Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
28 vite nga masakra e 2 prillit/ Basha: S’kanë dalë përgjegjësitë, ne ikëm nga strofulla e krimit
2 Prill 2019, 09:02Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në ceremoninë përkujtimore për 4 dëshmorët e masakrës së 2 prillit në Shkodër. Pasi vendosi kurora me lule në memorialin e tyre, kryetari i PD tha se për këtë ngjarje nuk janë marrë përgjegjësitë e duhura.
Të dashur familjarë të 4 dëmshmorëve, e nderuar zonja Voltana. Të nderuar qytetarë shkodranë. 28 vite më parë diktatura komuniste vendosi të hakmerrej. 4 qytetarë, të rinj që qyteti i veriut tronditi regjimin, u identifikuan dhe u vranë nga bisha që po jepte shpirt. Dita e sotme është kujtesë se rrënjët e të keqes nuk thahen. Ato ushqehen me vesin dhe krimin e pandëshkuar. Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë po ia merr frymën një mish, një monstër me krimin. S’kemi nxjerrë përgjegjësinë e 2 prillit. 2 prilli, shenjë e lidhjes së krimit me qeverinë. Ne ikëm nga ajo strofullë e krimit. Po të mos iknim do ishte njësoj, por në anën e kundërt, jo në anën e Arben Brocit por në anën e komitetit të krimit.
Ditën e sotme, janë zhvilluar homazhe tek Memoriali i Dëshmorëve në Shkodër. Të vrarë në këtë masakër ngelën Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, student të rinj. Familjarët kërkuan përgjegjësitë dhe sërish gishtin e përgjegjësisë e vunë tek Gramoz Ruçi.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Një biznesmen është arrestuar nga Policia e Tiranës, për akuzën e mashtrimit. Mësohet se i arrestuari është Sabri Shera.Biznesmeni është pronar i n...
Deputeti socialist Spartak Braho akuzoi dje kreun e ISKK Agron Tufa, se po nxin historinë. (Lexo këtu)“Ka marrë përsipër të nxijë çdo gjë, përfshirë luft...
Lezhë- Në prangat e policisë së Lezhës kanë rënë 2 persona si dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi trafikonin mina me telekomandë. Nga policia janë arr...
SHKODËR– Tre persona kanë rënë në prangat e policisë teksa tentonin që të kalonin 151 kg kanabis drejt Malit të Zi. Dy prej të arrestuarve janë shtetas mal...
Tiranë- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiq...
Tiranë- Gazetari Flamur Vezaj ka reaguar ndaj çështjes së ish-prokurorit Adriatik Llallës, i cili është në hetimet nga Prokuroria. Vezaj shprehet se ësht...