Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Dëbora mbulon vendin/ Probleme me tragetet, rrëzohet kamioni në Lezhë, flokë të bardhë prekin Durrësin
23 Shkurt 2019, 07:18Nga DOSJA
SHQIPËRI– Rikthehen reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta. Rrethi i Krujës është zgjuar me dëborë. Probleme me motin dhe erën ka pasur edhe në portin e Durrësit dhe të Vlorës, ku tragetet që janë nisur dje s’kanë mundur të ankorohen në Bari, për shkak të fuqisë së erës. Situata më e rënduar paraqitet në Kukës dhe në Lezhë, ku është rrëzuar nga era e fortë edhe një kamion në ecje. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nuk ka akse të bllokuara, por këshillon drejtuesit e mjeteve që të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë. Policia Rrugore nga ana tjetër ka pezulluar lëvizjen e kamionëve me mbulesë, ndërsa apelon për të ulur shpejtësinë pasi era është shumë e fuqishme.
Krujë
Dosja.al raporton se mëngjesin e sotëm e gjithë ultërsira e rrethit të Krujës është zgjuar me dëborë. Reshjet e dëborës janë prezente në të gjithë rrethin e Krujës me një intensitet të lartë.
Vlorë dhe Durrës
Sakaq probleme nga moti i keq dhe era e fortë ka në portin e Durrësit dhe atë të Vlorës ku është paralizuar lëvizja e mallrave dhe njerëzve. Tragetet që janë nisur dje nga Durrësi, s’kanë mundur të ankorohen në Bari, për shkak të fuqisë së erës.
Reshjet e dëborës janë rikthyer edhe në Durrës, ku rrugët e qytetit bregdetar janë mbuluar nga flokët e bardhë. Dëbora ka cekur edhe Vlorën, por deri tani, reshjet më intesive janë në Llogara.
Situata më e rënduar paraqitet në Kukës dhe në Lezhë, ku është rrëzuar nga era e fortë edhe një kamion në ecje.
Ndërsa në qarkun e Kukësit ka erëra të forta dhe vijojnë reshjet e dëborës që prej mesnatës. Dosja.almëson se trashësia e dëborës në këtë qark arrin deri në 10 cm dhe nuk ka për momentin asnjë aks rrugor të bllokuar. Po kështu edhe gjithë zona e juglindjes së vendit ka reshje dëbore. Korça, Erseka dhe zonat përreth janë mbuluar nga dëbora.
Pemë e rrëzuar nga era e fortë në Elbasan
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nuk ka akse të bllokuara, por këshillon drejtuesit e mjeteve që të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë. (Lexo ketu).
(J.V/F.G/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE- Temperaturat janë ulur në të gjithë vendin dhe nuk kanë munguar edhe reshjet e dëborës. (Lexo ketu). ARRSH njofton se reshje dëbore ka pasur gjatë natës...
Në dhjetor 2018, bashkia e Bulqizës paditi kompaninë “Teodori 2003” me pretendimin se i detyrohej 34.5 milionë lekë qira të papaguar dhe kamatëvonesa. Sipas akt...
TIRANE- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka firmosur sot urdhrin për të ndryshur regjimin e vizitave në spitalet shtetërore. Në bazë të urdhërit, ...
Në qytetin e Kukësit numri i kërkesave për zgjidhje martese po rritet ndjeshëm krahasur me vitet e kaluara.Një pjesë e madhe e tyre, sipas avokates, Aurora Gusk...
Ditët e ftohta i janë rikthyer vendit dhe temperaturat janë ulur, duke shkuar në disa zona deri në -10 gradë Celcius.Dosja.al mëson se mëngjesin e sotëm e gjith...
Në qytetin e Kukësit numri i kërkesave për zgjidhje martese po rritet ndjeshëm krahasur me vitet e kaluara. Një pjesë e madhe e tyre, sipas avokates, Aurora Gus...
Ditët e ftohta i janë rikthyer vendit dhe temperaturat janë ulur, duke shkuar në disa zona deri në -10 gradë Celcius.Dosja.al mëson se mëngjesin e sotëm e gjith...
Ka raportuar nga terreni si gazetare e politikës për vite me radhë, ka provuar studion e debatit si moderatore, ka bërë drejtoren e lajmeve dhe producenten e nj...
ITALI, BARI-Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë gjatë orëve të fundit, ka shkaktuar probleme me udhëtimet nga Durrësi në Bari. Tragetet janë nisur mbrëmë nga ...