LIVE UPDATES
Aktualitet

“Vrasja ishte për shaka”/ Të gjithë dëgjuan krismën, çuditërisht askush s’pa gjë… Djemtë e “5 Majit” shpër

15 Maj 2021, 14:21 Nga DOSJA
“Vrasja ishte për shaka”/ Të gjithë dëgjuan

Me vështrimin të përhumbur dhe shpesh duke e mbajtur kokën mes pëllëmbëve secili nga pesë të arrestuarit për vrasjen e Mehmet Qemës, dëgjoi prokurorinë që kërkoi arrest me burg për shokun e viktimës dhe masa më lehtësuese për katër të tjerët.

Të veshur sportivë, ata dolën para gjykatës disa orë mbas vetëdorëzimit teksa katër nga shokët këmbëngulin se nuk panë asgjë. Megjithatë ky version hidhet poshtë nga kamera e sigurisë që tregon se si vrasësi luante me pistoletën tip “Walter” dhe të tjerët herë shkruanin, herë konsumonin sanduiçë e pinin pije energjike dhe në fraksion minutash i hidhnin shikimin indiferentë shokut që lunate me pistoletë.

Marjus Dema këmbënguli mes lotëve se e kishte mik për kokë Mehmet Qemën dhe ashtu siç dëshmoi në polici fill mbas vetëdorëzimit, u tregua i gatshëm që çështja të zbardhej mbasi sipas tij, ai e kreu vrasjen nga pakujdesia dhe jo siç pretendon prokurori. Ky i fundit lexoi kërkesën për masa vetëm për vrasjen e Qemës dhe nuk tha asgjë për pajisjet që dyshohet se prodhonin monedhën elektronike Bitcoin, për të cilën Krimi Ekonomiko-Financiar po kryen hetime të pavarura, duke qenë se zbulimi i laboratorit ndodhi rastësisht.

Grupi i shokëve të cilët kur ndodhi vrasja po qëndronin si zakonisht në lokalin ku mblidheshin mbrëmjeve, dolën para gjyqtares Shefkie Demiraj. Pozitat më të vështira i ka Marius Dema i moshës 27 vjeç, deri më tani nën akuzë për “vrasje me dashje” të Mehmet Qemës dhe “armëmbajtje pa leje”, si dhe “moskallëzim krimi”. Prokurori i çështjes i tha gjyqtares se deri sa të administrohen të gjitha akt-ekspertizat, 27-vjeçari duhet të mbahet në paraburgim për këtë vepër të parashikuar sipas tij nga nenet 76 , 278, 300 dhe 301 të Kodit Penal.

Ndaj Demës prokuroria tha se ai, jo vetëm qëlloi për vdekje shokun e tij, por ai nuk kallëzoi krimin dhe pengoi zbulimin e të vërtetës. Burime të Gazetës “Si” thanë se brenda në sallë i riu shpërtheu në lot, e së bashku me të edhe katër të dyshuarit e tjerë që u vetëdorëzuan disa orë pas ngjarjes në ambjentet e policisë qendrore. Ndryshe nga sa kërkoi për Marius Demën për të cilin prokurori kërkoi “arrest me burg”, për katër të tjerët u kërkua “detyrim paraqitje” dhe “arrest shtëpiak”, mbasi të katër ata janë të dyshuar për “moskallëzim krimi” dhe “fshehje të të vërtetës”. “Natyra e këtyre veprave nuk është e rrezikshme, ndaj në këto rrethana kërkoj “detyrim paraqitje” dhe “arrest shtëpie”, deklaroi prokurori përpara gjyqtares Shefkie Demiraj.

Të rinjtë gjatë seancës gjyqësore për vrasjen e 27-vjeçarit, Mehmet Qema
Në lidhje me këtë ngjarje, tha prokurori i çështjes gjatë masës së sigurisë, janë administruar në vendin e ngjarjes një tampon etiketuar me tabelën një, një patentë me emrin Mehmet Qema, një orë dore me rripa dhe me mbishkrimin në brendësi të shkruar Tissot 1853, një unazë metalike me gur të zi me logon e shqiponjës në të dy krahët e saj dhe me mbishkrime.

I riu i qëllua me një pistoletë “Walter”, e cila kishte në krehër një fishek. “Arma u gjet e fshehur dhe e mbuluar me një leckë”, përshkroi prokurori. Shtetasi Blerim Hoti dëshmoi, sipas prokurorit, se ishte në vendangjarje mbrëmjen e vrasjes së Mehmet Qemës mbasi kishte një lavazh aty afër dhe po pinte një kafe. “Gjeta në lokal Erlin Pekën, Ender Pjetrën, Mehmet Qemën, Marjus Demën dhe Frenkli Myftarin. Ata ishin aty duke bërë shaka dhe unë ndërkohë po shikoja telefonin kur dëgjova një krismë dhe më pas pashë Mehmetin të shtirë”, ka thënë ai.

I riu rrëfen se u largua i stresuar për atë që kishte ndodhur. “Shkova direkt në Durrës tek një i afërm i imi dhe kur pashë emrin në televizor si i implikuar në ngjarje, u paraqita për të dhënë shpjegimet e mia me dëshirën time”, deklaron Blerim Hoti.

Një tjetër dëshmitar dhe nën hetim është edhe Xh.K., por edhe ai si të tjerët, nuk ka parë asgjë.

“Mbaj mend që isha duke pirë me shokët dhe ndërkohë dëgjova një krismë dhe pashë shokun të shtrirë, i cili ishte përtokë. Në panik e sipër për momentin u largova drejt shtëpisë dhe kur pashë emrin në televizor që më kërkonte policia u paraqita në komisariatin numër katër”, mbyll dëshminë i dyshuari tjetër. Të gjithë të rinjtë shpjegojnë se kanë dëgjuar vetëm krisma dhe se gjithçka ndodhi në shaka e sipër.

Marrë nga GazetaSi

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet blerim hoti marjus aliaj vritet mehmet qema blerim hoti marjus aliaj vritet mehmet qema

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit