Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
10 vite nga vrasja tek dera e shtëpisë, përkujtohet Fatmir Xhindi, djali deputet: Duam drejtësi
3 Maj 2019, 09:59Nga DOSJA
FIER- 10 vite nga vrasja tek dera e shtëpisë, përkujtohet në Roskovec, ish-deputeti i vrarë i Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi. 10 vite nga vrasja, por ende pa fajtor. Ky ka qenë apeli që ka ngritur, djali i tij, Andueli, në këtë ceremoni përkujtimore.
Ai tha se duhet të gjendet autori, e të vihet drejtësia, që shpirti i Fatmir Xhindit të prehet në paqe.
Në këtë ceremoni përkujtimore ka marrë pjesë edhe kryetari i grupit parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla që tha se PS ka realizuar dëshirat e Fatmir Xhindit në zonën e Roskovecit.
“Punët që kemi bërë në Roskovec, ëndrrat e Fatmirit. Andueli ka pasur një barrë të rëndë që t’a zëvendësojë.”-është shprehur Balla.
Ish-deputeti socialist Fatmir Xhindi u vra në muajin maj të vitit 2009 tek dera e shtëpisë së tij në Roskovec. Ai ishte duke parkuar makinën tek oborri i shtëpisë kur u qëllua me breshëri plumbash.
Fatmir Xhindi, baba i tre fëmijëve, ishte një nga themeluesit e PS në qarkun e Fierit. Nga viti 1997, për tre legjislatura radhazi, ai ka qenë deputet në këtë zonë. Djali tjetër i tij, Anduel Xhindi është deputet i PS në Kuvend.
(f.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në kryqëzimin e Gjoçajt në Peqin, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.Si pasojë e përplasjes një grua k...
Tiranë- Për vrasjen e Devi Kasmit në seancën e djeshme gjyqësore një nga dëshmitarët me iniciale L.K është shprehur se ngjarja ka ndodhur orës 19:00 dhe janë dë...
TIRANË– Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën “arrest me burg” për Skëndër Hoxhën, i cili masakroi me sëpatë gruan. (Lexo këtu)Gjatë seancës në Gjyk...
GJIROKASTËR- E vrau në gjumë gruan me të cilën kishte mbi 30 vite që jetonte, dhe e ka raportuar si një vrasje nga njerëz jashtë familjes. Skënder Hoxha, b...
Tiranë- Erion Kristo është shprehur së fundmi se shprehjen” Të kemi shëndetin pa të tjerat” është një paragjykim. Ai shprehet se duke përdorur këtë shprehje ule...
PEQIN– Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në kryqëzimin e Gjoçajt në Peqin, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes nj...
SHQIPËRI– Në 20 vitet e fundit 151 persona kanë humbur jetën dhe 851 të tjerë janë plagosur nga mbetjet shpërthyese, luftarake, në një kohë kur rreziku në ...
TIRANË– Tre javë pas grabitjes në Rinas, mjekësia ligjore ka dorëzuar sot aktin e vdekjes së Admir Muratajt. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gju...
Pas 30 vitesh rikthehet kultivimi i orizit në zonës e Zadrimës. Në një ish-orizore, pronari i “Mrizit të Zanave”, Altin Prenga, ka ndërmarrë këtë nismë, ku prit...
TIRANË- Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, presidenti i vendit, Ilir Meta i ka bërë thirrje të gjithë gazetarëve që të denoncojnë hapur dhunën, ...