LIVE UPDATES
Politike

VV tërheq vëzhguesit e tyre nga procesi i monitiorimit të votave: Vendimi ka ardhur për shkak shkeljeve    

27 Prill 2021, 16:24 Nga DOSJA
VV tërheq vëzhguesit e tyre nga procesi i monitiorimit të votave:

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje i ka tërhequr të gjithë vëzhguesit e tyre nga procesi i numërimit të votave në tre qarqet ku kandidatët e pavarur të mbështetur nga VV-ja kanë garuar. Në një postim në Facebook, VV shkruan se vendimi për të tërhequr kandidatët nga qendrat e votimit ka ardhur për shkak të shkeljeve ligjore që ka ndodhur në qendrat e votimit.

Në postimin e saj VV ka shkruar disa nga shkejet që vëzhguesit e tyre kanë hasur në qendrat e numërimit të votave. Disa nga shkeljet që vëzhguesit e VV kanë hasur janë mos lejimi i vëzhguesve gjatë procesit të hapjes së kutive, kanë marrë presione dhe kërcënime, shpallja dhe vjedhja e votave të kandidatëve të pavarur.

Postimi i plotë:

Vëzhgim i vjedhjes e i deformimit të votës. Boiken Abazi në Qarkun Tiranë, Iliaz Shehu në Qarkun e Lezhës dhe Kreshnik Merxhani në Qarkun e Gjirokastrës, tre kandidatët e pavarur të mbështetur nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, kanë tërhequr sot në orët e para të mëngjesit të gjithë vëzhguesit e tyre të certifikuar nga procesi i monitorimit të numërimit të votave në tre qarqet ku ata garojnë. Ky vendim ka ardhur pas shkeljeve ligjore të përsëritura nëpër qendrat e numërimit. Këto shkelje kanë përfshirë:

Vendime për të mos lejuar vëzhguesit e tre kandidatëve të pavarur të hynë në disa prej qendrave të numërimit, veçanërisht gjatë procesit të hapjes së kutive. Presioni dhe kërcënimet drejtuar vëzhguesve për të mos dokumentuar me fotografi dhe video krimin elektoral që ka ndodhur brenda qendrave të numërimit. Pengesat direkte edhe të kandidatëve për të hyrë në disa prej qendrave të numërimit, si në rastin e Shkollës “Bajram Curri” në Tiranë. Mosreagimin dhe moskokëçarjen prej komisioneve të numërimit të votave, ndaj kërkesave legjitime të vëzhguesve të tre kandidatëve të pavarur.

Eliminimi nga procesverbali i raportimit të votave në “Shkollën e Kuqe” në Tiranë për kandidatin Boiken Abazi në datën 26 prill 2021. Dhuna e pajustifikuar që shpërtheu brenda dhe jashtë shkollës “1 Maji” në Tiranë nga komisionerët si dhe nga forcat e policisë, duke i shtuar brutalitet atmosferës kërcënuese, e duke rrënuar procesin zgjedhor. Përsëritja e fenomenit të vjedhjes dhe/ose shpalljes së votës si të pavlefshme nga ana e komisionerëve përmes vendosjes së një “X” të dytë në shumë fletëvotime ku ka patur votim të kandidatëve të pavarur. Kjo gjë është dokumentuar gjerësisht në raportet me shkrim që kemi nga vëzhguesit tanë, por edhe në fotografi, madje edhe në një video të ardhur nga Qarku Gjirokastër.

Në tavolinat e numëruesve ka patur vazhdimisht stilolapsë të të njëjtës ngjyrë me atë që është përdorur në qendrat e votimeve për të votuar. Kemi raportime nga vëzhguesit për raste kur komisionerët kanë shënuar në fletët e votimit demonstrativisht me ata stilolapsë, dhe kur vëzhguesit janë përpjekur të bëjnë fotografi apo video, komisionerët u kanë kërkuar forcave të rendit të nxjerrin jashtë ambienteve të qendrave të numërimit vëzhguesit.

Në disa Qendra Numërimi ka patur kuti me më pak fletëvotime se sa votues të regjistruar, sic ka ndodhur edhe e anasjellta, ku ka patur më shumë fletëvotime se sa votues të regjistruar. Keqpërdorimi i Policisë së Shtetit duke e vendosur në shërbim të zbatimit të urdhrave të jashtëligjshëm që janë dhënë në disa raste prej disa prej kryetarëve të qendrave të numërimit.

Ekipi ligjor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është duke grumbulluar të gjitha provat dhe dëshmitë me shkrim, fotografi dhe pamje filmike për të dorëzuar ankesat tona pranë organeve përkatëse të KQZ-së dhe organeve të drejtësisë. Ky nuk ka qenë proces numërimi votash. Ky ka qenë një proces i deformimit masiv e të mirëorkestruar të votës, në funksion të pushtetit dhe të subjekteve që blenë vota. Tiranë, 27 prill 2021 Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri

LAJMI KRYESOR: MBYLLET PROCESI/ Numërohen 100% të kutive të votimit në vend! 12 qarqet konfirmojnë fituesit, PS-ja ‘rrëmben’ mandatin e tretë! PD prin në Veri, LSI ‘gropë’ kudo (MANDATET)

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike boiken abazi numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 vv zgjedhjet 25 prill 2021 boiken abazi numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 vv zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 27 Prill 2021, 15:28

TIRANË– Kandidati për deputet në qarkun e Shkodrës, Nard Ndoka ka komentuar humbjen e zgjedhjeve parlamentare nga Partia Demokratike. I ftuar në emisionin ...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë