LIVE UPDATES
Aktualitet

50 kg tritol në çdo kolonë të biznesit! Të veshur me rroba ushtarake, tre persona lidhën rojën e firmës në Durrës (DET

18 Gusht 2021, 12:39 Nga DOSJA
50 kg tritol në çdo kolonë të biznesit! Të veshur me

Historia e dhunimit të biznesmenit libanez Faad Mitri pak vite më parë është rikthyer sërish në Durrës, por kësaj here në një formë tjetër, ku biznesit të  një investitori gjerman me administrator një përfaqësues nga Bullgaria iu vendos lëndë plasëse.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e së hënës në lagjen Nr. 14 të qytetit bregdetar, por fatmirësisht lënda plasëse nuk arriti të shpërthente. Në të dy rastet kemi të bëjmë me presion të pastër që iu bëhet investitorëve të huaj që kanë vendosur të ngrenë biznese në Shqipëri.

Policia dhe Prokuroria e Durrësit po vazhdojnë hetimet për identifikimin e autorëve, të cilët dyshohet të kenë qenë tre persona dhe zbardhjen e plotë të këtij sul- mi me lëndë plasëse.

Kur kanë kaluar 48 orë nga kjo ngjarje, grupi hetimit ka mbetur vetëm në kuadrin e dyshimeve pasi nuk ka asnjë provë konkrete për të zbardhur motivin e këtij sulmi apo identifikimin e autorëve apo porositësit.

NEUTRALIZIMI ROJES

Fabrika e çimentos ruhet me roje dhe survejohet nga kamera sigurie gjatë gjithë kohës, por kjo nuk i ka penguar autorët të realizonin planin e tyre. Madje, sipas burimeve nga grupi i hetimit, roja është dhunuar dhe më pas është lidhur nga tre autorët, të cilët kanë vendosur një sasi shumë të madhe tritoli në njërën prej kolonave të fabrikës. Sipas dëshmisë së rojës, autorët kanë zbritur nga nja automjet dhe të veshur me rroba ushtarake. Ata i kanë kërkuar të futeshin brenda pasi duhet të linin një arkë që mban- in në bagazh, por roja ka kundërshtuar duke u thënë se për t’i lejuar brenda i duhej të vinte në dijeni eprorët e tij.

Në këto momente, ata e kanë neutralizuar dhe njëri prej tyre edhe e ka qëlluar disa herë dhe më pas e lidhën me letër natribani. Tre autorët ende të paidentifikuar kanë shkuar më pas në një kolonë të godinës, duke vendosur disa kallëpe dinamiti, të gjithë të lidhur me fitila dhe kapsolla, që merrnin rrymë elektrike nga një bateri makine që kishin sjellë me makinë. Por për fat të mirë, lënda plasëse nuk shpërtheu pasi voltazhi i ulët i baterisë ka sjellë dështimin e kësaj ngjarjeje kriminale.Nëse lënda eksplozive do të kishte shpërthyer, pa- sojat do të ishin të mëdha, pasi pranë fabrikës ka edhe banesa private.

DYSHIMET

Grupi i hetimit që është ngritur për të zbardhur këtë ngjarje ka dyshime se ky ishte një mesazh kërcënues kundrejt investitorit. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, investitorët kanë deklaruar se nuk kanë pasur ndonjë kërcënim më herët duke mbetur të shokuar nga sasia e madhe e lëndës plasëse që u gjet në biznesin e tyre. “Mendojmë se është kërcënim i pastër. Nuk dihen arsyet, pasi edhe përfaqësuesit e kësaj fabrike nuk është se na kanë ndihmuar shumë, pasi thonë se nuk kanë informacion. Ishte një sasi e konsiderueshme, disa kg tritol që kishin përdorur autorët, por për fat të mirë nuk shpërtheu.

Kemi disa imazhe të kamerave të sigurisë jo vetëm të fabrikës por edhe të bizneseve të tjera, pasi rreth orës 00:03, lëvizjet ishin shumë të pakta dhe kemi pikasur mjetin që ka lëvizur në segmentin pranë fabrikës. Shpresojmë që në ditët në vazhdim të kemi rezultate konkrete në drejtim të identifikimit dhe kapjes së autorëve”, thanë burime nga grupi hetimit.

PRECEDENTI

Pesë vite më parë dhe konkretisht në vitin 2016, tre persona dhunuan barbarisht biznesmenin amerikano-libanez, Faad Mitri, duke bërë që ky i fundit të tërhiqte investimet që kishte programuar të kryente në vendin tonë kryesisht në ndërtimin e një kompleksi në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Dhuna e ushtruar ndaj biznesmenit libanez, Faad Mitri në autostradën Tiranë-Durrës ka bërë që kompania e ndërtimit “Omnix Albania”, të cilën ai përfaqëson, të tërhiqet nga investimi në Gjirin e Lalzit. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, përfaqësuesit e kësaj kompanie kanë vendosur të largohen nga Shqipëria. “Omnix Albania” do ndërtonte një kompleks turistik në Gjirin e Lalzit me vlerë 450 milionë euro, por presionet dhe dhuna e ushtruar 2 javë më parë ndaj biznesmenit libanezo-amerikan, Mitri, kanë bërë që kompania të marrë vendimin ekstrem duke u largua nga Shqipëria.

Marre nga Panorama.com

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen