Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Zgjedhjet 2021/ Deputeti gjerman Sarrazin për Shqipërinë: Duhet bashkëpunim e jo luftë llogoresh
27 Prill 2021, 11:33Nga DOSJA
Pas reagimit të dy partive të para gjermane ndaj zgjedhjeve në Shqipëri, ka reaguar tashmë edhe partia e tretë e opozitës, Të Gjelbrit. Raportuesi i kësaj partie, Manuel Sarrazin, nisur nga fakti, që ende nuk dihet saktësisht se kush do të dalë fitues, është përqendruar te thirrja për bashkëpunim serioz dhe të përgjegjshëm në rrugën e reformave:
“Si në qeveri, sinë opozitë, të gjitha partitë tani duhet të ndjekin së bashku kursin e reformave me më shumë përgjegjshmëri dhe seriozitet se më parë”, i tha Sarrazin sot DW në një deklaratë me shkrim.
Një kërkesë kjo që me sa duket shkon më shumë në adresë të opozitës aktuale e cila dogji mandatin në vitin 2019. Sipas ekspertit për Evropën Juglindore “bojkotimi i parlamentit ishte jodemokratik dhe i papërshtatshëm, duke pasur parasysh sfidat e mëdha, me të cilat përballet vendi. Qeveria dhe parlamenti adresojnë dhe zgjidhin problemet ekzistuese në fusha të tilla si demokracia, sundimi i ligjit, liria e medias, korrupsioni dhe mbrojtja e mjedisit. Vendi ka nevojë për reforma urgjente dhe jo për vazhdimin e luftës së llogoreve.”
Sarrazin i cili së bashku me kolegët socialdemokratë në Bundestag ka qenë gjithnjë për fillim pa kusht të negociatave shfrytëzon rastin të ripërsërisë kërkesën e tij të kahershme për të filluar sa më shpejt negociatat me Shqipërinë:
“BE-ja duhet ta mbështesë vendin në rrugën drejt BE-së dhe të mbajë premtimet e bëra. Prej kohësh Shqipëria ka përmbushur kushtet për hapjen e kapitujve të parë dhe ka zbatuar reformat e para në fushat e drejtësisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nëse BE-ja e shtyn pafundësisht hapjen e bisedimeve të para për anëtarësim, ajo do të dobësojë më tej besueshmërinë e procesit të pranimit në BE.”
Grupi parlamentar i Të Gjelbërve është aktualisht më i vogli në Bundestagun gjerman, por nuk përjashtohet mundësia që në zgjedhjet e sivjetshme për parlamentin gjerman ai të luajë një rol vendimtar në formimin e qeverisë së re.
Marrë nga DW
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANE– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka shkuar në selinë blu paraditen e sotme. Gazment Bardhi, numri një i listës së PD në El...
KAVAJË– Socialistët në qytetin e Kavajës, kanë nisur festën pas fitores. Simpatizantët e tyre kanë lëshuar në ajër fishekzjarrë.Sipas të dhënave të përditë...
TIRANË– Janë numëruar mbi 93.8% të kutive në rang vendi! 10 qarqet e kanë mbyllur rezultatet përfundimtare të votave, vijion ende ‘beteja’ e numërimi...
TIRANË– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës Ervin Salianji ka folur për herë të parë pas përfundimit të procesit të numër...
TIRANË– Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nxorrën fitues Partinë Socialiste, por mesa duket humbja nuk është pritur mirë në kampin blu. Faqet e meme-ve ...
BERAT-Partia Socialiste ka dalë triumfuese në Berat. Mësohet se ka përfunduar procesi i numërimit të kutive dhe PS ka marrë 42355 vota duke lënë pas Partinë Dem...
TIRANË– Kandidati i pavarur në Tiranë i mbështetur nga Vetëvendosje, Boiken Abazi ka denoncuar se po i vidhen votat. Abazi ka ndarë në ‘Facebook’ disa foto...
TIRANE- Pedagogu dhe analisti Ermal Hasimja thotë se fitorja e tretë e Edi Ramës ka ardhur për shkak të shqiptarëve që sipas tij kanë shitur votën. Në një posti...