Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
ELBASAN– Trupi i Lefter Zhidrus, 71-vjeçarit që terrorizoi Elbasanin është tërhequr nga familjarët të cilët erdhën nga Saranda dhe nisën vajtimin. Pas autopsisë, familjarët e Zhidrusit kanë ardhur në Elbasan për ta marrë trupin e të moshuarti dhe për t’i kryer ritet mortore. Efektivët e policisë dhe gazetarët kanë mbërritur edhe ditën e sotme në banesën ku dhe u vra i moshuari në Elbasan, por nuk janë pritur mirë. Floresha Zhidru, 41-vjeç, ish-bashkëshortja e fundit e Lefter Zhidrus, edhe pse ishte vetë ajo që pas dhunës telefonoi policinë, nuk është kursyer në kritika e akuza të forta ndaj efektivëve dhe medias.
Ajo është konfliktuar me gazetarët dhe policinë, duke hedhur akuza mbi ta. “E vratë ju. Do jepni llogari për gjithçka që keni shkruar,”- mësohet të jetë shprehur ajo gjatë konfliktit.
Nga ana tjetër, fqinjë të viktimës thonë se Zhidru ka qenë problematik dhe krijonte konflikt me të gjithë banorët në pallat, ndërsa herë pas here thonë se dhunonte edhe bashkëshorten. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se banorët e pallatit kanë dërguar disa herë ankesë në Policinë e Elbasanit dhe në Bashkinë e qytetit, ku kërkojnë të merren masat për të hequr nga pallati Zhidrun dhe familjen e tij. Sipas tyre, policia e Elbasanit ishte në dijeni që ky person ishte problematik dhe i rrezikshëm për shoqërinë. Por zëri i banorëve të qytetit, sërish nuk u dëgjua dhe kjo solli një terror në qytet për mbi 5 orë.
Dosja.al ka publikuar edhe videon ku shihet se si Lefter Zhidru, 71-vjeçari që u ekzekutua një ditë më parë nga forcat RENEA. Pamjet janë të muajit mars, kohë kur e gjithë Shqipëria ishte në karantinë, por Zhidru konfliktohej me banorët e lagjes, ndërkohë që i pranishëm është edhe një efektiv.
Sot ka folur edhe djali i Lefter Zhidrus ka reaguar për herë të parë për mediat aty ku ka thënë se kishte marrëdhënie të mirë me të atin pavarësisht se kishte kohë që nuk e kishte takuar. Odiesea, 49 vjeç u shpreh në një prononcim për ‘ReportTV’ se është zënë një herë me Lefterin e më pas nuk janë takuar më.
Floresha Zhidru është marrë nën hetim pasi akuzohet për moskallëzim krimi. Shtëpia ishte e mbushur plot me municione dhe duke qenë se 41-vjeçarja jetonte me Zhidrun, ka qenë në dijeni të këtij fakti.
Lefter Zhidru u vra pasditen e djeshme nga forcat “Renea”, në lagjen “11 nëntori”, në afërsi të Kthesës së Sarës, në Elbasan, pas 5 orësh negociata. I moshuari dhunoi ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij 14-vjeçare, morri armën dhe shkaktoi terror në qytet duke plagosur dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pasi ish-bashkëshortja telefonoi policinë, ai nuk i kursye plumbat as ndaj efektivëve, duke bërë që i gjithë terrori të përfundonte me ekzekutimin e tij.
Dosja.al ka mësuar se Zhidru nuk është dorëzuar pasi ka menduar se dy të rinjtë që i la të plagosur teksa qëllonte me breshëri, i kishte vrarë. Dy miqve të tij, që kanë bashkëounuar me policinë, Zhidru u ka thënë të largoheshin.
“Largohuni se dy i vrava, juve do ju hedh trutë në erë”, mësohet t’u ketë thënë Zhidru dy miqve teksa largoheshin.
(j.;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË–Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Shqiptarja.com kanë si lajm të parë vrasjen e 71-vje...
ELBASAN– Detaje të reja janë mësuar për personazhin kryesor të ngjarjes së Elbasanit, Lefter Zhidru. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 71-vjeçar...
DIBËR- Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Dibrës, në Unazën e Re, ku një makinë fouristradë BMW X5, ka humbur kontrollin dhe ...
TIRANË- Emisioni “Stop” këtë të enjtë është fokusuar në një denoncim të një qytetari. Rasti në fjalë ka të bëjë me një të moshuar nga Vlora, e cila pas një...
VLORË– Policia e Shteti po zhvillon një aksion ‘blic’ në qytetin e Vlorës, në disa lagje të qytetit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se...
TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali dhe analisti Andi Bushati, janë përfshirë në një debat të ashpër që ka kaluar në ofendime personale.Të ftuar në studion e...
TIRANE– Ish-ministri i Brendshëm në qeverinë Berisha, njëherazi edhe ish-deputet i Partisë Demokratike, Flamur Noka e sheh si qesharak, aksionin e Policisë dhe ...
TIRANE– Janë ndjerë sërish lëkundje tërmeti në vend.Bëhet me dije se tërmeti ishte 4 ballë dhe epiqendra ka qenë në Elbasan dhe në Lushnjë, ndërkohë që lëkundje...