Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vrau shokun e tij me makinë, Mhill Gega tenton vetëvrasjen në burg! Preu damarët e dorës, e nisin me urgjencë në spital
22 Shkurt 2021, 11:19Nga DOSJA
LEZHË– Mhill Gega i cili përplasi për vdekje shokun e tij Mark Gjetën, ka tentuar vetëvrasjen në burg. Ai ka prerë damarët në dorë dhe gjendja e tij u përkeqësua. Mësohet se Gega është nisur menjëherë në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Autori dhe viktima të cilët jetonin në dy fshatra të ndryshëm, ngjitur me njëri-tjetrin, kishin pasur konflikte të vazhdueshme, prej më shumë se 1 viti dhe për këtë ka qenë në dijeni edhe policia. Ditën e ngjarjes Mark Gjeta nga fshati Tarazh, kishte shkuar në fshatin Bungaj ku banonte autori dhe aty kanë debatuar sërish.
Në debat e sipër viktima i ka dalë përpara makinës duke i thënë se nuk mund t’i bënte asgjë. Por, Gega nuk është menduar dy herë dhe i ka dhënë gaz mjetit duke e përplasur 68- vjeçarin për vdekje. Trupi i viktimës u gjet në rrugën e fshatit Bungaj nga banorë të zonës, të cilët njoftuan menjëherë Policinë në lidhje me ngjarjen. Mësohet se viktima dhe autori kanë punuar më herët në të njëjtin vend pune.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bungaj, ku shtetasi Mhill Gega, 60 vjeç, ka goditur me automjetin e tij tip “Benz” shtetasin Mark Gjeta, 68 vjeç, banues në fshatin Bungaj. Pas veprimeve hetimore ka rezultuar se aksidenti ka qenë i qëllimshëm. Gjatë seancës gjyqësore të mbajtur ditën e shtunë, Gega u shpall fajtor. Në gjyq ai u shfaq i penduar duke thënë se veprimin e kreu në gjaknxehtësi.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Të afërmit e pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv kanë krijuar fluks ditën e sotme në ambientet e jashtme të spitalit. Ata presin në radhë pë...
TIRANE– Socialistët kërkojnë pezullimin e procesit të Vettingut në Polici deri në konfirmimin në detyrë të punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendsh...
TIRANË-Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsiomit dhe Krimit të organizuar ka liruar nga qelia shefin e logjistikës së burgut 313 Florin Ahmetaj, i arres...
TIRANE- Një shofer është arrestuar bashkë me dy pasagjerë teksa po hynte në Shqipëri. Atij iu gjet një armë zjarri tip pistoletë bashkë me fishekë. F.G., drejtu...
TIRANË– Dhjetëra qytetarë janë dyndur në zyrat e Dispancërisë ku pren në radhë. Dosja.al ju sjell pasmjet nga Dispanceria ku shihet se si dhjetëra qytetarë...
SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Kranë në Finiq, ku për shkak të një zjarri aksidental ka humbur jetën një 90-vje&ccedi...
TIRANË– Drejtori i Urgjencës Polivalente të Sëmundjeve të Brendshme, Eqerem Hasani ka reaguar pas dhunës që iu ushtrua dy ditë më parë mjekut Petrit Gjorgj...