LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhje presidenciale në Kroaci: Shou në vend të politikës

22 Dhjetor 2019, 15:13 Nga DOSJA
Zgjedhje presidenciale në Kroaci: Shou në vend të politikës

Të dielën kroatët zgjedhin kreun e ri të shtetit. Ende është e hapur, se cili kandidat kalon në balotazh. Sido që të jetë politika e Kroacisë nuk ka për të ndryshuar shumë.

Gjestet emocionale, shprehja e patosit kombëtar-patriotik janë të zakonshme për presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitarović. Ajo gjithmonë do të dëshmojë afrinë me popullin, dashurinë e saj të pafund për vendin. Kujtojmë pamjet e paharrueshme të Kampionatit Botëror vitin e kaluar, kur ajo me javë u prezantua si një tifoze e zjarrtë e ekipit kombëtar kroat, e veshur me ngjyrat e bardha e të kuqe, si lojtarët e kombëtares e me fytyrë të qeshur.

As lotët e saj para kamerave gjatë një vizite në Vukovar nuk i harron kush në Kroaci, një qytet që në vitet e luftës, vitet 90-të gati u shkatërrua i gjithi. Publikun e saj ajo e përshëndet me dëshirë më fjalët: „Përshëndes çdo zemër që rreh për Kroacinë tonë të mrekullueshme, dhe çdo shpirt që jeton për këtë vend.”

Politika si shou

Paraqitje të tilla publike, kaq emocionale, nuk zhvillohen vetëm për shkak të fushatës aktuale presidenciale, thotë Žarko Puhovski, analist politik nga Zagrebi. „Në 5 vitet e presidencës së saj, Grabar-Kitarović nga funksioni i saj si presidente kroate zhvilloi një shou, një telenovelë pa fund.”

Që në fillim ajo kërkoi të afrohej me figurat e njohura kroate, qofshin lojtarë futbolli, aktorë apo këngëtarë”, thotë Puhovski. Vetëm në kohët e fundit, ajo u përpoq të tregojë më shumë distancë me partinë nga vjen, „Bashkësia Demokratike Kroate”, HDZ. Por edhe këtë tentativë e la, kur kuptoi, se ka nevojë për mbështetjen e partisë për t’u zgjedhur sërish. „Në këtë kuptim ajo ka qenë një presidente e dobët dhe pa sukses.”

Fushatë zgjedhore pa programe

Por në përpjekjen për bulevardizimin e politikës, presidentja nuk është vetëm. Edhe konkurrentët me më shumë shanse përdorin po këtë retorikë dhe politikë. Ish-kryeministri, Zoran Milanovic nga spektri i majtë-liberal politik bie në sy me përpjekjet e tij për të balancuar nga ana historike ustashët, fashistët kroatë në Luftën e Dytë Botërore dhe partizanët antifashistë. Kurse Miroslav Škoro, që përpiqet të fitojë vota në spektrin e djathtë të shoqërisë, ka bërë të ditur, se do të amnistojë nga burgu një komit të viteve 90-të të dënuar për krime lufte, sepse ai nuk është në gjendje të mirë në burg. Një program politik të qëndrueshëm nuk ka paraqitur asnjë kandidat gjatë fushatës zgjedhore. Përqëndrimi i tyre është tek mobilizimi i zgjedhësve përmes emocionalizimit, shpesh përmes parullave pa përmbajtje.

Përgjegjësi të kufizuara

Kjo ka të bëjë sigurisht edhe me atë që funksioni i presidentit në Kroaci është më shumë përfaqësues. „Ai krahasohet me rolin e presidentit gjerman, por me një dallim të madh: presidenti apo presidentja në Kroaci zgjidhet drejtpërdrejt, dhe ka me këtë një legjitimim më të fortë se në Gjermani”, thotë politologu.

Me këtë krijohet edhe përshtypja, sikur presidentët në Kroaci munden të ndikojnë më shumë, se bëhet në realitet. „Këtë e besonte edhe Grabar-Kitarović para pesë vjetësh dhe premtoi mrekulli, që as nuk mund t’i realizonte, pasi pushteti operativ është në duart e qeverisë dhe kryeministrit. Presidenti/tja është kreu i forcave të armatosura, sidomos në raste lufte, mund të emërojë apo shkarkojë gjeneralë, dhe bashkë me kreun e qeverisë mund të emërojnë ambasadorët dhe të kontrollojnë shërbimet sekrete.”

Përtej kësaj, presidentët mund të prekin tema të caktuara të shoqërisë, të thonë fjalën e tyre në diskursin publik dhe të japin impulse. Këtë nuk e ka bërë Grabar-Kitarović në pesë vitet e kaluara, edhe kandidatët e tjerë e kanë mënjanuar këtë.

Politika e jashtme e kontestuar

Sipas kushtetutës, presidenti kroat ka një masë të caktuar autonomie në politikën e jashtme. Këtë e ka përdorur edhe Grabar-Kitarović. Ajo sheh si arritje të saj të ashtuquajturën “Iniciativa e Tre Deteve”, si një përpjekje për marrëdhënie më të ngushta me vendet e Balltikut, Detit të Zi dhe Adriatikut. Sipas saj, ajo e ka nxjerrë me këtë Kroacinë nga rajoni i Ballkanit dhe e ka çuar drejt Europës Qendrore.

Por me fqinjët e saj, Kolinda Grabar-Kitarović nuk ka vepruar gjithmonë në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Në Bosnje-Hercegovinë ajo i sheh të kërcënuara interesat kroate dhe përdor çdo mundësi për të kritikuar shumicën boshnjake-myslimane. Gjatë një vizite në Izrael ajo e cilësoi Bosnjen një “vend jo të stabilizuar”, që “në masë të caktuar ndodhet nën influencën e islamit militant” dhe paralajmëroi nga rreziku i “të kthyerve të IS-it”. Prova për këto pretendime të saj megjithatë ajo nuk dha. Megjithatë duhet shtuar, se në lidhje me vendin e dikurshëm armik në luftë, Serbinë ajo është përpjekur për një normalizim të marrëdhënieve, shpesh edhe kundër rezistencës në radhët e saj.

Pushteti është diku tjetër

Në fund të fundit beson Puhovsku nuk është shumë e rëndësishme, se kush i fiton zgjedhjet presidenciale në Kroaci, sepse pushteti është diku tjetër, në duart e presidentit kroat, Plenković, që në të njëjtën kohë është edhe kreu i partisë, HDZ. Drejtuesit e rinj kjo parti i zgjedh në pranverën e ardhshme. „E nëse Kolinda Grabar-Kitarović dështon të rizgjidhet, kjo dobëson edhe Plenković”, është i mendimit Puhovski. Sepse ajo në të vërtetë është “kandidatja e tij”.

Marrë nga DW

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet presidenciale ne kroaci zgjedhjet presidenciale ne kroaci

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit