Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
VD-17procedura në 1ditë! Agaçi ‘qep gojën’: Jashtë kompetencave të mia, lloj lloj shpifjesh
22 Shkurt 2022, 14:52Nga DOSJA
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi ka mohuar që të jenë kryer 17 procedura brenda një dite në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. I pranishëm në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Agaçi u pyet nëse ka pasur ndonjë porosi nga eprori i tij, kryeministri Edi Rama dhe mohoi diçka të tillë.
Pjesë nga biseda:
Jorida Tabaku: A keni marrë porosi nga kryeministri i vendit për këtë koncension? Në datën 16 dhjetor janë kryer 17 procedura, keni marrë porosi nga eprori juaj?
Ëngjëll Agaçi: Nuk ka pasur absolutisht asnjë lloj porosie të tillë, ajo që mua më pëlqen të sqaroj e dëshmoj para jush është se është aluduar në media me lloj lloj shpifjesh, është e pëvrtetë dhe ka shumë rëndësi që Këshilli i Ministrave ka miratuar 17 vendime për inceneratorët, nnatyrisht e kam një kopje të rëendit të ditës, nëse doni mund tjua vë në dispozicion. Është fondamentale për mua të sqaroj është se i vetmi vendim që është miratuar më 16 dhjetor është ky vendim që ju thashë.
Jorida Tabaku: Zoti Boçi na ka bërë një prezantim të 17 procedurave të kryera një ditë më parë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, a keni pasur një porosi për këto procedura? Keni pasur nxitim? Nuk thashë vkm por procedura
Ëngjëll Agaçi: E nderuara zonja kryetare, në administrata e ministri zhvillohen qindra procedura, janë shumë të sakta e të sanksionuara në ligj. Nuk përgjigjem dot për asgjë tjetër.
SHKODER- Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë. Në takimin që zhvilloi pasditen e sotme në Postribë, ku prezantoi kandidatin ...
TIRANË– Debate të forta në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Demokrati Helidon Bushati ka kërkuar që të kishte qetësi në Komision dhe që të mos n...
TIRANE- Komisioni Hetimor për Inceneratorët ka vazhduar me diskutime pasditen e të martës, ku deputeti demokrat Helidon Bushati ka replikuar me Sekretarin e Për...
TIRANË– Anëtarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Desada Metaj ka reaguar pasi iu bënë publike bisedat e saj private me kolegët gazetarë, gjatë ...
TIRANË – Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u kap duke mashtruar sot para Komisionit Hetimor Parlamentar të Inceneratorëve. Ai pretendoi se kishte ...