“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
4 herë i martuar dhe 23 fëmijë/ Publikohet pas 4 vitesh rrëfimi i El Chapo: Varësia ime e vetme janë femrat
10 Shtator 2020, 13:52Nga DOSJA
Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán në një intervistë që ka dhënë për kriminologen e njohur Mónica Ramírez Cano, ka pranuar se varësia e tij e vetme, nga e cila kishte vuajtur ndonjëherë, kanë qenë gratë, dhe se ai është babai i 23 fëmijëve.
Mësohet se ky poshim është dhënëpasi forcat meksikane të sigurisë kishin vënë në pranga bashkëthemeluesin e kartelit të Sinaloas. ndërkohë Cano së fundmi ka ndarë për publikun një pjesë të shkurtër nga intervista e cila sipas mediave të huaja është regjistruar ne vitin 2016.
Sipas asaj që ai ka dhënë në intervistë 63-vjeçari është martuar 4 herë.
Ai u martua për herë të parë në 1977 me Alejandrina María Salazar Hernández, me të cilën kishte katër fëmijë. Ai më pas u martua me nëpunësen e bankës, Estela Peña, por nuk kishte asnjë fëmijë me të.
Martesa e tretë e El Chapo ishte mes të viteve 1980 kur ai u lidh me Griselda López Pérez, nëna e Édgar, Joaquín Jr, Ovidio dhe Griselda Guadalupe.
Martesa e tij e katërt dhe e fundit ishte në vitin 2007 kur ai i tha po ish- mbretëreshës së bukurisë Emma Coronel, e cila në gusht 2011 solli në jetë vajzat binjake të çiftit, Maria Joaquina dhe Emali Guadalupe.
‘Ai është një person i respektueshëm, kujdeset shumë për sjelljen, shumë i rezervuar. Nëse i fitoni besimin, atëherë mund të flisni me të gjatë dhe mund të kuptoni se si funksionon mendja e tij’, tha Ramírez Cano.
El Chapo, i cili aktualisht është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe po vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Colorado, thuhet se fitoi mbi 12,6 miliardë dollarë si drejtues i kartelit të drogës.
‘Ai nuk është psikopat, por ka tipare të tilla dhe narciste, që pasqyrohen në nevojën për admirim, për t’u ndjerë unik’, tha Capo.
(A.K.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRITANI E MADHE- Një burrë me probleme serioze të frymëmarrjes thotë se ai ishte “në pritë” për të mbajtur në fytyrë një maskë gjatë fluturimit me aeroplan.Por...
SHBA– Trump përdori shumë pasthirrma për të mbrojtur marrëdhënien me udhëheqësin diktatorial në bisedat për librin e ardhshëm të Woodward, ku janë përfshirë di...
SHBA-Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, njëherësh Përfaqësues i Posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ditën ...
TIRANË– Së fundmi, mjeku italian Roberto Petrella, i specializuar në obstetro gjinekologji, i cili ka klinikën e tij mjekësore në Terramo është kundë...
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar shtatë viktima dhe 69 raste të reja me COVID-19.Rastet po...
BJELLORUSI- Liderja e opozitës bjelloruse ruse, Marya Kalesnikava tha se autoritetet i vunë një qese mbi kokën e saj dhe e kërcënuan se do ta vrisnin, gjatë mom...
AUSTRALIA– Partia Kombëtare, e cila është partneri i ri i koalicionit, thotë se nuk do të mbështesë më legjislacionin qeveritar për shkak të kundërshtimit të sa...
LIBAN– Rikthehet zjarri në Bejrut, tym i zi në vendin ku ndodhi shpërthimi tragjik i 4 gushtit.Michel el-Murr, kreu i ekipit të kërkimit dhe shpëtimit të depart...
MAL I ZI– Metropoliti i Kishës Ortodokse të Malit të Zi, është shprehur i shqetësuar për situatën në Malin e Zi. Në një intervistë me Agjencinë e Lajmeve ...