LIVE UPDATES
Bota

2 vite në pritje të gjykimit, kush i ka vizituar Thaçin, Veselin e tjerët në Hagë

15 Prill 2022, 16:20 Nga DOSJA
2 vite në pritje të gjykimit, kush i ka vizituar Thaçin,

HAGË- Ka gati 2 vjet që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e të tjerë që ndodhen në Hagë. Sipas rregullave të Dhomave të Specializuara, ata kanë të drejtë të presin edhe vizitorë të tjerë përveç familjarëve. Shumë prej personave publikë, miq të Thaçit e Veselit, që kanë shkuar në Holandë, kanë ndarë me publikun ato që kanë parë gjatë vizitave në Hagë, ku po mbahen ish –krerët e UCK’së.

Po stërviteshin dhe po lexonin” kjo është ajo çfarë tha Sami Lushtaku pas vizitës që bëri në Hagë ku po mbahen krerët e UÇK’ së

Zyrtari i PDK-së deklaroi  se pati rastin që t’i takojë të gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së, përveç Salih Mustafës.

Të gjithë po stërviteshin, përveç Hysni Gucatit, i cili ka probleme shëndetësore, ndërsa të tjerët ishin mirë me sport por edhe me lexim. Marrja me aktivitete fizike u vërejt edhe në fizikun e tyre, por nuk i kam pyetur se çka ishin duke lexuar”, është shprehur Lushtaku, në Klan Kosova.

Detaje për aktivitetin e tyre në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, pati dhënë njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të ish-presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla.

Në një intervistë për Klan Kosova, ai ka thënë se ish-presidenti Thaçi gjatë qëndrimit atje, ka lexuar një bibliotekë të tërë librash, duke specifikuar dy autorët Milan Kundera dhe Salman Ruzhdie. Ai gjithashtu shtoi se nga ana shëndetësore, ish-presidenti është mirë dhe se leximi po e ndihmon të qëndrojë i qetë dhe nga ana shpirtërore dhe intelektuale.

E Lushtaku nuk ishte i vetmi që këtyre ditëve shkoi në Holandë për vizitë tek bashkëluftëtarët.

Edhe Isni Kilaj i vizitoi dje Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin në Hagë. Ai patri edhe disa fjalë pasi i vizitoi, siç tha ai miqtë e tij.

Sot vizitova themeluesit e shtetit të Republikës së Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi. Jo vetëm vepra e tyre por sakrifica e tanishme, qëndresa, morali i pathyeshëm shpresa e besimi që përcollën te unë më bënë që të ndjehëm krenar që pata mundësinë të i njofë në lufte e paqe dhe sot të ua shtrëngoj duart si mik i tyre!”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Për vizitë në Hagë, të paraburgosurve u shkoi edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Pacolli në tetor të vitit të kaluar tha se u takua me Thaçin, Veselin e Selimin.

Në cilësinë time si ish -President i Kosovës dhe mbi të gjitha si një mik personal, së bashku  me Jetlirin, vizituam ish -Presidentin Hashim Thaçi i cili gjendet në paraburgim, për gati një vit nga Gjykata Speciale në Hagë. Per pak kohë, me kenaqesi, takuam edhe ish kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe ish deputetin  Rexhep Selimi. Të tjerët kesaj radhe nuk mundem me i takuar”, pati shkruar ai në rrjetet sociale.

E në 23-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO’s ndaj caqeve serbe, Thaçi e Veseli përcollën të fala të përzemërta përmes ish-këshilltarit të ish-presidentit, Bekim Çollaku.

“Të gjithë e ndjejmë mungesën e tyre në Kosovë, por njëkohësisht edhe krenohemi me kontributin e tyre të madh, vendosmërinë, vizionin dhe dashurinë e madhe që e kanë për Kosovën. Në këtë ditë të veçantë, ua përcjell nga Haga të falat më të përzemërta të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, ka shkruar Çollaku.

Kur mendoj që dhe mund të ishim vrarë në luftë, mendoj se gjithçka tjetër na bën më të fortë”, ishte edhe një mesazh nga ish-presidenti Thaçi, përmes gazetarit dhe publicistit Mero Baze gjatë një vizite nëntorin e vitit të kaluar.

Ai e përshkroi Thaçin si një person të paprekur nga burgimi njëvjeçar, as nga pamje fizike, por as nga përditësimi për atë çfarë ndodhte jashtë burgut.

Pati edhe disa zyrtarë tjerë që nuk u lejuan që të takoheshin me personat që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Ishte kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ai cili nuk mundi të takohet me Hashim Thaçin e Kadri Veselin në shkurt të këtij vitit, për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19.

Unë duhej të isha në vizitë te ta në fillim të dhjetorit, por për shkak që pati raste të COVID-it brenda, u anulua dhe ende qëndron në fuqi e drejta e vetëm ekipit mbrojtës dhe familjes së ngushtë që t’i vizitojë por realisht mungesën e tyre e kemi edhe në kuptimin emocional dhe personal”, pati thënë Krasniqi. /Express/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli kosova ne hage hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli kosova ne hage

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen