e Durrësit ta hedhin në votime ditën e diel.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në një takim me mbështetës të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Durrës kërkoi që të votohej kandidati Ardian Muka. Ajo shtoi se zgjedhja e Mukës si kryebashkiak i Durrësit do ta çlironte qytetin.
Kryetari i KQZ Ilirian Celibashi publikoi dhe 6 fletët e votimit që do të përdoren në zgjedhjet e së dielës.
Zgjedhjet e pjesshme lokale do të zhvillohen në gjashtë bashki, Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës. 654,538 shtetas shqiptarë kanë të drejtë të marrin pjesë në votimet e pjesshme të 6 marsit, ndërsa 10,134 zgjedhës votojnë për herë të parë.
KANDIDATËT:
Partia Socialiste
-Shkodër, Majlinda Angoni
-Durrës, Emiriana Sako
-Lushnje, Eriselda Sefa
-Rrogozhinë, Edison Memolla
-Vorë, Blerim Shera
-Dibër, Rahim Spahiu
Partia Demokratike
-Bashkia Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi
-Bashkia Dibër, Luan Haka
-Bashkia Vorë, Ymer Marku
-Bashkia Lushnje, Indrit Sefa
-Bashkia Durrës, Luan Hoti
-Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati
Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” SH-L
-Bashkia Vorë, Lulzim Vrana
-Bashkia Dibër, Premtim Kryemadhi
-Bashkia Shkodër, Bardh Spahia
-Bashkia Durrës, Ardian Muka
-Bashkia Lushnje, Elton Bano
-Bashkia Rrogozhinë, Hekuran Xhani
Partia e Lëvizja e Re
-Bashkia Durrës, Jonid Nano
-Bashkia Dibër, Dritan Torba
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
FT/ Të dielën zgjedhjet e pjesshme lokale, KQZ publikon fletët e votimit për 6 bashki
Kryemadhi në fushatë për Ardian Mukën: Duke votuar ‘Shtëpinë e Lirisë’ Durrësi merr frymë
Basha prezanton Hotin në Durrës: Derdheni heshtjen tuaj legjendare në vota për Luanin
“Rama e ka humbur betejën me Shkodrën”, Berisha: Mos u mashtroni nga hijet e tij dhe Bashës
Rama kërkon votën në Shkodër: Kemi bërë ç’mundnim, bashkia na ka bërë rezistencë
Basha në Shkodër: Të çajmë ‘rrethimin’ dhe të kthejmë sytë nga fanari i demokracisë
Të tre në Shkodër! Rama, Basha e Berisha ‘ndajnë’ qytetin, dallimi në këngët e zgjedhura
PËRGJIMI/ Memolla blen vota në këmbim të energjisë elektrike në Rrogozhinë: Paguaj faturën
Me Florin e Klajdin në skenë, PS kyç fushatën në Dibër, Balluku: Spahiun s’e prish karrigia
Zgjedhjet dy ditë larg, qytetarët dynden në radhë për ID (Pamje nga Dibra)
VD/ 6 marsi, Celibashi para mediave: Kush përfshihet në shitblerje votash, ndëshkohet
Mbyll sot fushatën! Berisha zgjedh Shkodrën për aktivitetin e fundit, koncert Rock në shesh
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Gjykata e Lartë zhvilloi mbledhjen për të shqyrtuar raportin vjetor të punës për 2021. Sipas rezultateve të publikuara, anëtarët e Gjykatës ...
KIEV – Gjendja në Ukrainë është përtej imagjinatës së çdo njeriu. Gati 1 milionë qytetarë janë larguar nga atdheu i tyre, ndërsa të tjerë kanë marr...
TIRANË – Biznesmeni i tregtimit të prodhimeve detare Gjergj Luca sulmoi nëpërmjet një videoje “Raiffeisen Bank” ditën e sotme. Ai u shpre...
TIRANË – Drejtoresha e Bashkimit Tregtar të Shqipërisë Mira Pogaçi tha se lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen e çmimit të naftës, en...
TIRANë – Dy punonjës të policisë së qarkullimit rrugor u prangosën sot nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në kryeqytet pasi kanë k...
KORÇË – Dy funksionarë të lartë të policisë së Korçës janë pezulluar nga detyra pas vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Kor&cced...
SHKODËR – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbylli fushatën e forcës së tij politike në qytetin e Shkodrës për zgjedhjet e pjesshme lokale ...
TIRANË – 70 gra dhe vajza, përfaqësuese të grupeve të disavantazhuara, të komunitetit rom e egjiptian, të LGBT dhe me aftësi të kufizuara përfituan a...
TIRANë – 2 viktima dhe 110 raste të reja pozitive me COVID është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë publikoi së fundmi të ...
TIRANË– Partia Demokratike ka paditur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Sekretarin e kryeministris...