Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
29 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Basha: 20 shkurti dita e forcës dhe e kurajos, ta bëjmë Shqipërinë si gjit
20 Shkurt 2020, 09:00Nga DOSJA
Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot 20 shkurtin e vitit 1991, kur shqiptarët u ngritën në protestë masive dhe rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha. Në një postim në Facebook, Basha shprehet se 20 shkurti është dita e forcës dhe e kurajos dhe hapi i parë në shërbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike.
Reagimi i plotë:
20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit. Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit. 20 shkurti eshte dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në sherbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa. #20shkurt #DiteMeTeMira.
Rrëzimi i bustit
Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë në vitet ’90 nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. 20 shkurti tani është caktuar si dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri. Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Shqiptarët po ikin… Emisioni Opinion, këtë të mërkurë ka trajtuar temën e largimit të shqiptarëve. Gazetarja Oljana Maloku foli për një studi...
Tiranë- Fatos Klosi, ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit ka deklaruar në emisionin “Byro Politike” në Abc News se Ilir Meta në takimin që pati me kreun ...
Tiranë- Presidenti Ilir Meta i ka bërë sërish thirrje popullit që më 2 mars të dalë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sipas tij për t’i dhënë paralajmë...
Tiranë-Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka publikuar mbrëmjen e djeshme një video në Facebook, me mbishkrimin ‘Besëlidhje, Së bashku në 2 mars’, n...
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka kërkuar falje në emër të mazhorancës që e zgjodhi Ilir Metën në 2017 Presi...
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali, i është përgjigjur deklaratave të Zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushit. E ...
TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar sërish në lidhje me aktin noramtit të njohur gjerësisht i anti-KÇK. Në një reagim në Facebook...
TIRANË- Kodi i etikës për t’i bërë të qartë mënyrën sesi duhet të vishen e sillen në sallë, statusi i deputetit, Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit ndod...
TIRANË- Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka ironizuar thirrjen e Presidentit Ilir Meta për tubim në datën 2 mars. Në një reagim në Facebook, Manja...
TIRANË- Deklarata e Presidentit, Ilir Meta, se në 2 mars do mbledh popullin në një tubim në bulevard kundër asaj që ai e cilëson si grush shteti ka sjellë ...